web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas shkarkimit të kolegëve të saj/ Gjyqtarja e 21 Janarit në shënjestrën e Vettingut

27 Dhjetor 2020, 08:37, Vetingu CNA

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve? Komisioni vendosi shpërndarjen e çështjeve të subjekteve të rivlerësimit sipas nenit 3, pika 6, germa ?c? dhe nenit 6 të rregullores ?Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit?.

Ndër 120 subjekte e shortuar më 15.12.2020, në listë është edhe gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Ardiana Bera.

Bera ndryshe njihet si gjyqtarja e 21 Janarit, pasi ishte  pjesë e trupës gjykuese së shkallës së parë që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardistin Agim Llupo.

Ndërsa në Korrik të vitit 2011 dënoi me një vit burg, Lin Ndreun, një nga protestuesit e 21 Janarit, duke u bazuar në pamjet filmike.

Pas vendime në të dyja rastet gjyqtarja Beraj është shenjëstruar nga mediat dha tashmë e ka radhën Vettingu ta shenjëstrojë.

Gjyqtarët e 21 Janarit, të cilët deri më tani kanë dalë në Vetting janë shkarkuar. Nuk dihet nëse do të ketë të njëjtin fat edhe gjyqtarja Beraj.

Në lidhje me pasurinë gjyqtarja Ardiana Beraj deklaron se të ardhurat i ka nga paga e saj dhe bashkëshortit, ndërkohë që deklaron të paktën tre depozita dhe para kesh që i mban në shtëpi.

Patundshmëri ajo deklaron një apartament banimi, dhe një garazh 37.6 m2 me vlerë 10 000 euro.

Në vitin 2007 ajo ka blerë Benz Mercedez C 220, me vlerë 500 000 lekë, ndërsa një vit më vonë deklaron se ka marrë dhuratë nga vëllezërit 3 000 Paund.

Një gjë tjetër veç të dhënave financiare që bie në sy në formularët e deklarimit, është se në të njëjtin vit që gjyqtarja Ardiana Beraj është emëruar në Tiranë, në të njëjtin vit edhe bashkëshorti i saj është sjellë në Tiranë.

Në vitin 2010, gjyqtarja ka lënë Krujën dhe është emëruar në Gjykatën e Faktit në Tiranë, ndërsa bashkëshorti i cili punonte si oficer i Policisë Gjyqësore në Kurbin është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pra, familjarisht transferohen në të njëjtin vit, duke ngritur dyshime se kishin mbështetje të fortë nga Tirana, pasi rastësia nuk është besueshme.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtares Ardiana Beraj.

Viti 2003

Ap banimi 6 milion lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 0,87 milion lekë.

Detyrim 2 milion lekë.

Viti 2004

Grazh 37.6 m2 me vlerë 10 000 euro.

Gjendje kesh 3 000 euro.

Pakësuar financat me 3 000 000 lekë.

Detyrim 1 milion lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 001 967 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ në Kurbin, 1 148 555 lekë.

Viti 2005

Autoveturë Volsvagen 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 993 951 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ në Kurbin, 695 656 lekë.

Viti 2006

Llogari bankare 9 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 978 337 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ në Kurbin, 596 000 lekë.

Shlyerje detyrimi ndaj vëllezërve, 1 000 000 lekë.

Viti 2007

Tërhequr nga llogaria bankare 1 000 euro.

Blerë Benz Mercedez C 220, me vlerë 500 000 lekë.

Shitur Volsvagen Golf 400 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 094 657 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ në Laç, 621 130 lekë.

Viti 2008

Dhuratë nga vëllezërit 3 000 Paund.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 966 186 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ në Laç, 648 697 lekë.

Viti 2009

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 027 988 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ në Laç, 652 140 lekë.

Viti 2010

Shtesë në llogarinë e kursimeve 100 000 lekë.

Llogari bankare e subjektit deklarues, 500 000 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortit 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë dhe Tiranë, 345 593 lekë dhe 776 730 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ në Laç dhe pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 219 714 lekë dhe 651 930 lekë.

Viti 2011

Llogari bankare e subjektit deklarues, 400 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 049 188 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ  pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 255 516 lekë.

Viti 2012

Shtuar llogaria bankare e subjektit deklarues, me    100 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 077 382 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ  pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 283 319 lekë.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 071 076 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ  pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 282 613 lekë.

Viti 2014

Interesa nga depozitata bankare, 18 860 58 lekë, 1 538 67 lekë dhe 92 741 99 lekë.

Kursime, 407 743 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 312 100 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ  pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 677 051 lekë.

Kursime të bashkëshortit, 92 003 lekë.

Kursime të subjektit deklarues dhe bashkëshortit, 870 000 lekë.

Viti 2015

Interesa nga depozitata bankare, 11 635 lekë, 971 40 lekë dhe  44 311 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 312 763 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ  pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 566 309 lekë.

Kursime të subjektit deklarues, 300 369 39 lekë.

Kursime të bashkëshortit, 48 970 09 lekë.

Kursime të subjektit deklarues dhe bashkëshortit, 910 000 lekë.

Tërhequr nga bashkëshorti 315 000 lekë.

Viti 2016

Shtuar interesat vjetore, 10 395 48 lekë dhe 33 712 36 lekë.

Depozitë bankare e subjektit deklarues dhe bashkëshortit në vlerat, 1 000 000 lekë dhe 2 500 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues dhe bashkëshortit, 681 779 54 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 323 355 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ  pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 598 049 lekë.

Viti 2017

Shtuar interesat vjetore me 4143 70 lekë, 23 375 00 lekë, 28 537 49 lekë dhe 5 757 14 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhëse e subjektit deklarues dhe bashkëshortit, 952 081 09  lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 329 682 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ  pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 618 687 lekë.

Viti 2018

Shtuar interesat vjetore me 5065 08 lekë, 36 125 lekë dhe 6023 03 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues, me 271 436 51 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhëse e pagës së bashkëshortit, 337 865 lekë.

Gjendje kesh 600 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 458 701 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga puna si OPGJ  pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 589 891 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga