Kroaci-Spanjë, publikohen formacionet zyrtare
Do të zhvillohet pas pak në “Parken Stadium” ndeshja mes Kro...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në Asamblenë politike të PPE, Partia Popullore Europiane, në Bruksel ku ka pasur edhe një fjalë në sesionin e mbyllur të kësaj asambleje. Gjatë qëndrimit në Bruksel, kreu i opozitës Basha, pati një intervistë të shkurtër për median shqiptare në kryeqytetin europian.
Nga aty, ai deklaroi se ka një mbështetje të madhe nga PPE në betejën kundër qeverisë sepse nuk po bëhet thjesht për Partinë Demokratike, por po bëhet për demokracinë, po bëhet për Shqipërinë dhe për shqiptarët .
Kreu i PD theksoi më tej se qëllimi i tij është të çlirojmë shqiptarët nga një bandë plaçkitësish që e kanë marrë peng demokracinë e vendit.
Intervista e plotë e Bashës:
Pyetje: Në Bruksel po zhvilloet Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, është takimi i parë fizik pas një periudhe shumë të gjatë të pandemisë, ka disa tema në rendin e ditës, ju ku e vutë theksin në këtë takim?
Lulzim Basha: Së pari, falënderova Partinë Popullore Europiane dhe të gjithë partitë simotra për mbështetjen shumë të madhe që na dhanë para dhe gjatë fushtës zgjedhore. Sigurisht që ndamë shqetësimin e madhë për masakrën zgjedhore, për atë që ODIHR-i tashmë e ka përcaktuar në raportin paraprak si dy problemet kryesore: blerjen masive të votave dhe shkrirjen në një të shtetit dhe partisë, si dhe nevojën për të hartuar së bashku një platformë për të kthyer legjitimitetin dhe demokracinë. Ne kemi patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga Partia Popullore Europiane në çdo nivel, në vivelin politik por dhe në nivelin e përfaqësuesve të tyre në institucionet europiane. Nga Komisioni Europian, në Parlamentin Europian, në Këshillin Europian dhe do të vazhdojmë të kemi një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë dhe një mbështetje të madhe nga Partia Popullore Europiane në këtë betejë, sepse kjo betejë nuk po bëhet thjesht për Partinë Demokratike, por po bëhet për demokracinë, po bëhet për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Vlerat e kësaj partie, investimi i kësaj partie dhe i shteteve anëtare tek demokracia shqiptare në këto 30 vite do ta mundësojnë që së bashku të kapërcejmë edhe këtë sfidë të jashtëzakonshme përpara të cilës na vunë zhvillimet e masakrës së 25 prillit.
Pyetje: Ju përmendët raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, ne pamë gjithashtu dhe raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe do të jetë edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it që pritet nga të gjitha palët politike dhe jo vetëm. Mbi zgjedhjet në Shqipëri, çfarë impakti do ketë sipas jush ky raport në integrimin europian të Shqipërisë?
Lulzim Basha: Zgjedhjet janë një nga kriteret më të rëndësishme për rrugëtimin europian të çdo vendi. Ato kanë të bëjnë drejtpërdrejt me demokracinë ndërkohë që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Kjo është një sfidë e jashtëzakonshme për ne, për Partinë Demokratike sepse nga njëra anë ne e dimë fare mirë se ndryshimi në Shqipëri mund dhe do të vije vetëm përmes procesit të integrimit europian të vendit.
Nga ana tjetër procesi i integrimit europian të vendit nuk mund të ecë përpara me një vend ku qeveria në vend që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është kapur për herë të dytë në flagrancë duke manipuluar në mënyrë masive dhe sistematike zgjedhjet që nga vjedhja e të dhënave personale të shtetasve tek keqpërdorimi i administratës tek intimidimi dhe shantazhimi i punonjësve publike dhe i zgjedhësve dhe ç?është më e keqja tek vazhdimi i aleancës me krimin. Këto janë edhe prioritetet që kam diskutuar me partnerët dhe aleatët tanë ku padiskutim ndarja e politikës me krimin mbetet një imperativ për Shqipërinë për të ecur përpara.
Pyetje: Dialogu politik është kyç në integrimin europian të Shqipërisë. Jo vetëm Partia Popullore Europiane por edhe të gjithë shtet europiane përfshirë këtu edhe Komisionin Europian duan të dinë se si do të jetë ky dialog politik midis qeverisë dhe opozitës duke filluar nga shtatori. Është kyç. Çfarë propozimi keni ju për këtë?
Lulzim Basha: Dialogu politik është mjet nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga një bandë plaçkitësish që e kanë marrë peng demokracinë e vendit. Dhe në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipërisë një orë e më parë t?i kthehen kushtet dhe mundësitë për një demokraci funksionale nga e cila varet pastaj gjithçka: rendi dhe siguria, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe dhënia fund e hemoragjisë së emigracionit së të rinjëve.
Pyetje: Dhe pyetja e fundit. Mesazhi i europianëve në këtë takim ka qenë që pa këtë dialog politik do të jetë shumë e vështirë të hapen kapitujt nëse hapet Konferenca e parë Ndërqeveritare të hapen pastaj praktikisht negociatat pa këtë dialog midis qeverisë dhe opozitës. Ka qenë kjo?
Lulzim Basha: Shiko, burokracia europiane ka një mënyrë të shprehuri, e cila racionalizon vendimet politike të Këshillit Europian, ndërsa për Shqipërine dhe shqiptarët gjërat janë të qarta, pa demokraci nuk ka Europë, nuk ka rrugë të shkurtër drejtë Euuropës, sic nuk kishte rrugë të shkurtër drejtë NATO-s, apo drejtë heqjes së vizave, ndajnpavarsisht prej zbukuromeve apo propagandës, sado e fuqishme të jetë e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë. Shqipëria do të ecë përpara atëhere kur demokracia të funksionojë, ku shteti i së drejtës të funksionojë dhe padiskutim që 25 prilli jo vetëm nuk ka zgjidhur gjë, po ka shtuar problemet në këtë drejtim. Ndaj unë, Partia Demokratike, opozita kemi një detyrë akoma më të madhe karshi shqiptarëve e Shqipërisë, e në vecanti dëshirës së tyre, dëshirës sonë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë antare të bashkimit europian, për të zgjidhur problemin më të madh që Shqipëria sot ka, problemin e konfirmuar me 25 prill që është rënja e demokracisë./CNA.al
Do të zhvillohet pas pak në “Parken Stadium” ndeshja mes Kro...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratave t...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi, ka ...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sot ka dalë në media, ndrysh...
Partia Demokratike ka reaguar pas konferencës për media të M...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka r...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ditët e fundit në media, është përfolur në lidhje me situatë...
Ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi, ka dalë sot në një deklara...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndër të tjera ka folur sot ...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një konferencë për media ...
Bledi Çuçi nga sot nuk mund të quhet Ministër i Brendshëm, p...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë sot në një deklarat...
Gazetari Klodian Tomorri ka rrëfyer një histori, në lidhje ...
Është një film shqiptar, mjaft i realizuar, ku aktrojnë disa...
Një ditë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi opinionin pub...
Organizata Turistike i vlerëson përgatitjet për sezonin turi...
Deputeti i zgjedhur i PD Luçiano Boçi u shpreh se ngjarjet e...
Deputeti i zgjedhur i PD Luçiano Boçi ka kometuar ngjarjen e...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...