Nga Mentor Kikia/ Nuk janë huliganë jo, janë pjesa më e pashpresë e shoqërisë
Protesta në natën e dytë jashtë kontrollit. Grupe të rinjsh ...
Në pamundësi, apo në mungesë të dëshirës, për tu thelluar mbi shkaqet e revoltës së të rinjve, qeveria dhe mbështetësit e saj e konsiderojnë këtë një vepër të opozitës. Kjo i intereson politikisht, por sepse edhe opozita ka yshtur drutë në këtë zjarr. Në dukje është e njëjti skenar si më 21 Janar.
Kam lexuar shqetësime të shumë qytetarëve mbi aktet e dhunës dhe shkatërrimit, dhe i bashkohem këtij shqetësimi. Por, personalisht nuk dua të mjaftohem me përcaktimin e dhunës si ?vepër e bathoristëve të Bashës, Metës dhe Berishës?. Sepse e vërteta nuk është plotësisht kjo. E vërteta është se kjo valë dhune nuk ka thjeshtë frymëzim politik, ajo buron nga shkaqe të thella ekonomike dhe sociale.
Këto tri dekada poskomuniste, u ndërtuan dy Shqipëri. Shqipëria e Gjirit të Lalëzit, Shqipëria e Rolling Hills, Shqipëria e Vjenës dhe Londrës. Shqipëria e politikanëve, Shqipëria e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar, Shqipërisa e oligarkëve që u bënë një me politikën. Ata u pasuruan duke vjedhur taksat e qytetarëve dhe paratë e xhepave të tyre. U pasuruan duke grabitur pasuritë e këtij vendi. Ata e ndanë Shqipërinë si kaçakët plaçën e grabitur. Ata që i quajtën kokëpalarë ?grupin e zjarrit? në 21 Janar, dhe ata që i quajnë halabakë të dhunshmit e Dhjetorit 2020, fëmijët e tyre nuk i kanë në Shqipëri. I shkollojnë në Vjenë, Nju Jork e Londër, në kolegjet më të mirë të Botës, e të më shtrenjtët për pasojë. Këta edhe fëmijët i lindin jashtë, edhe kur u dhëmb barku shkojnë jashtë, sepse këtu e shkatërruan edhe shkollën edhe shëndetësinë.
Ndërsa Shqipëria tjetër është ajo e shumicës së Shqiptarëve. Shqipëria ku politika shkel kur ka zgjedhje, i premton, i mashtron, i josh me një vend pune, me një trastë ushqime, i merr votën, madje edhe i përdor si mish për top kur i duhen. Shqipëria tjetër është ajo e bujqëve që punojnë e s?kanë ku shesin prodhimet, e naftëtarëve që punojnë e s?marrin pagat, e minatorëve dhe fasonerive, ku punojnë njereëzit më të keqpaguar në Europë.
Vrasja e një të riu nga policia ishte sebeti i shpërthimit të zemërimit dhe dhunës të një gjenerate të pashpresë deri në palcë. Në ditën e parë, protestuesit ?zgjodhën? ti prijë Stresi. U zhgënjyen shumë shqiptarë, nga ata të kafeneve dhe facebook-ut? Po pse u habitet? Cili intelektual shkoi? Dhe, mbi të gjitha, nuk e dini ju që Stresi dhe soji i tij janë idhujt e gjeneratës së re? Nuk e dini që ata ua dinë këngët të gjitha? Madje edhe ky fakt është tregues i krizës së madhe të shoqërisë sonë.
Padyshim që lëvizja ?Stresiste? është një lëvizje e dhunshme. Por sërish unë mendoj se njerëzit më të rrezikshëm për këtë vend nuk janë këta, por ata që janë në selitë e partive dhe metastazat e tyre në çdo sektor. Ata që kanë krijurar ato dy Shqipëritë./CNA.al
Protesta në natën e dytë jashtë kontrollit. Grupe të rinjsh ...
Analisti Baton Haxhiu ishte i ftua mbrëmjen e djeshme në “Op...
Nga Mero BazeVrasja tragjike e një 25- vjeçari nga një polic...
Në Ditën e Rinisë, si për ironi të fatit, i riu 25 vjeçar, K...
Analizë nga Luan Rama:Klodian Rasha, 25 vjeçari i vrarë prej...
Efektivi i Policisë së Shtetit që plagosi për vdekje sot një...
Nga Mero BazeLulzim Basha e ka mbështetur shumicën e shpresa...
Nga Sali BerishaNje vrasje shteterore mizore mbas shpine e t...
Lexova sot disa komente, lidhur me ndryshimet që Shqipëria k...
Orën e dytë të leksionit e kishim me një pedagog të ri, quhe...
Qe nga vitet ’90, emigracioni eshte bere nje nga problemet m...
Nga Azgan HaklajDita e lirisë në 30- vjetorin e saj në prang...
Kisha menduar se pas marrëveshjes së 5 qershorit, kur partit...
Mbi histerinë kundër Ermal MamaqitFillimisht e mora për një ...
Në shtator të vitit të kaluar një nga analistët që shfaqet m...
Nga Mustafa NanoTë martën në mbrëmje, në programin Open të E...
Në fillim u larguan gjithë femrat qytetare dhe intelektuale,...
Nga Ilir LevonjaNë 26 shkurt të vitit 1996 Bashkimi Europian...
Fatkeqësisht, sot, ka njërëz që deklarohen me mburrje ateist...
Ishin vitet 2003-2005 kur fraza klishe e shumicës së opinio...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...