Nga Mentor Kikia/ Mos u tallni me fëmijët! Besa, dil e jepi zgjidhje
Sot ka një ngjarje të rëndë(sishme) që po ndodh. Në rrugë ka...
Mbrëmë më në fund shoqet e shoqes Besa, na njoftuan që përgjigja e saktë për pyetjen e famshme të personazhit heroik Turi, është opsioni D):
“Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.”
Tani këtu hapen disa diskutime të tjera, po aq të rëndësishme për fatin e Turit.
Së pari, teksti i dhënë në tezë, pra paragrafi dramatik përshkruan një Turi që vështron skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që shfaqet PËRPARA!
Pak përpara se Turi të kishte parë shkëmbin, autori na sqaron që Turit sapo i kishte dalë frika.
Ndaj në këtë pikë do ishte më e udhës që shoqet e shoqes Besa të kishin zgjedhur që Turi pasi kaloi frikën të zgjidhte opsionin A), domethënë të përpiqej të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në pozicion të sigurtë.
Por edhe opsioni B) dukej më i përshtatshëm sesa opsioni D). Në fund të fundit të zgjedhësh opsionin që sugjeron që uji i ftohtë bënte qull Turin dhe të tjerët, kur je në mes të lumit të rrëmbyer, duket e logjikshme.
Bilè, pasi ishte qetësuar nga frikërat e fillimit, edhe opsioni C) do ishte më i logjikshëm sesa ai që qenkësh destinuar për heroin tonë.
E marrim pak më me qetësi!
Shkëmbi kishte dalë PËRPARA.
Pse Turi u hodh në të djathtë?
Epo nëse shkëmbi do kishte dalë majtas, do justifikohej kërcimi i Turit djathtas, apo jo? Por ai dreq shkëmbi nuk ishte majtas! Ishte përballë? Pse Turi nuk u rras në fund të barkës? Instinkti të detyron t?i largohesh rrezikut.
Shoqet e shoqes Besa, pas 3 ditëve të provimit, vendosën që Turin ta kërcejnë djathtas.
Bilè përveçse e hedhin djathtas, zgjedhin ekzaktësisht opsionin që rrezikon edhe përmbysjen e barkës. Dhe pas kësaj në lojë nuk është vetëm fati i Turit, por edhe i shoqnis Turit!
A mos vallë në fund zgjodhën opsionin D) për të na kujtuar që nuk ishte veç Turi në rrezik e se ne kishim harruar që edhe ata të tjerët në fund të fundit ishin bij nënash. Për të cilët as që ka pyetur njeri këto 3 ditë!!!??
Pse shoqet e shoqes Besa, vendosën që Turi duhet të hidhet djathtas?
Në fakt kërcimet djathtas ose majtas, duken edhe më të rrezikshmit për një barkë me njerëz, me një shkëmb përpara mes ujit të rrëmbyer! Çfarë duan të thonë shoqet e shoqes Besa me vendimin që morën që të zgjedhin hedhjen e Turit djathtas?
Duan të na thonë mos u merrni më me Turin se ai është thjesht një kokërr budallai që bëri tamam atë që s’duhej?
Po pse djathtas?
Se budalla siç qenka, ato mundet që kur shkruan pyetjet të kishin vendosur që Turi të hidhej majtas!
Por jo!
E hodhën djathtas! Dhe kjo zgjedhje nuk duket fare pa kuptim. Duket se duan të na kujtojnë diçka shoqet e shoqes Besa!
Ne mbase nuk do e mësojmë kurrë nëse Turi doli i gjallë nga lumi.
Por nga shoqet e shoqes Besa u njoftuam që ndërsa ishte në lumë, e mbase në ditën më të keqe të jetës së vet, Turi u hodh në të djathtë. Këtë vendosën si zgjidhje për fatin e Turit shoqet e shoqes Besa. 3 ditë pas provimit dhe dy ditë pas protestave të maturantëve. Nese gjithë kjo histori nuk do ishte kaq idiote, do dukej si mesazh. Dhe e fundit: Po letërsia si u gjend te barka Turit?/CNA.al
Sot ka një ngjarje të rëndë(sishme) që po ndodh. Në rrugë ka...
Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thj...
“Trimat” e tërbuar, që vjet ishin për revolucion me çdo çmim...
Nga Kreshnik Spahiu* Në jetën time kam garuar vetëm një herë...
Maturantët janë në protestë prej ditës së djeshme.Ne fakt ky...
Nuk kishte si ndodhte ndryshe…. Sot Presidenti Meta ka marrë...
Helmimi i qëllimshëm i Manzës për të justifikuar më pas ngri...
Këta deputetët e opozitës parlamentare, që po e shpallin me ...
Ngaqë e dija paraprakisht se nuk do të ndryshonin asgjë, që ...
Atë kam bërë në botimin tim me dy libra : ORIGJINAT E PUSHTE...
(Për të gjithë ata që e duan realisht ndryshimin fusha është...
Nga cikli “Me historinë poshtë nënkresës”Qysh se pati lindur...
Marrëveshja u bë, por reforma zgjedhore jo!(Vetëm një letër ...
Nga Kreshnik Spahiu* Reforma më e çuditshme elektorale në bo...
Meqë zoti Luli Basha thotë se ka ngelur vetëm një pikë për t...
Prej një jave publiku është bombarduar nga lajmet për Reform...
Pandemia COVID-19 ka patur nje ndikim serioz ne ekonomine e ...
Nga Ilir Levonja* Përfundimisht vendi amë nuk arriti të na m...
Unë nuk kam qenë asnjëherë krenar për ndonjë udhëheqës shqip...
Që të kuptosh një kryeministër duhet të kesh qenë së paku nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...