“Zgjedhorja”/ Ilva Tare: Reforma e duhur, demokracia e partive
Prej një jave publiku është bombarduar nga lajmet për Reform...
Meqë zoti Luli Basha thotë se ka ngelur vetëm një pikë për të arritur marrëveshjen “historike” për reformën zgjedhore, dhe zoti Edi Rama po i mban hatrin atij dhe nuk po e thotë fjalën e fundit, deri sa të kemi një kompromis të madh, unë kam një propozim:
Mos bëni kot sikur ziheni për gjëra të parëndësishme, që fillojnë e mbarojnë tek prania e militantëve tuaj në qendrat e votimit, se për aq po bëhet e gjithë kjo luftë gjelash arbërorë.
Depolitizimi i komisioneve zgjedhore është minimumi që mund të bëhet për të çliruar votën e shqiptarëve nga kthetrat e hajdutëve të çertifikuar të zgjedhjeve, duke filluar nga viti 1996 e deri sot, që po flasim.
Sepse përfaqësuesit e partive të mëdha në komisione dhe në qendrat e numurimit janë ekzekutorët e të gjitha deformimeve të rënda në çdo proces votimi në Shqipëri dhe ky është fakt i njohur botërisht.
Por edhe nëse ky çlirim do të ndodhë ndoshta tani, me zbythjen e zotit Luli dhe me bekimin e zotit Edi, ai është sërish i pamjaftueshëm. Sepse një problem po kaq i madh mbetet numurimi jo i njëkohshëm i votave në të gjithë territorin e Shqipërisë, gjë që zakonisht i jep avantazh fituesve dhe dekurajon humbësit, duke deformuar rëndshëm rezultatin.
Ndaj edhe ky hall i madh duhet zgjidhur brenda kësaj gjysëm reforme.
Mundësia më e mirë do të ishte votimi dhe numërimi elektronik, por me sa duket ne jemi shumë larg kësaj perspektive dhe ata që nuk duan ta bëjnë prej gati 10 vjetësh fshihen si struci pas OSBE/ODIHR-it.
Në kërto kushte, e vetmja zgjidhje është që numërimi të kryhet në çdo qendër votimi, që rezultat të dalë njëkohësisht në gjithë Shqipërinë.
Kjo do të shmangte zvarritjet dhe deformimet e rrënda, që përsëriten në mënyrë ciklike në Shqipëri, sa herë ka zgjedhje.
Ndërkohë kjo do ta thjeshtonte më shumë e do ta bënte në të menaxhueshme skemën e administrimit të zgjedhjeve, sepse e njëjta treshe, që do të shërbente si komision votimi do të kryente edhe numurimin e votave.
Nuk kam shumë shpresë se ky propozim do të merret në konsideratë, por ju siguroj se nëse do të ketë realisht një reformë gjysmake zgjedhore, ajo nuk do të kishte asnjë kuptim pa zgjidhjen e këtij problemi, që e kemi në kurriz prej kaq vitesh në Shqipëri.
PS Ky propozim i drejtohet kryesisht Oerd Bylykbashit të Partisë Demokratike, i cili duhet t’ia shpjegojë se çfarë kam parasysh me këtë zotit Luli Basha, sepse ky i fundit e ka vështirë që ta kuptojë.
Ndërsa zoti Edi Rama mendoj se nuk ka nevojë për ndihmën e Damian Gjiknurit në këtë rast, sepse e di se për çfarë bëhet fjalë, por atij thjesht mund të mos i interesojë që ta bëjë.
Prej një jave publiku është bombarduar nga lajmet për Reform...
Pandemia COVID-19 ka patur nje ndikim serioz ne ekonomine e ...
Nga Ilir Levonja* Përfundimisht vendi amë nuk arriti të na m...
Unë nuk kam qenë asnjëherë krenar për ndonjë udhëheqës shqip...
Që të kuptosh një kryeministër duhet të kesh qenë së paku nj...
I dëgjuat ju klithmat e mia? Po rënkimet e dhimbjeve, gjakun...
Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepi...
Tym i i bardhë apo tym i ziNë media rinisën edhe njëherë të ...
Nga Ilir Levonja Çfarë ndodh në Minesota, çfarë ndodh në Tir...
Pas turpit komik të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore,...
Sot është një ditë, që i duhet kushtuar posaçërisht atyre të...
Nga Valbona MeziniDebate mbi listat zgjedhore dhe sistemin z...
1. Parmbrëmë pak pas mesnate, Sali Berisha u zgjua nga gjumi...
Vitin tjetër do jenë zgjedhjet parlamentare dhe rezultati mu...
Bashkia e Tiranes sapo ka nisur shkresen zyrtare ne Ministri...
Lulzim Basha arrin të zhgënjejë edhe ata që nuk kanë pasur k...
Kryeministri i akuzuar për korrupsion luan rolin e viktimës ...
Nga Arben BerishaMir’ mo mir, të dëgjova….. po a s’më thua, ...
PS dhe PD u morën vesh për të bërë disa retushime të ligjit ...
Nga Kreshnik Spahiu* Presidenti Meta ka hedhur dje hapin e p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...