Nga Andi Bushati/ Thaçi nën akuzë, një lojë politike dhe një bast i humbur
Ngritja e akuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Ko...
…Shkurt 2017. Në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit ngrihet madhështore çadra e lirisë. Republika e Re starton me devizën e fortë “Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën”. Pas tre muaj kërcënimesh dhe betimesh solemne për revolucion nën dritaret e kryeministrisë vjen rezultati: qeveri e përbashkët me Edi Ramën dhe shumë drejtori me “kompetenca”, me drejtues dinjitozë, të cilët nuk i lanë detyrat edhe pas humbjes së rëndë në zgjedhje.
Në fushatë kundërshtar kryesor u shpallën dy parti të vogla ish-aleate, të cilat nuk e refuzuan “nderin”, ndoshta edhe ngaqë nuk kishin rrugë tjetër. Ndërsa përgjëgjësia për humbjen iu ngarkua fituesit dhe ai sigurisht që nuk e pati shumë problem ta pranonte.
…Shkurt 2019. Pas një proteste të zakonshme opozitare, ku ishte shpallur si gjithmonë rrëzimi i qeverisë, vjen vendimi i papritur. Nuk rrihet në parlament me Edi Ramën, sepse i bie që pastaj të bëhemi fasadë e tij.
Përfundimi, dorëzohen me këngë e valle rreth 60 mandate, por shumica e vendeve zëvendësohen, ndonëse pa zhurmë e pa bujë. Rezultati, opozita jashtë parlamentare merr malet, ndërsa opozita parlamentare bën politikë në sallën e Kuvendit, me aq sa di dhe aq sa mundet.
Ditët e para të gjithë bërtisnin për një fitore, që askush nuk e shihte, por pas një viti ata që thonë ende se u bë mirë që ikën, numurohen me gishtat e njërës dorë.
…Qershor 2019. Temperaturat në Tiranë ngrihen në kulm, jo aq për shkak të verës, se sa nga paralajmërimet për luftë. Nuk hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën, por as atë nuk e lëmë të votohet dhe të votojë.
Këtë radhë e mbajtën fjalën, por vetëm për pjesën e parë. Ata nuk hynë, por Edi Rama ia doli. Përfundimi, dorëzuan pa shkrepur asnjë pushkë 61 bashki, të cilat ia kaluan praktikisht të gjithë pushtetin sovjetëve në Shqipëri.
Ngaqë u doli boja një herë duke e quajtur fitore djegien e mandateve, tani po përpiqen të mbajnë me gajret militantët, duke i gënjyer me zgjedhje lokale, që pritet të bëhen në vjeshtë, por pa e caktuar vitin.
…Qershor 2020. Nuk është më fare problem Edi Rama dhe as kemi nevojë më për qeveri tranzitore. Damian Gjiknurit i kanë rënë kot më qafë, madje edhe çunat problematikë nuk kanë bërë ndonjë gjë të madhe, por i ka zmadhuar pak punët “Bild-i”.
Vitin që vjen do të shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, që të zgjidhemi deputetë dhe ta kemi shok prapë në parlament, mjafton në çdo qendër votimi të ketë një numurues të Lulit dhe një tjetër të Monikës. Dhe kaq mjafton që zgjedhjet të quhen të lira dhe të ndershme.
Se për pak harrova, qeverinë do ta bëjmë copë me 15 kushtet e paplotësuara të Bundestagut dhe të Parlamentit Europian. Dhe Edi Rama pas kësaj nuk ka nga të shkojë, do të dorëzohet vetë.
Ngritja e akuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Ko...
Humbja në zgjedhjet e 2021, pritet të jetë ngjarja më dramat...
Nga Luçiano BoçiPërsëri Shahinit të arsimit “modern” gjuha d...
Kete muaj Shqiperia vendosi nje rekord absolut boteror duke ...
Nga Artan FugaQytetarja Besa Shahini sipas mediave dhe rrjet...
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se është kundër çdo...
Me 15 kushtet që konfirmoi Parlamenti Europian për të nisur ...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini pasi sulmoi maturantët si p...
Po tani! Kur Lulzim Basha bëri listat për deputetë, dy ditë ...
KPK vendosi ta largojë Fatmira Hajdarin nga sistemi gjyqësor...
Më thanë që një burrë kishte dalë te emisioni Opinion dhe nd...
Nga Veton SurroiKosova po hyn në hapësirë të papërjetuar der...
Për ta kuptuar më mirë Shqipërinë e tanishme, nuk ka nevojë ...
QSHA sapo shpërndau një njoftim po aq idiot sa edhe 30% e py...
Edhe po ngeli ashtu siç e vendosi Komiteti Politik, edhe po ...
Nëna ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmure në shtrat ...
Mbrëmë kur ti barkderr te vila jote në Gjirin e Lalëzit po i...
Mbrëmë më në fund shoqet e shoqes Besa, na njoftuan që përgj...
Sot ka një ngjarje të rëndë(sishme) që po ndodh. Në rrugë ka...
Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...