Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Nga Azgan Haklaj
Dita e lirisë në 30- vjetorin e saj në prangat e neodiktaturës!
8 dhjetori është ngjarje kulmore në epokën moderne të shqiptarëve e padyshim një nga datat më të shenuara në kalendarin historik të Kombit Shqiptar. Është data simbolike e studentëve heroikë të dhjetorit 90- të, të cilët me guxim e kurajo të jashtëzakonshme, me një dashuri sublime për Atdheun tonë, lirinë e tij e Flamurin Kuqezi u ngritën me një forcë prej Anteu kundër diktaturës së egër staliniste që e kishte kthyer vendin tonë me izolimin, reprezaljet e dhunën ndaj lirisë, fjalës së lirë e disidencës në një Kubë të dytë pas vendit të diktatorit Fidel Kastro.
Djemtë dhe vajzat shqiptare që u ngritën kundër tiranisë, kundër diktaturës më barbare në dhjetorin e stuhishëm të paharruar 90- të çelën një epokë të re historike për Kombin tonë. Ata me një vendosmëri stoike u shnderruan në gardianë të lirisë së një populli të shtypur e të shfrytëzuar deri në palcë nga një juntë sundimtarësh, të cilët në emër të pushtetit e privilegjeve personale e kishin rreshtuar Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore në kahjen e kundërt të historisë së saj dhe botës së lirë demokratike e të civilizuar, në kampin socialist.
I takon kështu këtij brezi të jashtëzakonshëm liridashës, demokratë e patriotë dhe 8-të dhjetorit ditës simbol të tyre një mirënjohje e përjetëshme nga të gjithë bashkëkombasit e vet e brezat e ardhshëm pa dallime politike e ideologjike, sepse ata luftuan me heroizëm e vendosmëri për lirinë, demokracinë e të ardhmen europiane të Shqipërisë, shtëpisë tonë të përbashkët, në njërën nga udhëkryqet më të veshtira të historisë së saj.
Brezi i viteve 90- të si çdo gjeneratë tjetër janë kalimtarë e të përkohshëm në këtë tokë, por Atdheu ynë është i përjetshëm, e të gjithë që kontribuan për lirinë e demokracinë në ato kohë të veshtira janë krenar që fati ua caktoj misionin të bëjnë realitet endrrën e korifejëve të Rilindjes Kombëtare, të etërve të pavarësisë, të Naimit dhe Fishtës, Ismail Qemalit e Hasan Prishtinës, për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane.
Brezi i dhjetoristëve, intelektualët e vertetë e disidentë antikomunistë e kanë parë në dhjetorin e 90- të Europën ashtu siç e shohin sot e në të ardhmen si tokën e premtuar dhe shtepinë e tyre të natyrshme pas 6- të shekujsh të robërisë otomane e gjysëm shekulli të dhunës dhe terrorit komunist.
Europa demokratike dhe e qytetëruar të cilës Naimi i madh i drejtohej me fjalët hyjnore:
“Ti dritë që lind nga perëndon” ishte modeli ekonomik, kulturor, social, të cilin protagonistët e dhjetorit 90- të dinin ta implementonin në Atdheun e tyre që po këpuste prangat e një izolimi të gjatë e të tmerrshëm.
Parulla e studentëve dhe rinisë së dhjetorit:
“E duam Shqipërinë si Europa”, s’ka gjë të përbashkët me premtimin politik dhe elektoral të politikanëve mashtrues, cinikë e të pabesë.
Pabesia e klasës politike ndaj levizjes studentore të 8- t? dhjetorit është nyja gordiane, është treguesi më i qartë i dhunimit të demokracisë e degradimit të institucioneve të shtetit, e cila me anë të krizave artificiale politike riciklon në pushtet elitat e korruptuara të lidhura me njëmijë fije me diktaturën komuniste e sigurimin e shtetit, të cilat e kanë kthyer shtetin në një çiflig tipik mesjetar, ku bujkërobërve u duhej të punonin ditë e nat? për feudalin në këmbim të një cope buke për të mbajtur frymën gjallë.
Sot pas tre dekadash kemi t? drejtë të shtrojmë pyetjen:
Kush i priu këtij populli në gjithë këtë kohë drejt tokës së perçudnuar, drejt stepave të Rusisë, drejt Gadishullit Arabik, drejt shkretëtirave të Saharasë e Anadollit, në vend që ta çonte drejt Europës, tokës së premtuar. 8 dhjetori është ditë historike nderimi e falenderimi por edhe reflektimi të thellë e më në fund rrefim.
Ku janë protagonistët e dhjetorit sot?!
Protagonistët e dhjetorit e në radhë të parë elita e tyre drejtuese disa janë vrarë mizorisht nga ata që e ndërrojnë stafetën e pushtetit kur ju intereson lehtësisht si instrumentisti meloditë e të tjerët janë shpërndarë si zogjtë e korbit në të pesë kontinentet, sepse e kanë parë se në Shqipëri i kanë marrë frenat në dorë bijtë e bijat, nipërit e mbesat e etërve të diktaturës, agjentët e sherbimeve sekrete, të sigurimit të shtetit e të mafjes dhe disa të pakët nga familjet e shquara patriotike e antikomuniste, të cilët ashtu siç e shiti Juda Krishtin tek romakët për 30- aspra kanë shkelur mbi gjakun, nderin e sakrificat e të parëve të tyre duke i puthur këmbët Ayatollah Berishës e më vonë Sulltan Ramës për pushtet e privilegje përsonale.
