Bilanci i vetingut për vitin 2020/ Zbardhet sa gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga KPK
Vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në tre kriteret, atë ...
Ditën e votimeve, të 23 Qershorit, 2013, u shpërthye me eksploziv, makina e prokurorit të Vlorës, Dorian Tafili.
Në atë kohë Prokuroria për Krime të Rënda doli me dyshimet se vendosja e tritolit në makinën e prokurorit, ishte paralajmërim për këtë të fundit, për shkak të disa hetimeve që ai kishte në duar.
Një vit më vonë, nën kërcënimin e armës u grabit makina e prokurorit e cila drejtohej nga djali. Pas kësaj ngjarje, në vitin 2014, në një intervistë për GSH, Dorian Tafili, i cili për tetë muaj ka drejtuar Prokurorinë e Vlorës, është shprehur se e di kush e ka vënë tritolin në makinë dhe se kush ia ka grabitur makinën.
?Më mirë të vdes se sa të përulem para krimit?, ka thënë Tafili. Më tej Tafili ka thënë se makina ishte grabitur nga i njëjti grup kriminal që me 23 Qershor 2013 i kanë hedhur në erë makinën.
Sipas prokurorit, ky grup kriminal i ka kërkuar disa herë që të bëhet pjesë e marrëveshjeve të tyre, por ai nuk ka pranuar.
?Ky grup kriminal ka mbështetje të fortë politike dhe në drejtësi janë kriminelet e rilindjes?, është shprehur Tafili.
Një ndër shumë të përfolurit që prokurori Dorian Tafili në vitin 2005 ka hetuar ka qenë edhe Moisi Habilaj. Për këtë të fundit, Tafili kishte kërkuar dënimin me 7 vite burg, për veprën penale të ?mbajtjes dhe përpunimit të bimëve narkotike?, por Gjykata e kishte rrëzuar këtë kërkesë, duke e dënuar përfundimisht me 10 muaj e 20 ditë burgim për ?moskallëzim krimi?.
Ndërsa nga emrat e politikës, Tafili ka hetuar kryebashkiakun socialist Shpëtim Gjika. Prorkurori Tafili tashmë është nën hetimet e Vettingut, i cili do të zbardhë të gjitha detajet në aspektin profesional dhe atë pasuror.
Sa i përket pasurisë, Tafili, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Patundshmëri ai ka vetëm një apartament 86 m2, të blerë në vitin 2007 me vlerë 4 000 000 lekë.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Dorian Tafili.
Viti 2003
Kursime, 0,66 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 725 835 lekë.
Ap 1+1 me qira, 6 000 lekë në muaj.
Viti 2004
Gjendje kesh 1 000 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 941 190 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 750 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 962 247 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 300 000 lekë.
Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 943 978 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 274 477 lekë.
KEMP, 48 000 lekë.
Kursime 800 000 lekë.
Viti 2007
Blerja ap 86 m2, 4 000 000 lekë.
Pakësuar gjendja kesh me 2 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 957 214 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 312 000 lekë.
KEMP, 93 600 lekë.
Hua 9 000 dollarë për blerjen e ap.
Kursime 800 000 lekë.
Viti 2008
Kursime 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 196 882 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 320 000 lekë.
KEMP për djalin, 104 000 lekë.
Viti 2009
Kursime 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 234 024 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 320 000 lekë.
KEMP për djalin, 104 400 lekë.
Viti 2010
Kursime 8 500 000 lekë konvertuar në 6 500 euro.
Hapur depozitë bankare me kursimet në vlerën 5 000 euro.
Blerë Volsvagen Golf 4, 1 200 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 195 246 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 500 000 lekë.
KEMP për djalin, 108 000 lekë.
Viti 2011
Kursime 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 134 639 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 484 800 lekë.
KEMP për djalin, 111 000 lekë.
Viti 2012
Kursime 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 044 780 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 496 800 lekë.
KEMP për djalin, 108 000 lekë.
Viti 2013
Kursime 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 237 362 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 542 000lekë.
KEMP për djalin, 108 000 lekë.
Kredi 840 000 lekë për blerje automjeti, pas shkatërrimit me eksploziv të automjetit të mëparshëm.
Viti 2014
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 1 515 687 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 559 680 lekë.
KEMP për djalin, 108 000 lekë.
Kredi 840 000 lekë për blerje automjeti, pas shkatërrimit me eksploziv të automjetit të mëparshëm. Pa shlyer 540 000 lekë.
Viti 2015
Kursime 300 000 lekë.
Llogari bankare me 2 000 000 lekë, pakësuar me 3 000 lekë për blerje automjeti.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Vlorë, 428 632 lekë dhe në Korçë 915 522 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 568 320 lekë.
Kredi 840 000 lekë për blerje automjeti, pas shkatërrimit me eksploziv të automjetit të mëparshëm. Vijon.
Viti 2016
Shtim të financave me 700 000 lekë.
Llogari bankare 1 800 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë dhe Fier, 1 241 369 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 559 680 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si eksperte mjedisi per Green Studio, 1 319 831 lekë.
Viti 2017
Shtim të financave me 200 000 lekë.
Llogari bankare 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 330 208 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 559 680 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si inxhiniere mjedisi per një kompani private, 360 000 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Pa shlyer 408 185 lekë.
Viti 2018
Shtim të financave me 150 000 lekë.
Llogari bankare 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 287 266 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Bashkia Vlorë, 559 680 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si inxhiniere mjedisi per një kompani private, 360 000 lekë.
Kredi 500 000 lekë. Pa shlyer 300 000 lekë./CNA.al
Vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në tre kriteret, atë ...
Komisionerët e Vettingut, pasi janë pagëzuar me këtë titull,...
Gjyqtari Sokol Pina e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjy...
Procesi i rivlerësimit ka nisur së fundmi për prokurorin Gen...
Në vitin 2012 gjyqtari i Tropojës, Sami Ujkashi u dërgua në ...
Françeskina Lekani, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë,...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivle...
Në vitin 2019, zëvendëskryeministri Erjon Braçe listoi tre g...
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar t...
Prej rreth gjashtë muajsh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
Çuditë e sistemit të drejtësisë nuk kanë fund! Vettingu ka n...
Me 27 Korrik 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratua...
Pothuajse menjëherë pas përfundimit të hetimeve të “dosjes 1...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar mëngjesin e...
Nga sot nis procesi i vettingut për 39 kandidatët që aspiroj...
Gjyqtarja e Korçës, Eglantina Mikani, nuk ka kaluar ende në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë ne fuqi vendimin e KPK-...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi ven...
Në Qershor të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
Komisioni i Vettingut, shkalla e parë, në muajin Qershor të ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...