Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Nga Luçiano Boçi
Përsëri Shahinit të arsimit ?modern? gjuha dhe letërsia i është bërë ?ferrë nëpër këmbë?.
Nuk i mjaftoi testi i maturës i cili nxorri në shesh të gjitha të palarat e situatës së rënduar në sistemin arsimor, të paralajmëruara nga rezultati skandaloz i vendit tonë PISA 2018.
Tani ?gjuha?, po i nxjerr Ministres edhe të palarat e mediokritetit politik, por dhe njerëzor, krahas atij profesional.
Dhe çfarëdolloj qyrku të veshë ministrja, atë të qenurit e brishtë, apo më keq atë të qenurit patriote e mbaruar, në emër të unitetit kombëtar, ai nuk e ndihmon t?i fshihet përgjegjësisë për nivelin mjeran të mësimdhënies e mësimnxënies në shkollat tona.
E gjithë fabula false e patriotizmit të saj, është mbështetur në thirrjen dhe shprehjen ?Kthehu andej nga ke ardhur?.
Kjo është gota e ujit, ku Besa ndërton më pas gjithë fortunën e ligjërimit të saj patriotiko-akuzues.
Pa asnjë turp për postin që mban, etiketon pa pikë brishtësie, për të cilën Ministri tjetër ai i gazit lotsjellës vinte dorën në gaz e i sulej burrave, opozitën si raciste dhe me sentiment anti-shqiptar. Lleshaj shkon dhe më larg. Shahinit për gjithë këtë i thur një panegjerik pa stil dhe kërkon t?i japë me dorën e tij në fund kurorën e shqiptarizmës. Çfarë komedie?!
Besa e quan të papranueshme e skandaloze t?ia thuash ?Kthehu andej nga ke ardhur? një kosovari!?? Por kjo nuk qëndron aspak. Askush nuk ka pasur një qëllim të tillë ndaj kosovarëve, përveç Shahinit. Gjuha shqipe është e qartë në këtë pikë. Shprehja ishte vetëm për Ministren që ka emrin Besa e që rastësisht është nga Kosova. Shahini kërkon të aktualizojë frazeologjinë dhe ta interpretojë me emocionalitet në kuptimin e fjalë për fjalshëm, gjë që është e pamundur. Spekullimi i ministres këtu buron ose nga diabolizmi, ose nga padituria.
Të lutem zonja Ministre, në emër të gjithë maturantëve, kthjellohu e thellohu. Mos shih fantazma me patriotizma fals e protesta maturantësh nga opozita. Personalisht të kam këshilluar: kur nuk di, hesht. Edhe në këtë rast më mirë mos kishe folur, sepse përsëri shpalos nivel të ulët të dijes gjuhësore e letrare. E maturantët nuk ta falin.
Shprehja që ti e tund si flamur, nuk është shprehje gjeografike, është shprehje (njësi) frazeologjike. Ajo nuk ka kuptimin leksikor të kthimit në pikën e nisjes në hartë. Si shprehje ose si përdoret rëndom si njësi frazeologjike, me të cilat gegnishtja dhe shqipja letrare janë shumë të pasura, ?Kthehu andej nga ke ardhur? ka kuptimin e thjeshtë të një fjale: LARGOHU. Politikisht e kontekstualisht: JEP DORËHEQJE.
Për të iluminuar pak që ta kesh më të qartë, po të citoj përkufizimin për frazeologjinë: Njësia (shprehja) frazeologjike është njësi gjuhësore me kuptim të mëvetësishëm, e përbërë nga dy ose më shumë fjalë shënjuese (emërtuese), me gjymtyrë e ndërtim të qëndrueshëm, e formuar historikisht e për një kohë të gjatë, që ka vlerën e një fjale të vetme, riprodhohet në ligjërim si njësi e gatshme dhe funksionon në gjuhë si njësi e pandashme.
Madje ajo ka simotër dhe është sinonime me shprehjen ?ktheji thembrat nga majat?. Mos vallë dhe kjo të duket anti-shqiptare dhe raciste?
Prandaj zonja Ministre mos loz rolin e të prekurës në sedrën kombëtare. Dukesh keq dhe përsëri ke dështuar. Kësaj here ke dështuar akoma dhe më shëmtuar se kur sulmove pedagogët.
Sado të mbrojë Ministri i gazit lotsjellës je bërë gazi lotndjellës i botës. ?Patrioti? tjetër është paksa më i hidhur sepse nën rreshta i mëshon përkatësisë krahinore. Gegnishtja është vlerë e patjetërsueshme e gjuhës, letërsisë, kulturës e pse jo politikës shqiptare.
Zotërimi e përdorimi i saj me vend, është meritë, por krahas kësaj një perfaqësues i shtetit përafron maksimalisht gjuhën letrare.
