Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Prej 5 vitesh pasionin e saj për artizanatin e ka kthyer në profesion. Kjo është Stela Toska artizania e vetme në Shkodër që merret me punë artizanale inovative.
Sëfundmi Stela ka zgjedhur që të ndërtojë një lokal me 70% materiale të riciklueshme në plazhin e Velipojës në zonën e Vilunit duke e kthyer një prej vendeve më të preferuara.
Arredimi i një lokali ku çdo gjë është realizuar nga duart e saj është një nga punët më të mëdha që Stela ka arritur në këto 5 vite. Pavarësisht se shpesh është hasur me vështirësi artizania tregon se nuk është ndalur dhe ka punuar fort për t’ia dalë.
“Ky lokal është menduar që të jetë me 70% të produkteve riciklim, pra është me një kosto shumë minimale, është ideuar nga unë por falenderoj shumë edhe pronarin Robert Ceraj që e përqafoi si ide dhe mendoj se ka bërë më shumë se maksimumin për ta realizuar dhe për ta ndërtuar. Normalisht që kam qenë unë në çdo vend se ku do vendoset gjithçka dhe që në momentet e para kur u piketua se cila do jetë hapësira dhe se ku do të bëhej. Pastaj vijnë vetë idetë duke shkuar pak e nga pak nga të gjitha. Tani që e shikoni ka investim brenda por është bërë vetëm pasi është hapur dhe kemi vërejtur që kishte fluks, kishte interes dhe më pas është bërë investimi përfundimtar” shprehet artizania inovative.
Idea është hedhur që në fillim të qershorit dhe ishim vonë të them të drejtën shprehet Stela por shton se është punuar me ritme shumë të shpejta. Është punuar jo vetëm ditën por edhe gjatë orëve të natës për ta ndërtuar sa më shpejt.
Aty është strukturë ambjentaliste sepse thjeshtë janë hapur gropa në rërë dhe janë ngulur trungjet dhe pastaj copat e dërrasave të tjera Stela i ka pikturuar me fjalë të urta apo diçka që i përshtatet plazhit dhe është realizuar ai ambjent që Stela mendon se është ndër më të preferuarit në plazhin e Velipojës për këtë periudhë.
Faktikisht artizania Stela Toska është e vetmja në Shkodër që bën punë artizanale inovative të ndryshme sepse i bën me përmasa të ndryshme dhe nuk i thotë asnjë pune jo. Ajo thotë se ka edhe shumë të rinj që mundohen për të bërë punime të ndryshme. Mundohen që të futen në treg, është e vështirë patjetër por kur e ke pasion nuk ka asnjë arsye për t’u trembur.
Unë e di ku gjenden materialet, e di sa mund të kushtojnë, kështu që unë e di sa çfarë mund të ndërtoj dhe çfarë jo me tregun shqiptar që kemi deklaron shkodrania që po bëhet e njohur gradualisht për mjeshtërinë e saj. Në internet ne shohim shumë gjëra pastaj sa i realizojmë është një gjë tjetër.
Puna inovative, artizanale, pra puna e dorës kudo në botë vlerësohet maksimalisht. Biles në Shqipëri nuk është se vlerësohet edhe aq shumë shprehet Stela duke e krahasuar me vende të ndryshme të botës ngaqë në vendin tonë kemi shumë artizanë por jashtë Shqipërisë kur është një punë dore e mirë vlerësohet shumë shtrenjtë.
Artizania inovative nga Shkodra ka një mesazh jo vetëm për të rinjtë që kanë dëshirë të bëjnë punime të artizanatit por edhe për gjithë ata të rinj që kanë dëshirë të bëjnë para dhe që mund ta realizonin një diçka, një objekt kaq të madh si ai lokal në Velipojë që nuk është as në kundërshtim me ligjet sepse është një ndërtim me leje, është 70% riciklim, kostoja është mjaft e vogël dhe thjeshtë mjafton dëshira dhe vullneti për të punuar dhe për të bërë gjëra të tilla të ngjashme edhe nga të tjerë.
