Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Është një film shqiptar, mjaft i realizuar, ku aktrojnë disa nga personalitetet e kinematografisë shqiptare, i cili na jep një panoramë të gjendjes që ka Policia shqiptare sot apo mënyra sesi ajo është trajtuar me ardhjen e Rilindjes në pushtet.
Policia e Shtetit nuk mund të jetë ?Maku?, i ?Zëvëndësit të grave?. i cili kapte një punë, sa herë që një zonjë shkonte me leje lindje.
Kështu është bërë edhe me Policinë shqiptare. Sa herë nuk funksionon diçka në vend, nxjerrin përpara Policinë.
E duke e nxjerrë, e nxjerrë Policinë kaq shumë, për gjithçka dhe për çdo gjë, ndoshta jo vetëm është ngarkuar më shumë sesa i takon, por i ka rënë edhe reputacioni. Pasi nuk i jep dot dhe zgjidhjet që i takon.
Këtu nuk përjashtojmë në asnjë rast problematikat e saj, korrupsionin në piramidë, paaftësinë e drejtuesve vendor, problematikat e atyre në qendër, goditjet e herëpashershme dhe reformat politike, për të futur njerëz me staturë militanti brenda uniformave blu.
Por, mbi të gjitha këto, Policia nuk mund të jetë asnjëherë ?Zëvëndësi i grave?.
Nuk mund të jetë një ?Maku? në dorën e kryeministrit.
Për gjithçka i kërkohet lloghari Policisë së Shtetit, për akset rrugore ku ka tregtarë që shesin fruta-perime.
Po pushteti vendor, çfarë bën?
Ku janë turmat e policëve bashkiakë pa fund, të cilët mbulojnë njësitë e caktuara administrative?
Cili është rezultati i Reformës Administrative dhe kompentencave të pushtetit vendor?
A mund t?i zgjidhë të gjitha Policia e Shtetit?
Nga ana tjetër, pushteti vendor, ka edhe ai strukturën për ruajtjen e territorit. Pra, ndërtimet pa leje.
Pse duhet të merret Policia, si kamzhik? Kur dështon INUK vendor, thërrasin Policinë.
Nga ana tjetër, Policisë së Shtetit i kërkohet llogari për gjithçka. Edhe kur mjetet kalojnë me shpejtësi, edhe kur ndodhin tragjedi.
Patjetër që duhet të ndodhë.
Por, problem qëndron në një tjetër aspekt.
Policia e Shtetit ka humbur thelbin e saj, ka humbur drejtimin e saj. Ka humbur atë që quhet bashkëpunimi me qytetarët. Kjo për shumë arsye, nga mungesa e besimit, nga korrupsioni që ndodh tek Policia, apo tek fakti tjetër që ka të bëjë me sjellje abusive, të të gjithë piramidës së policisë. Pasi kjo trupë është nxjerrë përballë qytetarit edhe për ndërtimet, edhe për tregtarët, edhe për protestat, edhe për çatinë që do të ndërtosh, por edhe për hallin dhe problemin, apo konfliktin që mund të kesh.
Ka rënë së tepërmi reputacioni i marrëdhënies me qytetarin. Ka rënë së tepërmi informacioni që Policia ka në lidhje me komunitetin. Pra, konfliktet, për zgjidhjen e çështjeve dhe mos lejimin që situata të agravojë.
Dhe kjo ka ndodhur thjeshtë dhe vetëm se Policinë e Shtetit në këto tetë vite të Rilindjes, e kanë trajtuar thjeshtë dhe vetëm si ?Zëvëndësin e grave?.
Kujtojmë këtu dy raste. Kohën kur Shqipëria u kanabizua, kur situata doli nga kontrolli, Policia e Shtetit ngriti duart lart dhe vendi u mbulua me hashash.
Më pas erdhi Fatmir Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme, i cili me një reformë, duke përdorur edhe parulla politike siç ishte ajo i Vettingut në Policinë e Shtetit, e ktheu këtë institucion në një strukturë politike, në duart e një ministri që më pas u godit edhe më ashpër nga Sandër Lleshaj, një gjeneral ushtrie, që u kthye në një ?kapterr partie?.
Aktualisht, Policia po vuan jo pak pasoja, dhe kjo për shkak se është trajtuar në mënyrë të gabuar, është përdorur në mënyrë të gabuar dhe sot pasojat i shohin të gjithë çdo ditë.
Policia e Shtetit nuk mund të jetë një ?Maku?, i cili në fakt ishte një njeri i ndershëm, kurse Policia jonë është një trupë problematike, me struktura jo vetëm të korruptuara, por ndoshta edhe të kriminalizuara.
Prandaj, që Policia e Shtetit të kthehet në rrugën e saj, që të kthehet në aksin e ligjit dhe të marrë autoritetin që i takon, duhet të ketë jo një reformë qesharake apo një ?furtunë në gotë?. Por një reformë të fortë ligjore, e cila i jep autoritetin e duhur dhe nuk e bën atë një strukturë të përdorur apo keqpërdorur nga ministri i radhës apo kryeministri i radhës./CNA.al
Një ditë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi opinionin pub...
Organizata Turistike i vlerëson përgatitjet për sezonin turi...
Deputeti i zgjedhur i PD Luçiano Boçi u shpreh se ngjarjet e...
Deputeti i zgjedhur i PD Luçiano Boçi ka kometuar ngjarjen e...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Do të startojë në orën 21:00, në stadiumin “Estadio de La Ca...
Bilanci i vrasjeve dhe aksidenteve me pasoja fatale në vend ...
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka dalë me një reag...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka plagosur me ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka reaguar e ...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish nga Holanda për...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nga Vlora, pas mbledh...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ristrukturim të d...
Pas mbledhjes në Teatrin “Petro Marko”, kryeministri Rama fo...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mesdriten e sotme Asambl...
Katër persona u vranë më armë zjarri dhe dy mbetën të plagos...
Ministrja e Shëndetësie dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manast...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ‘arratisur’ d...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ironizuar ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...