web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pallati 5 katësh që “djeg” komisioneren e Vettingut/ Xhensila Pine nën hetime nga SPAK

31 Dhjetor 2020, 13:41, Vetingu CNA

Komisionerët e Vettingut, pasi janë pagëzuar me këtë titull, duket se nuk njohin Ligje. Për ta Ligjet janë vetëm në letra apo për t?i zbatuar për gjyqtarët dhe prokurorët që ata hetojnë.

Megjithëse ata nuk kanë kaluar në filtra Vettingu, politika iu ka dhënë te drejtën që me urdhra nga lart apo jo, ?të këpusin? koka gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Kur po bëhen tashmë, rreth tre vite nga startimi i procesit të Vettingut, për komisionerët kanë dalë në dritë shkelje të rënda ligjore që kanë lidhje me profesionalizmin dhe figurën e tyre. Pothuajse çdo ditë në media denoncohen komisionerë të Vettingut për skandale të ndryshme, gjë që vë në dyshim dhe që rrëzon këtë proces.

Në një situatë të tillë skandali dyshohet se është përfshirë anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Xhensila Pine. Së fundmi në media është raportuar se ndaj Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka nisur një hetim ndaj saj. Sipas In-Front, hetimet ndaj saj kanë nisur për ndërtimin e paligjshëm të një kulle pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën ?Mihal Duri?, në Tiranë.

Në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, para se te merrte detyrën si anëtare e KPK, këtë pronë ajo e deklaron në emër të bashkëshortit Egon Sinani, si trashëgimi dhe të legalizuar, por pa i caktuar vlerë.

Të paktën deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Por, mesa duket shprehja ?oreksi vjen duke ngrënë?, është shumë e saktë. Pasi në pozicionin e Komisioneres së Vettingut dhe me shpatullat e mbrojtura nga politika që e zgjodhi, ka nisur edhe shtesën e asaj që ajo e quan vilë, të cilën po e shndërron në pallat.

Në pike, ndonëse sa ka mbërritur në duar të SPAK-ut, ajo duhet të pezullohet nga detyra, derisa të mbarojnë hetimet, njëjtë siç ndodhi edhe me ish anëtarin tashmë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, i cili u akuzua dhe u dënua për falsifikim.

Kujtojmë se për raste të tilla, të bashkëshortëve, apo bashkëshorteve janë shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë në mënyrë unanime.

Dhe mosprekja e anëtarëve të Komisionit të Vettingut përveç se e përbalt këtë proces, nxjerr në pah dhe zbatimin e Ligjit me standarte të dyfishta.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga komisionerja Xhensila Pina, sipas të dhënave të ILDKPKI.

Viti 2017( Deklarata fillestare)

Ap. banimi në Kavajë me sip 36 m2, të blerë sipas kontratës së shitblerjes datë 04.11.2013 me të ardhura nga punësimi me vlerë 1 472 000 Lekë.
Llogari bankare me vlerë 103.31 Lekë.
Llogari bankare me vlerë -100 lekë
Gjendja cash 10 000 Euro, e përfituar nga mbyllja e depozitës me afat të bashkëshortit.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si pedagoge pranë një Kolegji Universitar privat në vlerën 229 202 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues, nga angazhimi si trainere pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, 15 090 Lekë
Të ardhura të subjektit deklarues nga emërimi si administratore e Bursës së Tiranës Sh.a, në vlerën 262 413 Lekë.
Overdraft, 200 000 Lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortit, Egon Sinani, 456 102 Lekë.
Llogari bankare në emër të bashkëshortit, Egon Sinani, 27 822.97 Lekë.
Depozitë me afat në emër të bashkëshortit, Egon Sinani, me gjendje 7 000 Euro.
Depozitë me afat në emër të bashkëshortit, Egon Sinani, me gjendje 10 000 Euro.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit Egon Sinani me vlerë 74 000 Lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit Egon Sinani me vlerë 2 319.73 Euro .
Depozitë me afat maturimi 1 vjeçare e bashkëshortit Egon Sinani me vlerë 1 000 000 lekë.
Depozitë me afat maturimi 1 vjeçare e bashkëshortit Egon Sinani me vlerë 2 000 000 lekë.
1/3 e një vile 5 katëshe në Tiranë me sip trualli 86 m2 dhe sip totale ndërtimi 362.9 m2, në emër të bashkëshortit Egon Sinani , përfituar nga trashëgimia nga ana e babait. Nuk disponon akt vlerësimi për vlerën.
1/3 e një ap.banimi në Tiranë me sip 72.3 m2 të përfituar me kontratë privatizimi në vitin 1993, në emër të bashkëshortit Egon Sinani, me vlerë 4 652 505 Lekë
Autoveturë, t Volksëagen Toëareg me vit prodhimi 2005 të blerë në Gjermani me vlerë 8 815 Euro, nga bashkëshorti, Egon Sinani.
Autoveture Volksëagen Tiguan 2.0 TDI me vit prodhimi 2009 me vlerë 10 600 Euro, blerë nga bashkëshorti, Egon Sinani

