Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Nga Ilir Levonja
* Përfundimisht vendi amë nuk arriti të na mundësoj ne emigrantëve të drejtën e votimit. E ashtuqujtuara reformë zgjedhore na anashkaloi rishtas, madje me një rrudhje buzësh dhe me paraqitjen e politikanit mashtrues klasik që po degradon një nga popujt më vital të Ballkanit Perëndimor, shqiptarët. Dhe ta mendosh që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 ndihma financiare e ofruar nga djersa dhe gjaku i emigrantëve kapi shifra që mundën edhe kontributin buxhetor të vet shtetit. Pa përmendur ndihmën ndër shekuj ku edhe Zotin e kemi institucionalizuar po prej tyre, siç është shembulli i emigrantit politik Fan Nolit etj., me kishën e Shën Gjergjit në Boston më 1935.
Shteti amë na anashkaloi rishtas dhe jo pa qëllim, diaspora a emigrantët kudo që janë sado prirjeve politike a bindjeve kurrë nuk do ta mbanin vendin në një tranzicion dekadash, kjo fal përvojës jetësore të demokracive ku ata jetojnë. Kurrë nuk do ta bënin Shqipërinë një tryezë bisedash në një sallon ambasade të huaj pasi do dinin të gjenin gjuhën, do dinin të komunikonin, do dinin ta çonin vendin e tyre aty ku i takon pa ndihmën e asnjë të huaji. Sado socialistë, demokratë, ballistë, legalistë, komunistë…, kudo ku janë u ka rënë bytha në ujë rrugëve të globit.
Dhe kanë aq gjoks sa të shohin njëri-tjetrin në sy, ta përqafojnë, t’i hapin derën dhe të qajnë bashkërisht për dertet a poshtërsitë që i kanë shkaktuar vetes dhe vendit. Kjo është përvoja e shtegtarit që aq emocionalisht e shqiptoi qiejve një poet i yti atdhe, ne popull muhaxhir ecim nëpër shi. Ai quhej Bilal Xhaferri, aludonte për Çamërinë, truallin e origjinës, por që aq shumë i shkonte vendit për shtat. Pasi kësisoj jemi dhe jo pak por plot 1.7 milion. Por nuk e kemi të drejtën e votës, nuk na do Tirana. Edhe sot e kësaj dite shqiptarët e vendit amë (se ata në Kosovë e Maqedoni votojnë) fal mutërve të politikës janë gati të vriten për çështjet e popujve në gadishullin arab të Palestinës se sa për fatin e tyre a çifutërinë e tyre nga esnafi politik rrugëve të rruzullit.
Përfundimisht vendi amë na degdisi akoma më larg. Dhe shumë syresh mbajnë mend se si i pari i qeverisë e bëri premtim të bujshëm që më 2013, por shpejt e harroi. Nuk harroi të glorifikonte unin edhe me metodat e perëndimit one man show, pasi quan popull teseristët e një formacioni shelegësh. Madje ironia më e madhe është edhe fakti se kemi një gjoja institucion a Ministri të diasporës. Po tashmë nuk është e vështirë për të kuptuar se në zhvillimet pas 90-tës shtetarët nuk e duan, nuk e kanë dashur votën e emigrantit. Jo vetëm të majtët, por edhe të djathtët. Ky është persekutimi klasik dhe më i dhimbshmi ndaj harrojeni vuajtjet nga malet, mes borës, ndjekjen e policive a përndjekjen e të të qenit pa letra botës. Harrojini ose quajeni si asgjë përpara këtyre poshtërsive që na bën vendi amë.
Ndaj sot nuk ka faj vetëm ai që qeveris, por edhe opozitarizmi. Diasporën sot më shumë se qeveria e vrau pikërisht opozitarizmi. Një forcë e mefshët që kurrë nuk e njohu sfidën e sojit nga vjen por la të qeverisi për plot 7 vjet një nga fatkeqësitë sociale më të mëdha të këtij fillim shekulli. Një opozitë që kurrë nuk e mësoi se në betejë futesh vetëm me një mendësi, o fiton ose vdes.
Për më tepër kur shqiptarët po ktheheshin në një Kolumbi e Eskobarit a Meksika e El Chapos. Për më tepër kur vrasjeve pa emër të rrethinave të Vlorës po u hidhej përsipër imitime asfalti nga gjoja Rio de Zhanjero i largët. Për më tepër ajo pak histori a traditë prindërore me aq sa ishte, me erë vaj kikiriku, por e jona, u rrafshua në emër të një tavoline, sa bëm sonte dhe sa do bëjmë nesër. Ky është vendi jonë të dashur vëllezër emigrantë, më i bukuri në botë. Por i nënshtruar totalisht nga shallvaret, xheli dhe ”mëshironjësit” që ndajnë çanta me ushqime. Nuk na do Tirana vëllezër dhe kjo është e kuptueshme, ujrat do kishin rrjedhur ndryshe.
Unë nuk kam qenë asnjëherë krenar për ndonjë udhëheqës shqip...
Që të kuptosh një kryeministër duhet të kesh qenë së paku nj...
I dëgjuat ju klithmat e mia? Po rënkimet e dhimbjeve, gjakun...
Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepi...
Tym i i bardhë apo tym i ziNë media rinisën edhe njëherë të ...
Nga Ilir Levonja Çfarë ndodh në Minesota, çfarë ndodh në Tir...
Pas turpit komik të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore,...
Sot është një ditë, që i duhet kushtuar posaçërisht atyre të...
Nga Valbona MeziniDebate mbi listat zgjedhore dhe sistemin z...
1. Parmbrëmë pak pas mesnate, Sali Berisha u zgjua nga gjumi...
Vitin tjetër do jenë zgjedhjet parlamentare dhe rezultati mu...
Bashkia e Tiranes sapo ka nisur shkresen zyrtare ne Ministri...
Lulzim Basha arrin të zhgënjejë edhe ata që nuk kanë pasur k...
Kryeministri i akuzuar për korrupsion luan rolin e viktimës ...
Nga Arben BerishaMir’ mo mir, të dëgjova….. po a s’më thua, ...
PS dhe PD u morën vesh për të bërë disa retushime të ligjit ...
Nga Kreshnik Spahiu* Presidenti Meta ka hedhur dje hapin e p...
Një ditë maskat bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me ...
E di që puna më e keqe që mund të bësh është të gjykosh atë ...
Nga Ilir LevonjaPas një aktiviteti për të drejtat civile Mar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...