Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ishin vitet 2003-2005 kur fraza klishe e shumicës së opinionistëve dhe shumë përfaqësuesve të gjoja shoqerisë civile ishte ?largimi i Nanos dhe Berishës nga politika?. Nuk do zgjaste shume dhe në shtator të vitit 2005 Nano jep dorëheqjen nga kryetar i Partisë Socialiste duke i hapur rrugën Edi Ramës në drejtimin e partisë më të madhe të opozitës. Por në krahun tjetër, megjithë përpjekjet e vazhdueshme për të ?hequr qafe? edhe Berishën, ai u zgjodh kryeministër me një rezultat aq të ngushtë, saqë pa ndihmën e Partisë Agrare rotacioni nuk do ishte i mundur.
Të njëjtët opinionistë qe paradite shkruanin për lodhjen nga konfliktualiteti i atëhershëm 15 vjeçar, pasdite mendonin të kundërtën duke sulmuar marrëveshjen mes Nanos dhe Berishën në vitin 2002, si e keqja e gjithë të këqiave. Dallohej qartë që një dorë jo e dukshme nxiste prej vitesh tezën e largimit nga politika të dy kryetarëve historike të PS dhe PD, për tu hapur rrugën kush e di se kujt. Njëri ishte e qartë se ishte Rama, pas një karriere 7-vjeçare në Ministrinë e Kulturës dhe bashkinë Tiranë dhe që entuziazmonte ndjekësit e tij me koleksionin e çorapeve shumëngjyrëshe . Tjetri sapo kishte filluar të shfaqej në korridoret e politikës si ?fytyra e re e PD?, një djalë i ri që qeshte shpeshhere pa arsye, por i arsimuar jashtë dhe që kish punuar në Kosovë për UNMIK.
Ndërsa i pari kishte hyrë në politikë nga dera e artit dhe publicistikë anti-konformiste, tjetrit i mjaftonte një diplomë si mijëra të tjera e shkruar anglisht. Por të dy dukej se do kishin të njëjtin mision: ?mbylljen e ciklit të politikës së vjetër dhe nisjen e një epoke të re?. Megjithëse në pamjë të parë tingëllonte si shpresëdhënëse pas 15 vitesh të vështira tranzicioni, ?formula magjike? nuk kishte substancë pasi askush nuk e kuptoi asnjëherë dallimin mes të ?resë dhe të vjetrës?. Dhe pse Nano e Berisha ishin të vjetër e dy pasuesit e tyre të rinj, veç për shkak moshës. Por insistimi i avokatëve të kësaj teze nuk kish të bënte me moshën, por me ndryshimin e vërtetë. Një frymë perendimore e përparimtare që do e shkëpuste Shqipërinë nga e shkuar e zymtë drejt një të ardhmeje vezulluese. Dhe e ardhmja nuk do vononte. Me humbjen e koalicionit të djathtë ne vitin 2013, Rama dhe Basha do fillonin të jepnin frytet e ngazëllimit të analistëve që i mbështesnin në nisjen e ?epokës së re?! E vjetra, e shkuara, e zymta do hidheshin tej, për ti hapur rrugë modernes, përparimtares, revolucionares etj.. Si në përrallën e vjetër gjermane të Shllafarisë, ?lumenj me qumësht të mbushura më bukë të bardhë? do përmbysnin rrugët e Shqipërisë. Prosperitet, ndryshim, persepktivë europiane e bla, bla, bla pafund?.
Por çfarë ndodhi në të vërtetë pas 2013? Qeveria e Rilindjes së dytë pas asaj të vëllezërve Frashëri, Kristoforidhit, Pasho Vashës e të tjerë, në 7 vite nuk ka mbajtur pothuaj asnjë premtim nga ato të bëra. Jo vetëm, kaq por lajmi i djeshëm nga Gjermania se nuk do ketë hapje negociatash për anëtarësim në BE, po e mban Shqipërinë jashtë BE në mënyrë konstante. Ndërkohë arroganca, korrupsioni e lidhjet e mazhorancës me krimin ka qënë kryefjalët e bilancit qeverisës, pavarësisht se ?çorapet shumëngjyrëshe? i kanë lënë vendin qëndrave urbane të rikonstruktuara. Por si gjithnjë ato rrethohen nga kulla që po ndërtohen me para të dyshimta për sa kohë kriza ekonomike është e dukshme.
Ndërsa gjysma tjetër e ?politikës së re? është për të qarë hallin më shumë se për të parën. Në 7 vite, ?përkthyesi magjik? ka krijuar një trashëgimi të konsoliduar humbjesh elektorale, mediokrizim të përfaqësimit në PD, mbytje të debatit të brendshëm dhe është shndërruar fatkeqësisht në personazhin më të preferuar të meme-ve në rrjetet sociale.
Po të shtojmë dhe kaosin në sistemin e drejtësisë, një standart zgjedhjesh shumë të keq se ato të viteve 2005, 2007, 2009, 2011 dhe 2013 ku njëra palë blen vota e tjetra bojkoton, dështimi demokratik i çiftit Rama-Basha krahasuar me atë Nano-Berisha është pothuaj spektakolar.
E pra, eksperimenti me ?të përzgjerurit? perëndimor ka dështuar për fat të keq. Shqipëria e 2020 është më e keqe se ajo e viteve 2000-2013 si nga pikëpamja e lirive dhe të drejtave ashtu edhe nga ajo ekonomike ku rrethi i atyre që bejnë përpara është ngushtur shumë. Asfiksimi i elitave që janë zëvendësuar nga ?kukulla të paketuara? nga establishment, e ka futur një masë shumë të madhe votuesve në një spirale të rrezikshme abstenimi masiv. Ndaj, ata që bërtisnin me të madhe ?të ikin Nano e Berisha? duhet të kërkojnë një falje të madhe. Jo pse u larguan nga drejtimi këta të dy, por se vendin e tyre e zunë dy sharlatanë që garojnë se kush gënjën më shumë.
Pak ditë më parë përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Inf...
Siguria e pacientit është një nga treguesit më të rëndësishë...
Qëkurë Salijani-Boci zgjodhën një obez intelektual për kryet...
Para disa ditesh, me 25 Nentor, ishte Dita Nderkombetare e D...
Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipër...
Nga Nikola KedhiPërse bien kombet? Është një pyetje që njeri...
“Çdekretimi” i titullit qytetar nderi për Veton Surroin nga ...
Nga Çlirim GjataKëto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndan...
Nje nga menyrat me te mira per te pare se si po e godet viru...
Në disa nga debatet e mbrëmjes të së hënës që arrita të ndje...
Peza ka qenë rezidenca e Ramës në kohën kur, si kryebashkiak...
Xhiku jam, çun me emër në Paskuqan. Para 15 vitesh e lash me...
Për të gjithë ata(përfshi dhe Ilir Metën), që pozojnë në kra...
Bëra një postim dje në këtë faqe, ku kritikoja PD-në që akuz...
Ky debati i neveritshëm me të vdekurit e COVID-it, është pas...
Nga Ilir LevonjaSi përfundim, tani që Lulzim Basha u shpall ...
*Nga Ekrem SpahiuMe rastin e 77 vjetorit të krijimit të OKLL...
Dje Lulzim Basha gjeti mënyrēn më të poshtër për të spostuar...
Një njeri u nda nga jeta sot. Quhej Enver Veseli, por veç të...
Sokol Olldashi ishte gjallë, gjallë dhe ministër rendi. Poli...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...