Nga Astrit Patozi/ Shqipëria në tre pamje
Për ta kuptuar më mirë Shqipërinë e tanishme, nuk ka nevojë ...
Nga Veton Surroi
Kosova po hyn në hapësirë të papërjetuar deri tani, të antagonizmit të brendshëm amerikan dhe atij transatlantik
1.Po hyjmë në një territor krejtësisht të pashkelur deri tani.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që për herë të parë pas rënies së Murit të Berlinit të zhvillojnë më 27 qershor të këtij viti një proces negociator për dy shtete evropiane, Kosovën e Serbinë, por pa bashkëpunim me Bashkimin Evropian. SHBA-ja këtë e bën për herë të parë pa parime negociatore të dakorduara me palët dhe katër muaj para zgjedhjeve presidenciale, gjë që bën të besosh se i vetmi parim negociator janë interesat e ciklit zgjedhor amerikan.
Kjo e vendos Kosovën në një pozitë ku nuk ka qenë deri tani në gati tridhjetë vjetët e fundit të negociatave mes Kosovës e Serbisë (në formën e sundimit të Milosheviqit, herë të quajtur Jugosllavi, herë Serbi). Kosova po vendoset në vijën ndarëse mes interesave zgjedhore të presidentit aktual dhe konkurrencës së tij demokrate dhe njëkohësisht mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
Në tërë këto vite të shtetndërtimit kosovar, në të cilat kam qenë i përfshirë intensivisht, nuk ka ndodhur që Kosova të përfshihet në antagonizëm republikan e demokrat dhe në antagonizëm SHBA-BE. Ndonëse jo me shumë përvojë dhe jo me ndonjë peshë në botë, si Kosovë jemi përpjekur që të mbajmë si pika udhërrëfyese konsensusin e brendshëm politik amerikan dhe atë transatlantik. Këto janë shpaguar: në Rambouillet dhe Vjenë kemi qenë të suksesshëm me përkrahje të plotë republikane e demokrate në SHBA dhe në pajtim mes SHBA-së dhe Evropës.
Tash Kosova po hyn në negociata, në një ambient të skajshëm polarizues, si brenda SHBA-së ashtu edhe mes SHBA-së e Evropës. Nuk mbaj mend asnjë situatë as përafërsisht më të keqe se kjo.
2.Këtu nuk përfundon përshkrimi i situatës së mjerë.
Takimi pa parime në Washington zhvillohet pas gati një dhjetëvjetëshi negociatash pa parime të udhëhequra nga Bashkimi Evropian, së pari nga baronesha C.Ashton e mandej nga pasuesja e saj F.Mogherini. Gjatë këtij dhjetëvjetëshi ndërmjetësit e ndryshëm të BE-së testuan dhe panë se është e mundshme që të mbledhin përfaqësues të Kosovës e Serbisë në Bruksel nën ombrellën e ?ambiguitetit konstruktiv? dhe të vendosin aty për aty se çfarë është parimi udhëheqës negociator, çfarë është korniza kohore dhe çfarë është caku i tyre. Ritualisht, pas shumë takimesh shpalleshin ?marrëveshjet historike? që duhej të pasoheshin pastaj nga ?marrëveshje të tjera historike?.
Pas dhjetë vjetësh improvizimi, BE-ja ka arritur dy rezultate të dukshme politike. Fillimisht, që t?i tejkalojë improvizimet dhjetëvjeçare dhe të emërtojë një të dërguar të veçantë, M.Lajçak, i cili duhet t?i trajtojë këto si negociata mes dy shtetesh me konflikt të papërfunduar. Dy (dhe jo në shumicë për faj të vetin) që të krijojë kushte që negociatat të barten në një aventurë të Washingtonit.
3.Dhe as me kaq nuk përfundojnë telashet.
Kosova shkon në Washington pa parime negociatore të vetat. Peshën më të madhe të negociatave gjatë dhjetëvjetëshit të fundit e ka pasur një i dyshuar ndërkombëtarisht për krime, pjesa me e butë e të cilave mund të jetë hajnia. Ky është presidenti i vendit, i cili ka një kanal komunikimi të tij të veçantë me të dërguarin Grenell dhe presidentin e Serbisë, Vuçiq. Fati i tij apo inklinacionet personale mund të jenë parime negociatore, por nuk janë parime negociatore të Kosovës. Për më tepër, Hashim Thaçi i ka prirë Kosovës në negociatat e Brukselit, të cilat nuk arritën suksesin për forcimin e shtetësisë së Kosovës, por, përkundrazi, arritën ta dekonstruktonin brenda dhe ta delegjitimonin atë jashtë. Falë edhe dështimit të tij personal, tash kemi garë amerikane e evropiane për një çështje që duhej të ishte mbyllur para dhjetë vjetësh.