Stela punon zakonisht edhe me gurë, qeramikë apo drurin. Gjatë festave të fundvitit por edhe festa të tjera, artizania shkodrane sjell punime nga më të ndryshmet siç janë mbulesat me fjongo të kuqe dhe të gjelbërta të bëra me thasë apo edhe punime me gurë, me tjegulla e të tjera. Stela në shumicën e rasteve punon me pikturë por edhe i ngjyros vetë imazhet e ndryshme duke i dhënë një pamje shumë të bukur. Stela shpesh herë ka marrë pjesë edhe në panairet e artizanëve në Shkodër duke qenë kështu tejet e suksesshme me prodhimet e saj që janë tërësisht ide origjinale të vetë artizanes shkodrane.
Arti është pasioni i saj më i madh. Stela Toska, gjithçka që shikon në natyrë, e sheh si frymëzim dhe objekt për të bërë art. Natyra e saj kreative ia ka mundësuar më së miri këtë. Prej pesë vitesh ajo ka edhe biznesin e saj ?Cretivity Zone by Stela?. Në këtë dyqan të sajin, në të cilin Stela bën kryesisht punime të personalizuara, herë pas here në raste festash i duhet të shtojë edhe numrin e stafit të saj, për shkak të kërkesave të larta.
?Unë bëj punime artizanale inovative të përshtatshme për ambiente të jashtme dhe të brendshme të shtëpive apo bizneseve të ndryshme?- thotë Stela e cila ka marrë pjesë edhe në shumë panaire që zhvillohen në Shkodër.
Punimet e personalizuar për bebe, certifikatat e lindjeve, punimet me motive artizanale janë më shumë të kërkuara në dyqanin e saj. Por pavarësisht se një pjesë të punës e bëjnë punonjësit e saj, Stela gjithmonë i shikon vetë detajet dhe i jep dorën e fundit çdo punimi. Përveç punimeve që ka shumë pasion, ajo ka hapur së fundi qendrën e saj të kurseve kreative. Stela thotë se krijimi i kurseve kreative, është realizimi i ëndrrës së saj disavjeçare. ?Dua t?u jap mundësinë fëmijëve kreativë të gjejnë veten tek unë?, thotë ajo.
Këto kurse janë risi në zonën e Shkodrës dhe intreresi është i madh. Kjo, përveçse do t?i largojë fëmijët nga smartphone-t dhe do t?i largojë nga rutina e shkollës, do t?i ndihmojë ata të mësojnë dhe punojnë gjëra të reja. Ato janë kurse argëtuese, ndërtuese, ricikluese dhe ndihmojnë fëmijën të fitojë besim.
Stela vazhdimisht është nderuar me çmime që nga fillimi i karrierës se saj dhe është nderuar me çmimin ?Mjeshtre? nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Punimet e saj, impenjimi dhe inovacioni që sjellin këto punime janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në këtë vlerësim. ?Nuk humbet kur rrëzohesh, humbet kur rrëzohesh dhe nuk ngrihesh më?, ky është mesazhi që ka ajo për lexuesit. Periudha e pandemisë që i dha goditje të rëndë ekonomike mbarë botës detyroi Stelën të mbyllte atelien e saj. Pavarësisht kësaj artizania ka gjetur kurajo për të punuar akoma më fort për të sjell në treg produkte të veçanta./CNA.al
Pusteci është një nga zonat e qarkut juglindor që shfaq trad...
Pazari i Vjetër i Korçës ka bërë bashkë një sërë artizanës...
Pianisti shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Ital...
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar festën e Shën Rrokut. A...
Në pazarin historik të Gjirokastrës, një qyteti që mbrohet n...
Festë e madhe e krishterimit, e festojnë të gjithë: orthodho...
Vincent Van Gogu është një nga piktorët më të famshëm në bot...
Në protokollin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE-së)...
Të rinjtë e Korçës, kohët e fundit kanë treguar një interes ...
Aktorja e njohur Sabina Toziya është ndarë nga jeta në moshë...
Festa e Birrës në Korçë këtë vit ka shkaktuar polemika të më...
Thethi ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës, në zemrën e Alpeve...
Këngëtari Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit ‘’Ilirë...
Tropoja njihet më së shumti për Parkun Kombëtar të Luginës s...
Karikatura është një lloj tjetër arti mjaft i veçantë që tre...
Emri i këtij fshati rrjedh nga një bimë barishtore me lule q...
“Biblioteka në natyrë” është nisma e disa të rinjve korçarë,...
Në Shkodër është krijuar grupi muzikor N’Gen me në krye komp...
Teksa flasim për Shkodrën dhe promovimin e saj, mendja na sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...