Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta në zgjedhjet e 25 prillit do i paraqesin qytetarëve shqiptarë një ?tufë me intelektualë?. Pas rikthimit të listave nga KQZ, PS, PD dhe LSI kanë ridepozituar ditën e djeshme emrat përfundimtarë të kandidatëve për deputetë, ndërkohë që nga ana e institucionit që merret me menaxhimin e zgjedhjeve u bë me dije se parti e Monës kishte kandidatë me precedentë penal.
CNA.al raportoi ditën e sotme gjashtë kandidatët e LSI që prekeshin nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa listës i shtohen të tjerë emra.
CNA.al ka zbardhur formularin e dekriminalizimit të kandidatëve që Kryemadhi dhe Meta po u paraqesin qytetarëve si persona të pastër me figurën dhe intelektual me vlerë.
Kandidati i LSI-së në Tiranë, Arben Muçaj, rezulton se është dënuar në janar të vitit 2019, për veprën penale të fshehjes së pasurisë, ndërsa vendimi nuk është i formës së prerë.
Ferdinant Aligjoni, kandidat i LSI në Vlorë, është dënuar dy herë, në vitin 1989 dhe në vitin 2018. Herën e fundit është dënuar për refuzim të deklarimit të pasurisë. Kandidati për deputet i LSI është ndaluar, hetuar dhe gjykuar në Itali për “organizatë kriminale dhe trafik droge”, por më pas, sipas tij, është shpallur i pafajshëm. Kandidati tjetër i LSI-së në Vlorë ka ndryshuar emrin nga Ilirjan në Ilir Hysi, ndërsa në vitet 2002-2003 është hetuar në Itali për trafik të lëndëve të paligjshme, por sipas tij, në fund ka dalë i pafajshëm.
Për fshehje ose deklarim të rremë pasurie është dënuar edhe Ded Ngreca, kandidat i LSI-së në Lezhë. Ndreca ëshë dënuar nga shkalla e parë në 2019, vendim të cilin e ka ankimuar në Apel. Kandidati i LSI-së në Shkodër, Ashim Tafilaku, është dënuar në vitin 2014, për veprën penale të organizimit të lotarive, lojërave të fatit dhe bixhozit në kundërshtim me ligjin.
Sokol Ponari, kandidat i LSI-së në Tiranë, është dënuar nga gjykata për kundërshtim me forcë të punonjësit të policisë. Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, pjesë e listës së Tiranës, deklaron se është proceduar në vitin 2009 nga prokuroria për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës, dosjes e cila është mbyllur. Spahiu rezulton se kishte përdorur jashtë vendit makina në pronësi të Drejtorisë së Patentave, kur drejtor ishte vëllai i tij, Ylli Spahiu, aktualisht me dosje në SPAK.
Besnik Jakaj, një tjetër kandidat i LSI-së në Tiranë, deklaron se është proceduar penalisht në vitin 1999, për veprën penale të fyerjes për shkak të detyrës, por që gjykata e ka shpallur të pafajshëm. Ndërsa Blerdi Liçaj, kandidat i LSI në Tiranë, thotë se ka mbajtur emrin ?Kristo? në Greqi, që është emri i pagëzimit.
Doktori Petrit Bara, të cilin Monika Kryemadhi e kandidoi për deputet pasi Ilir Meta e dekoroi për titullin ?Mjeshtër i Madh?, ka korrigjuar datën e lindjes, nga 11 janar 1952 në 11 janar 1953, para duke u ?rinuar? me një vit. Kandidati tjetër Lemi Muçaj, ka ndryshuar emrin nga Eqerem në Lemi. Ndërsa Arben Rroko, kandidat në Tiranë, është arrestuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.
Kandidati i LSI në Durrës, Shemsi Premçi, është proceduar për organizimin e kryengritjes së armatosur së 14 shtatorit 1998, por që është shpallur i pafajshëm nga gjykata në vitin 2009. Durim Hoçja, kandidat i LSI-së në Durrës, është proceduar në vitin 2014 për plagosje, por që çështja në ngarkim të tij është pushuar. Artur Baku, gjithashtu kandidat i LSI-së në Durrës, rezulton që më parë quhej Afrim, ndërsa është ndaluar në 2015 me akuzën e shpërdorimit ë detyrë, ndërsa procedimi është pushuar më pas.
Kandidati i LSI-së në Berat, Ilir Oboni, është dënuar në vitin 1991 për shkelje të Kodit Penal Ushtarak, ndërsa është proceduar edhe në vitin 2019 për kundërshtim të punonjësit të policisë, por që është pushuar procedimi.
Në Gjirokastër kandidati i LSI Elton Ismaili thotë se është dëbuar nga shteti grek për 5 vjet, në vitin 2002, sipas tij për mungesë dokumentacioni. Ndërsa kandidati tjetër Erald Alika në Gjirokastër është dënuar në vitin 2007 me 6 muaj burg, konvertuar në 2 vjet shërbim prove, për kundërshtim të punonjësit të policisë./CNA.al
Zbardhen emrat/ Kush janë kandidatët e LSI me precedent penal
Kandidatë me precedentë penalë në lista/ LSI i merr në mbrojtje
Gazmend Koduzi, ka marrë postin e rëndësishëm në PD.Mësohet ...
Në fushatën e rradhës në Vlorë , përfaqësuesi politike i PS,...
Reforma në drejtësi është shfryrë sa hap dhe mbyll sytë.Inst...
Akademiku Artan Fuga në një postim në rrjete sociale është n...
Gjatë takimit me kandidatët në Fier, kryeministri Edi Rama i...
Këshilltari i sigurisë kombëtare pranë PD Piro Ahmetaj, ka d...
Listat e kandidatëve të 25 prillit përveç faktit që sërish j...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Vlor...
Në një deklatatë për mediat Presidenti Meta foli për sjellen...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka akuzuar Kryemini...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së kryemi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ta...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, shpalli n...
Çështja e Zef Hilës i cili u shkarkua nga Kryeministri Rama ...
Publikohet Lista Përfundimtare e Zgjedhësve, për zgjedhjet p...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vazhduar sot fushatën edhe me...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar fushatën...
Edvin Kulluri, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ka fol...
Nga qyteti i Lushnjës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi p...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjsin e sotëm një vide...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...