Krahas presidentit, i cili ka një përvojë të gjatë dhe të pasuksesshme negociatore, gjendet një kryeministër i cili nuk ka fare përvojë negociatore dhe i cili është zgjedhur në një kundërthënie të madhe të brendshme kosovare të paprecedentë në botë, gjatë pandemisë. Kryeministri ka shprehur botërisht se me çka nuk pajtohet në negociata (jo këmbim territoresh, dëmtim të tërësisë tokësore, etj.), por kjo nuk do të mjaftojë për parime udhëheqëse. Të tregosh se çka nuk dëshiron jo domosdo të çon tek pika e asaj që dëshiron, aq më shumë që kryeministri do të marrë pjesë në një kontekst negociator i cili është dakorduar (dhe ndoshta paranegociuar më herët) mes presidentit të Kosovës dhe partnerëve të tij, Grenell dhe Vuçiq.
4.Negociatat në Washington në fund të këtij muaji çfarëdo që të prodhojnë do të sjellin një dinamikë të re. Dhe çfarëdo që do të quhet rezultat pozitiv i këtij takimi do të kërkojë edhe më shumë punë. Nëse kuti matës për marrëveshje pozitive janë ato që i ka arritur deri tani ambasadori Grenell (intencën për fluturimin Beograd-Prishtinë, intencën për shpejtimin e transportit hekurudhor) atëherë çfarëdo që palët merren vesh në Washington, edhe ndonjë gjë pa relevancë, do të quhet rezultat.
Ndërkaq, nëse rezultati shkon përtej kutit të ulët matës dhe kemi lëvizje substanciale, atëherë do të ketë edhe më shumë punë në thellimin e negociatave. Aktorë implementues nuk janë vetëm Kosova e Serbia, por edhe BE-ja, që ka lidhur politikat e veta integruese me këto dy shtete në varësi nga negociatat, Rusia, e cila ka interesa gjeopolitike në Serbi e me Serbi në Evropë, dhe OKB-ja, Asambleja e Përgjithshme e së cilës ka autorizuar me Rezolutë të veten negociatat Kosovë-Serbi. Edhe në rastin më të mirë të suksesit do të ketë më shumë negociata.
Nëse palët nuk arrijnë të merren vesh për gjë, prapë do të mbetet një përkujtim për një punë të papërfunduar. Mbase përkujtim se nuk bën t?i hyhet e rihyhet një procesi pa parime.
Si gjithnjë, në këto negociata vetëm qytetarët e njërës prej palëve do të jetojnë drejtpërsëdrejti me pasojat e marrëveshjeve e mosmarrëveshjeve, ata të Kosovës./Koha.net
Për ta kuptuar më mirë Shqipërinë e tanishme, nuk ka nevojë ...
QSHA sapo shpërndau një njoftim po aq idiot sa edhe 30% e py...
Edhe po ngeli ashtu siç e vendosi Komiteti Politik, edhe po ...
Nëna ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmure në shtrat ...
Mbrëmë kur ti barkderr te vila jote në Gjirin e Lalëzit po i...
Mbrëmë më në fund shoqet e shoqes Besa, na njoftuan që përgj...
Sot ka një ngjarje të rëndë(sishme) që po ndodh. Në rrugë ka...
Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thj...
“Trimat” e tërbuar, që vjet ishin për revolucion me çdo çmim...
Nga Kreshnik Spahiu* Në jetën time kam garuar vetëm një herë...
Maturantët janë në protestë prej ditës së djeshme.Ne fakt ky...
Nuk kishte si ndodhte ndryshe…. Sot Presidenti Meta ka marrë...
Helmimi i qëllimshëm i Manzës për të justifikuar më pas ngri...
Këta deputetët e opozitës parlamentare, që po e shpallin me ...
Ngaqë e dija paraprakisht se nuk do të ndryshonin asgjë, që ...
Atë kam bërë në botimin tim me dy libra : ORIGJINAT E PUSHTE...
(Për të gjithë ata që e duan realisht ndryshimin fusha është...
Nga cikli “Me historinë poshtë nënkresës”Qysh se pati lindur...
Marrëveshja u bë, por reforma zgjedhore jo!(Vetëm një letër ...
Nga Kreshnik Spahiu* Reforma më e çuditshme elektorale në bo...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...