Nga Kreshnik Spahiu/ Lërini të qeverisin 2-3 vite së bashku, ky do jetë fundi i tyre....
Vitin tjetër do jenë zgjedhjet parlamentare dhe rezultati mu...
1. Parmbrëmë pak pas mesnate, Sali Berisha u zgjua nga gjumi qullë në djersë. Ca prej një ëndrre acaruese që po shikonte me artistë, ca prej shurrës cinike të moshës. Vërdhoi drejt banjës, shurroi nxitimthi dhe shkoi të merrte celularin. Ashtu me brekët e qullura nëpër këmbë nuk shkoi në krevat të shikonte vazhdimin e ëndrrës por sërish në halé, ndezi telefonin dhe filloi të filmonte veten:
-O Aleksandër Gjoka, çfarë të duket vetja ty që ke 40 vjet e po na çan trapin? 10 vjet duke kënduar fshuhurazi “këngë italiane dashnie” nëpër shkurret e Liqenit, 30 vjet na shfaqesh në radio, televizione, sheshe qytetesh, kasetofona makinash, mitingje elektorale, internet, festivale duke u çjerrë për ndjenjat, beqaret, zemrat e thyera, dallgët e detit…
2. Mëse e vërtetë është llogaritja e këtyre hespave.
40 vjet ka Aleksandër Gjoka që nuk i ndahet skenës,
36 vjet ka Adi Krasta dhe Reiz Çiço që nuk zhduken nga ekranet,
34 vjet ka Gramoz Ruçi që nuk i ndahet politikës,
26 vjet ka Bleona Qerreti që ka pronësuar industrinë e tallavasë,
29 vjet ka Sali Berisha, Ilir Meta dhe Pandeli Majko në frontin e parë të politikës,
20 vjet Armand Duka në drejtimin e futbollit shqiptar,
22 vjet Edi Rama nuk i ndahet pushtetit,
22 vjet edhe Sinan Hoxha që u këndon dhëndurëve,
25 vjet Shezai Rrokaj dhe Mynyr Koni në drejtimin e universiteteve publike,
29 vjet që kanë rrëmbyer tregun mediatik Blendi Fevziu, Mero Baze, Andi Bushati, Andi Bejtja, Armand Shkullaku, Ylli Rakipi…
E nëse e keni parë edhe ju videoselfien ku këngëtari Sandër Gjoka shfryn e shan pa doganë establishmentin politik të Tiranës jepini të drejtë artistit. Nuk është duhmë e bajatosjes që na ka shpifur politika dhe media këto 30 vjet por është klithma e konkurencës mes tyre.
Arti kundër politikës në rrëmbimin dhe përvetësimin jo vetëm të vëmendjes por edhe të parasë publike. Këtu tek ne artistët dhe gazetarët bëjnë politikë ndërsa politika i këndon tallava miletit çdo ditë. Ndaj sheshet e mitingjeve elektorale janë plot dhe sallat e teatrit dhe koncertit mbeten bosh. Gjithësesi mos u shqetësoni kur i bërë dru me alkool ulëret Sandër Gjoka. Ka edhe pak aktrim brenda asaj klithme. Duket sikur acarohen por në të vërtetë ia shkelin njëri-tjetrit syrin. Sa herë ndihen të rrezikuar bëhen bashkë edhe arti, edhe politika. Duan të mbeten përjetësisht në skenë të dyja palët pa ia hapur rrugën këngëtarit të ri, politikës së re.
Pasi të lexoni këtë shkrim, u pres te lokali i lagjes dhe bëhemi dru me raki. Pastaj bëjmë edhe ne një video. Shajmë politikën, shajmë artin, shajmë edhe veten tonë!
Vitin tjetër do jenë zgjedhjet parlamentare dhe rezultati mu...
Bashkia e Tiranes sapo ka nisur shkresen zyrtare ne Ministri...
Lulzim Basha arrin të zhgënjejë edhe ata që nuk kanë pasur k...
Kryeministri i akuzuar për korrupsion luan rolin e viktimës ...
Nga Arben BerishaMir’ mo mir, të dëgjova….. po a s’më thua, ...
PS dhe PD u morën vesh për të bërë disa retushime të ligjit ...
Nga Kreshnik Spahiu* Presidenti Meta ka hedhur dje hapin e p...
Një ditë maskat bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me ...
E di që puna më e keqe që mund të bësh është të gjykosh atë ...
Nga Ilir LevonjaPas një aktiviteti për të drejtat civile Mar...
Nga Kreshnik Spahiu* Ilir Meta dhe Zonja e Parë Monika kanë ...
Po e nis monologun për sonte më një pyetje që po ua bëj juve...
Nga Tanush ÇaushiNga përgjumja e Pandemisë?…Natyrshëm më lin...
* Dje, mbrëmë më mirë, në emisionin e Sokol Ballës, “real st...
Nga Kreshnik Spahiu* Për herë të parë pas 30 vitesh një amba...
Kush e ka radhën? Kur ISIS u fut në Siri disa vite më parë, ...
Ngjarje të mëdha si kjo e shëmbjes së Teatrit Kombëtar janë ...
Edi Rama! Sot Ti je në gjendje shumë më të rëndë se presiden...
Pse teatri u shemb në 17 Maj? Mendoj që s’ka lidhje aspak me...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...