E theksova me lart se 8-të dhjetori është e duhet të jetë për brezin tonë rrëfim.
Dy protagonistët e megamashtrimit të madh dhe arkitektët e devijimit të kursit europiam të shqiptarëve kanë emër e mbiemër. Ata janë Sali Berisha dhe Edi Rama. I pari protagonist i marrëveshjes me Ramiz Alinë e Fatos Nanon dhe i dyti trashëgimtar i këtij të fundit, të cilit ia bleu partinë me paratë e Sorosit dhe ia dha arratinë e syrgjynosi në ekzil në akord të plotë me Berishën, siç bënin sulltanët dhe sadrazemët turq me pashallarët që i konsideronin rrezik për pushtetin e tyre.
Nano ja ka mbathur disa herë dhe i ikuri nuk gjykohet me moralin e të drejtës zakonore shqiptare.
Sa për Berishën dhe Ramën s’ka nevojë ti vajtojë askush në ditën e kjametit sepse ata janë vajmedeti i këtij vendi dhe populli, modelet më negative të pushtetarit e lidershipit politik.
Ata kanë demonstruar çdo orë e çdo ditë si kryetar të qeverisë dhe të partive të tyre karrierizmin, bajraktarizmin, egon e pangopur për pushtet absolut dhe egërsinë bizantinootomane me të cilën i kan? luftuar të gjithë ata që kanë guxuar të mendojnë ndryshe nga Ayatollahu i mplakur tashmë e djali i tij shpirtëror sulltani mjekërbardhë.
Shqipëria është sot peng i mbrapështive të tyre, i modelit të shëmtuar politik e qeverisës që ata kanë demonstruar. Rama e Berisha njeri me lidhje gjaku e tjetri besnik i nomenklaturës së lartë të diktaturës kundër të cilës u ngritën studentët e dhjetorit janë përgjegjësit e vetëm për izolimin e dytë të shqiptarëve pas atij që diktatori Hoxha i imponoj vendit tonë për gjysëm shekulli.
Sot portat e Europës nuk janë të mbyllura për shqiptarët për shkak të problemeve të brendshme të saj siç po trumpeton qeveria dhe media pranë saj. Jo aspak. Eshtë refuzuar qeveria e jo Shqipëria.
Bashkimi Europian është themeluar mbi germadhat e shkatërrimin apokaliptik që la Lufta e Dytë Botërore në kontinentin tonë, pikërisht për ti dhënë jetë paqes, lirisë, demokracisë, mirëqenies dhe të ardhmes së popujve të saj. Europa kërkon nga ne të mos e harrojmë kurrë të kaluarën tonë të errët, diktaturën staliniste e krimet e saj.
Europa ku duhet të integrohemi ne kërkon të bëjmë të njëjtat sakrifica për lirinë e demokracinë siç kanë bërë qytetarët e saj, së paku prej afro tre shekujsh që nga Epoka e Revolucionit Francez.
E ndërkaq zëri i Adheut dhe historia jonë na urdhëron ti flakim në greminë armiqtë e lirisë, civilizimit, siç shprehej në kohën e tij kolosi i lirisë Gjergj Fishta.
Ky vendim i takon sovranit. Zoti e bekoftë 8 dhjetorin, lirinë, demokracinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Kisha menduar se pas marrëveshjes së 5 qershorit, kur partit...
Mbi histerinë kundër Ermal MamaqitFillimisht e mora për një ...
Në shtator të vitit të kaluar një nga analistët që shfaqet m...
Nga Mustafa NanoTë martën në mbrëmje, në programin Open të E...
Në fillim u larguan gjithë femrat qytetare dhe intelektuale,...
Nga Ilir LevonjaNë 26 shkurt të vitit 1996 Bashkimi Europian...
Fatkeqësisht, sot, ka njërëz që deklarohen me mburrje ateist...
Ishin vitet 2003-2005 kur fraza klishe e shumicës së opinio...
Pak ditë më parë përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Inf...
Siguria e pacientit është një nga treguesit më të rëndësishë...
Qëkurë Salijani-Boci zgjodhën një obez intelektual për kryet...
Para disa ditesh, me 25 Nentor, ishte Dita Nderkombetare e D...
Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipër...
Nga Nikola KedhiPërse bien kombet? Është një pyetje që njeri...
“Çdekretimi” i titullit qytetar nderi për Veton Surroin nga ...
Nga Çlirim GjataKëto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndan...
Nje nga menyrat me te mira per te pare se si po e godet viru...
Në disa nga debatet e mbrëmjes të së hënës që arrita të ndje...
Peza ka qenë rezidenca e Ramës në kohën kur, si kryebashkiak...
Xhiku jam, çun me emër në Paskuqan. Para 15 vitesh e lash me...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...