Kërcënoi pronarët në Tropojë/ Rama degjeneron ish-zv.ministrin socialist: E bënte rrumbullak gjumin në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri i akuzuar për korrupsion luan rolin e viktimës dhe keqpërdorë historinë, ndërsa i biri i tij lutet për shkatërrimin e BE-së dhe ëndërron ?një Europë të krishterë?: çfarë drejtimi ka marrë demokracia izraelite? Një shpjegim brilant nga profesori Omri Boehm.
Nga Enver Robelli
Të dielën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu doli para gjyqit. Ai akuzohet për korrupsion dhe poshtërsi të tjera. Netanjahu u përpoq ta prezantojë veten si viktimë të drejtësisë izraelite. Ai tha se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara dhe tregoi se tashmë i kanë shkruar edhe të mbijetuarit e Holokaustit duke i thënë se po luten për të për shkak se e kanë sulmuar dhe po e ?shqyejnë ujqit?. ?Kjo më ther në zemër?, shtoi Netanjahu me ton teatral të një akuzuari për korrupsion që nuk ka asnjë skrupull dhe keqpërdorë edhe tragjedinë historike të popullit hebraik për të arsyetuar të këqijat e tij.
Kampi i Netanjahut e ka sulmuar ashpër prokurorin Avihai Mandelblit, i cili tani gëzon mbrojtje policore. Mes viteve 2013-2016 Mandelblit ka qenë sekretar i kabinetit të Netanjahut, pra bashkëpunëtor lojal i kryeministrit. Tani është prokuror në procesin kundër ish-shefit të tij. Kjo është e mundur vetëm në një shtet demokratik siç është Izraeli. Në vendet përreth vetëm ideja apo ëndrra që të nxirren para gjyqit politikanë të dyshuar për korrupsion, konsiderohet mëkat. Në Izrael kryeministri Ehud Olmert është dënuar më 2012 me 27 muaj burg për mashtrim.
Por çfarë drejtimi ka marrë demokracia izraelite me Benjamin Netanjahun në krye? Në gazetën gjermane ?Süddeutsche Zeitung? profesori Omri Boehm, i lindur më 1979 në Haifa, tani ligjërues në New School for Social Research në New York, përshkruan dhe analizon në mënyrë brilante sjelljen e popullistit Netanjahu dhe qeverisë së tij. Boehm thekson se për liberalët gjermanë po bëhet gjithnjë e më vështirë të përkrahin Izraelin. Deri më tani ata thoshin: ?Unë përkrah idenë e një shteti hebraik dhe demokratik, hedh poshtë pushtimin dhe shpresoj në një zgjidhje të konfliktit me dy shtete (Izrael dhe Palestinë)?.
Nën Netanjahun ideja se do të ketë dy shtete (një izraelit, tjetri palestinez) ka vdekur. Izraeli e ka ndërmend që sivjet gjatë verës të nisë aneksimin e rreth një të tretës të Bregut Perëndimor (Westbank). Nëse s?ka shtet palestinez dhe nëse trajtimi jo i barabartë juridik i hebrenjve dhe arabëve nuk parashikohet vetëm për 50 vite, por përgjithmonë, atëherë ? pyet Boehm ? a nuk është i saktë nocioni ?aparteid?? Si qëndron puna me të drejtën e ekzistimit të Izraelit si shtet hebraik dhe demokratik nëse gati 50 për qind e popullsisë janë palestinezë?
Omri Boehm thekson se antisemitizmi real nuk haset te e majta politike, por te e djathta. ?Donald Trumpi, i cili rregullisht shfrytëzon motive apo klishe antisemite, i ka quajtur ?njerëz të mirë? neonazistët që me kryqe hitlerianë marshuan në qytetin Charlottesville ? dhe për këtë ai nuk është kritikuar nga Izraeli. Prej se ka vendosur të përkrahë aneksimin e territoreve palestineze nga Izraeli dhe të mbështesë legjislacionin nacionalist, ai gjithandej në spektrin politik të Izraelit përshëndetet si mik i vërtetë ? dhe është pritur në (memorialin e gjenocidit ndaj hebrenjve) Yad Vashem si mysafir shtetëror?, shkruan Boehm.
Ai rikujton se nën Netanjahun shumë politikanë të djathtë të Europës dhe më gjerë si Viktor Orbán, Matteo Salvini, Jair Bolsonaro, Rodrigo Duterte janë pritur në Yad Vashem. Shumicën e këtyre politikanëve i bashkon refuzimi pjesërisht ekstrem i myslimanëve. Dhe shumica prej tyre nuk janë shquar si luftëtar kundër antisemitizmit. Përkundrazi: me sulmet kundër filantropit hebraik George Soros, kryeministri hungarez Viktor Orbán shërbehet me a pa dashje me klishe antisemite.
E djathta ekstremiste gjermane me në krye AfD-në (Alternativa për Gjermaninë) është lumturuar pa masë pasi djali i Netanjahut, Yair Netanjahu, i cili është edhe zëdhënës jozyrtar i babait të tij në mediat sociale, në fillim të majit shkroi në Twitter: ?BE është armike e Izraelit. Schengeni ka vdekur. Shpresojmë së shpejti edhe BE globaliste. Pastaj Europa do të jetë e lirë, demokratike dhe e krishterë?. Në këtë Europë të fantazuar nga i biri i Netanjahut nuk do të kishte vend as për hebrenjtë, por për nacionalistët izraelitë të krahut të Netanjahut kjo nuk është aq e rëndësishme ? me rëndësi është që Gjermania të çlirohet nga ?ndikimi mysliman?, siç nënvizon profesori Omri Boehm.
Rrjedhimisht, jo pak izraelitë e shohin Trumpin si korrektues ndaj Barack Obamës gjoja promysliman dhe antihebraik. Ndonëse, shkruan Boehm, Obama e ka furnizuar me armë Izraelin si asnjë president amerikan para tij, por kjo nuk është marrë parasysh. ?Obama kundërshtoi aneksimin, Trumpi dhe lëvizja Tea Party e përkrahën aneksimin, rrjedhimisht Obama u konsiderua antisemit?.
Nga Arben BerishaMir’ mo mir, të dëgjova….. po a s’më thua, ...
PS dhe PD u morën vesh për të bërë disa retushime të ligjit ...
Nga Kreshnik Spahiu* Presidenti Meta ka hedhur dje hapin e p...
Një ditë maskat bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me ...
E di që puna më e keqe që mund të bësh është të gjykosh atë ...
Nga Ilir LevonjaPas një aktiviteti për të drejtat civile Mar...
Nga Kreshnik Spahiu* Ilir Meta dhe Zonja e Parë Monika kanë ...
Po e nis monologun për sonte më një pyetje që po ua bëj juve...
Nga Tanush ÇaushiNga përgjumja e Pandemisë?…Natyrshëm më lin...
* Dje, mbrëmë më mirë, në emisionin e Sokol Ballës, “real st...
Nga Kreshnik Spahiu* Për herë të parë pas 30 vitesh një amba...
Kush e ka radhën? Kur ISIS u fut në Siri disa vite më parë, ...
Ngjarje të mëdha si kjo e shëmbjes së Teatrit Kombëtar janë ...
Edi Rama! Sot Ti je në gjendje shumë më të rëndë se presiden...
Pse teatri u shemb në 17 Maj? Mendoj që s’ka lidhje aspak me...
Nga Ilir LevonjaNë studiot televizive debati për teatrin ka ...
Në fund të fundit e vit pas viti, Dielli me shoshë nuk mbulo...
Nga Azgan Haklaj * Në një cikël shkrimesh për UÇK-në, aksion...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...