Viti 2017 (Deklarata vjetore)
Shtuar gjendja e llogarisë bankare me 1 062.17 Lekë.
Pakësuar gjendja cash me 2 000 Euro.
Të ardhurat të subjektit deklarues nga paga, 1 576 256 Lekë.
Overdraft me vlerë 200 000 Lekë.
Detyrim për shkollimin e fëmijëve 100 000 Lekë.
Gjendje e llogarisë bankare të bashkëshortit . Egon Sinani, me vlerë 5 130 Lekë.
Obligacione Thesari me afat maturimi 10 vjet me të ardhura nga mbyllja e një depozite, blerë në vlerën 3 527 820 Lekë nga bashkëshorti Egon Sinani.
Pakësuar gjendja e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortit Egon Sinani me 27 822.97 Lekë.
Pakësuar gjendja e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortit Egon Sinani me 39.58 Euro.
Pakësuar gjendja e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortit Egon Sinani me 722.34 Dollarë.
Pakësuar gjendja e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortit Egon Sinani me 700 Lekë.
Pakësuar gjendja e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortit Egon Sinani me 450 Euro.
Pakësuar gjendja e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortit Egon Sinani me 1 600 000 Lekë
Pakësuar gjendja e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortit Egon Sinani me 18 Euro.
Pakësuar gjendja e llogarisë rrjedhëse së pagës të bashkëshortit Egon Sinani me 456 012 Lekë,
Të ardhura të bashkëshortit nga paga në vlerën 478 988 Lekë.
Detyrim i kartës MC Revolving të bashkëshortit në shumën 372 Euro. Ndërsa janë paguar 199 Euro.

Viti 2018
Shtuar gjendja bankare me 598.17 Lekë.
Pakësuar gjendja kesh me 3 500 Euro.
Të ardhurat të subjektit deklarues si anëtare e KPK, në shumën 3 536 564 Lekë.
Overdrafti me gjendje 200 000 Lekë.
Detyrim për shkollimin e fëmijëve 100 000 Lekë. Janë paguar 100 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të Obligacioneve të Thesarit me afat maturimi 10 vjeçar, në emër të bashkëshortit Egon Sinani, me vlerë 173 145 Lekë.
Gjendje e llogarisë bankare të bashkëshorti, Egon Sinani, 1 849 795 Lekë.
Bashkëshorti, Egon Sinani, ka blerë Obligacione Thesari me vlerë 4 700 000 Lekë me afat maturimi 10 vjet, me të ardhura nga fondet e depozitave të mbyllur në vlerën 3 047 600 Lekë dhe nga pagat.
Pakësuar depozita bankare e bashkëshortit. Egon Sinani, me 1 015 300 Lekë. Gjendja e depozitës bankare në datën 30.01.2018 ishte 2 032 300 Lekë
Bashkëshorti Egon Sinani, ka mbyllur depozitën bankare me vlerë 3 047 600 lekë.
Bashkëshorti Egon Sinani, ka pakësuar dhe mbyllur depozitën bankare me 18 69 73 euro.
Të ardhura të bashkëshortit nga paga në vlerën 1 154 868 Lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga