Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
21 janari është një ngjarje që do të ngelet në historinë e Shqipërisë si një krim, i ndodhur përpara zyrave të Kryeministrisë. Një krim ku protestues të dhunshëm u qëlluan nga policia, megjithëse protestuesit ishin totalisht të paarmatosur dhe Garda e Republikës me veprimet e saj shkaktoi katër viktima të pafajshme.
Çdo përkufizim i asaj ngjarje në mënyrë politike ose jo, krim shtetëror, krim politik, në Shqipëri bëhet sipas ndasive politike dhe qejfeve të secilës palë. Por, ajo ngjarje ka shumë të vërteta të mëdha që njerëzit nuk i dinë. Por, edhe të pavërteta, gënjeshtra që i kanë besuar.
Ditët e fundit, duke qënë se 21 janari është rikthyer në axhendën publike, për shkak të rihapjes së dosjes, edhe duke e përdorur politikisht për të disatën herë, ka disa dalje mediatike që tregojnë sërish se ajo ngjarje nuk do të trajtohet me të vërtetën e saj të munguar. Pra, atë që ka ndodhur realisht.
Së pari ka deklarime se është zhdukur serveri i kryeministrisë. Kjo është një gënjeshtër.
Sipas të gjitha të dhënave, edhe zyrtare nga Prokuroria, pavarësisht debateve të forta në atë kohë kur drejtohej nga Ina Rama, serveri i Kryeministrisë ka ekzistuar dhe është marrë nga prokuroria, pasi është raportuar nga drejtuesit e institucionit se janë konstatuar probleme. Pra, prokurorët e çështjes kanë marrë serverin e Kryeministrisë, nuk është zhdukur. Është si provë në materialet e dosjes së prokurorisë.
Së dyti është thënë se janë fshirë materialet. Pra, janë fshirë pamjet filmike. Edhe kjo është e pavërtetë. Është konstatuar nga zyrtarët e lartë të Kryeministrisë se ka pasur një ndërhyrje në server, por sekuencat e dëmtuara filmike, iu përkasin orëve pas ngjarjes. Pra, pas orëve që kanë ndodhur vrasjet apo përplasjet e turmës me Gardën e Republikës.
E vërteta është se edhe serveri edhe pamjet, prokuroria i ka të gjitha.
Por, nga ana tjetër në vitin 2011, kur dhe ka ndodhur protesta në 21 janar, në shesh ka pasur me dhjetëra kamera, për të mos thënë që filmimet janë të qarta. Mjafton të theksojmë se ka qënë Artan Hoxha i cili thjeshtë dhe vetëm është treguar i kujdesshëm me filmimet e bëra nga televizioni dhe ka identifikuar një nga efektivët e Gardës, duke qëlluar mbi turmën.
Pra, kamerat dhe pamjet i ka prokuroria. Serveri nuk është zhdukur, por e ka organi i akuzës. Dhe ajo ngjarje ka edhe shumë të pavërteta të tjera, të cilat politika e kohës apo edhe tani i mban të ngarkuara për të dhënë një mesazh përçarës dhe ndasi, e cila sjell vetëm benefit në njërën palë, apo në palën tjetër.
21 janari është një ngjarje e rëndë. Një ngjarje që mori katër jetë, një ngjarje që la fëmijë jetimë, një ngjarje e dhimbshme, ndoshta edhe kriminale për politikën, Policinë e Shtetit apo Gardën e Republikës, për sjelljen e tyre që ishte një tejkalim i padiskutueshëm i hapësirës që iu jep ligji dhe në finale, e gjithë kjo ngjarje është mbuluar me gënjeshtra dhe të pavërteta, dhe të vërteta që njerëzit nuk i dinë.
Ajo është një ngjarje që nuk duhet të hetohet më politikisht apo të trajtohet thjeshtë dhe vetëm sepse dikush në pushtet kërkon të zbardhet e vërteta, kur të vërtetën e di ai që është në zyrën e Kryeministrit. Se shumë persona që kanë qënë atë ditë, ai i ka në krah.
Ngjarja dihet edhe nga njerëzit që kanë qënë në turmë, që sot pjesa më e madhe e tyre janë në administratë shtetërore, por edhe ata që kanë qënë në kryeminsitri, shumë prej tyre bashkëpunëtorë të kryeministrit të sotëm, Edi Rama.
Prandaj dhe të pavërtetat, gënjeshtrat që i thonë opinionin publik me zhdukje serverash, me zhdukje pamjesh, janë thjeshtë dhe vetëm gënjeshtra që nuk i shërbejnë më askujt.
E vërteta është një dhe vetëm një. Katër viktima, dy gardistë të dënuar. Hetimet po rihapen për një nga viktimat, pasi nuk është gjendur autori dhe të gjitha provat, të gjitha faktet janë në prokurori, janë tek institucionet shtetërore, të cilat sot nuk drejtohen më nga pushteti i djeshëm dhe prej tetë vitesh në pushtet nuk janë ata që ishin në Kryeministri, por janë ata që ishin në turmë përballë Gardës.
Prandaj dhe e mira do të ishte që këto hetime në lidhje me ato ngjarje të zbardheshin përfundimisht dhe politika të mbyllte gojën duke luajtur me katër jetët e humbura në Bulevard në 21 janar të vitit 2011. Sepse abuzohet dhe vetëm abuzohet pa fund me një ngjarje të dhimbshme, duke u kthyer në gati çnjereëzore sepse përdoret krejtësisht për interesa politike të momentit të dikujt që kërkon të përfitojë pafundësisht, ndërkohë që e di të vërtetën.
Pa kusure në këtë histori me gjakderdhje nuk është edhe Lulzim Basha, ministër i Brendshëm në atë kohë, por ata që janë në pushtet nuk ja përmendin më as emrin. E ruajnë kaq shumë sa duket sikur Luli është përdorur nga socialistët për atë ngjarje.
Dhe nuk është i vetmi Rama që e di këtë të vërtetë, por të vërtetën nuk do ta pranojë sepse do që të ketë gënjeshtra, mjegullnajë, tym, thjeshtë dhe vetëm për të mbijetuar më shumë në politikë apo për të goditur kundërshtarin edhe më shumë politikisht./CNA.al
Partia Demokratike ka hyrë në një garë, pas humbjes së zgjed...
Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj, me anë të një kompanie me...
Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Java në RTSH” ishte i...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ...
Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi, ka sulmuar k...
Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj, ka folur mbrëm...
Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj, ka folur mbrëm...
Fatbardh Kadilli, kadidati për kryetar të PD ka thumbuar sër...
Policia ka përgënjeshtruar lajmin e të shtënave me armë në B...
Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi, ka bërë një ...
Kandidatja për kryetare e PD Edith Harxhi është shprehur se ...
Agron Shehaj hyri në politikë nga listat e hartuara nga krye...
Bujar Nishani ka zbuluar prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë...
Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj, është pyetur sëris...
Kreu i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani ka reaguar ashpër nd...
Autorët e krimit shtetëror janë të frikësuar nga akuzat pena...
Deputetja e zgjedhur e PD Jorida Tabaku ka folur mbi rritjen...
Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike por edhe ven...
Avokati Spartak Ngjela kritikoi sot Presidentin Ilir Meta pë...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...