Më tej Lleshaj, ministri fals i policisë, sepse i brendshëm nuk mund të quhet, i turret me shkop gome të gjithë pedagogëve e kritizerëve, duke derdhur lumin e urrejtjes primitive e shfaqur hapur komplekset e inferioritetit. Për të Besa nuk ka faj dhe burrat na kishin sharë femrën Besë dhe jo ministren. Dredhi ushtarake. Askush nuk e ka me Besën personalisht, e ka ministren që ka emrin Besë e ka me politikat e saj dhe Ramës, me propagandën e shpifur dhe gjendjen mjerane ku e kanë çuar ketu e 8 vite arsimin politikat e qeverisjes. Përgjegjësia dhe e Shahinit dhe e Lleshajt nuk është aq sa ata janë ulur në karrike, 1 apo 2 vite, por aq sa shqiptarët kanë nëpër këmbë këtë qeverisje.
Për Lleshajn që ka në krye një skizoid, por që kërkon me hetim policor parak ?skizofrenë?, faji qenka i pedagogëve që kanë nxjerrë të atillë studentë (ka frike elektorale te thojë mësuesë).
Harroi që vetë ka deklaruar se tek çdo polic do shihni fytyrën time. Po dhe e kemi parë shpesh, jo më larg se dje, duke dhunuar në mënyrë shtazarake një qytetar. Siç e pamë Lleshajn, tek dhuna ndaj protestuesve të teatrit dhe siç e kemi parë duke helmuar me gaz njerëzit në protesta. Po ata që hartuan gabim testin, pse nuk janë fytyra e ministres së Arsimit, por janë ish studentët e pedagogëve kritizerë?!
Po pse ky zell i tepruar i Lleshajt për të mbrojtur të pambrojtshmen?!
Filli që i lidh më shumë se patriotizmi fals është helmimi.
E para helmon me padije i dyti helmon me dhunë e gaz. Dhe pa hezitim se po hedh farën e përçarjes që mund ta ulërasë në ndonjë status tjetër Lleshaj, po e them që dhe ky si Besa duhet ?të kthehet andej nga ka ardhur?. Që të mos e kapë emocioni patriotik, thjesht po e sqaroj që mos të bjerë në nivelin e Shahinit, duhet TE LARGOHET.
Është më mirë t?i kthehet petkut të ushtarakut. Do ishte më i vlefshëm nën të. Arti ushtarak nuk është art policor e aq më pak ministror.
I indoktrinuar me paranojën e ekzistencës së armikut, që duhet eleminuar pjesë pjesë, nuk mund të drejtosh politikat e sigurisë së brendëshme. Formimi doktrinar e detyron atë që të shohë armiq kudo.
Për të armik janë opozitarët, qytetarët, pedagogët, sepse sipas artit ushtarak të tij i kanë sulmuar ?kështjellën? e pushtetit.
Ministrat fals që na ?qajnë me lot krokodili? (njësi frazeologjike dhe kjo) nuk mund të na shesin paaftësinë e tyre si patriotizëm.
Patriot e atdhetar je kur bën punën që të është ngarkuar me përkushtim ligjor, ndershmëri dhe dinjitet. Jo kur i shërben padijes, injorancës krimit, hashashit dhe bëhesh kobure e verbër politike për ca vota më shumë, e duke i fryrë gjuhës së urrejtjes primitive ndaj kundërshtarit qoftë ai politik, qytetar apo maturant e pedagog.
Kete muaj Shqiperia vendosi nje rekord absolut boteror duke ...
Nga Artan FugaQytetarja Besa Shahini sipas mediave dhe rrjet...
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se është kundër çdo...
Me 15 kushtet që konfirmoi Parlamenti Europian për të nisur ...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini pasi sulmoi maturantët si p...
Po tani! Kur Lulzim Basha bëri listat për deputetë, dy ditë ...
KPK vendosi ta largojë Fatmira Hajdarin nga sistemi gjyqësor...
Më thanë që një burrë kishte dalë te emisioni Opinion dhe nd...
Nga Veton SurroiKosova po hyn në hapësirë të papërjetuar der...
Për ta kuptuar më mirë Shqipërinë e tanishme, nuk ka nevojë ...
QSHA sapo shpërndau një njoftim po aq idiot sa edhe 30% e py...
Edhe po ngeli ashtu siç e vendosi Komiteti Politik, edhe po ...
Nëna ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmure në shtrat ...
Mbrëmë kur ti barkderr te vila jote në Gjirin e Lalëzit po i...
Mbrëmë më në fund shoqet e shoqes Besa, na njoftuan që përgj...
Sot ka një ngjarje të rëndë(sishme) që po ndodh. Në rrugë ka...
Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thj...
“Trimat” e tërbuar, që vjet ishin për revolucion me çdo çmim...
Nga Kreshnik Spahiu* Në jetën time kam garuar vetëm një herë...
Maturantët janë në protestë prej ditës së djeshme.Ne fakt ky...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...