Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Edhe po ngeli ashtu siç e vendosi Komiteti Politik, edhe po u bë siç po e kërkon Myslim Murrizi, por edhe po u gjet një rrugë e mesme më e pranueshme për të ashtuquajturën reformë elektorale, ne, në të gjitha rastet, do të shkojmë në zgjedhje.
Me koalicione, pa koalicione, me prag të ulët, apo me prag të lartë, me lista të hapura, apo pa lista fare, sido që ta bëjnë, ne prapë aty do të na kenë, tek kutitë e votimit, të gatshëm për t’u votuar dhe provuar.
Madje edhe sikur të çmenden fare dhe ta shkruajnë në kushtetutë që në Shqipëri nuk lejohet të garojnë forca të tjera politike, përveç Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe LSI-së, si shoqëruese misi e njërës nga të dyja, sipas radhës, ne sërish do të marrim pjesë.
Sepse jemi të bindur se vetëm me votë mund t’u imponohemi pengmarrësve të lirisë së zgjedhjes në Shqipëri, të cilët nuk kanë lënë gur pa lëvizur dhe rreng pa organizuar prej kaq e kaq vitesh që të mos heqin dorë nga monopoli i tyre politik.
Jo për gjë, por nuk dimë të ketë ndonjë mënyrë tjetër për ta ndryshuar rendin e gjërave në një vend demokratik.
Ky është një vendim i formës së prerë, i cili nuk ka lidhje me debatin e këtyre ditëve për listat e hapura e aq më pak mund të kushtëzohet me produktin përfundimtar, që do të votohet në parlament, si reformë ose jo.
Sepse ne nuk e konsiderojmë reformën zgjedhore si një kostum, që duhet të pritet sipas masës së trupit tonë, siç po bëjnë shumë të tjerë, dhe hajde o burra të kapim ndonjë copë në tavolinë apo poshtë saj.
Tek e fundit, zoti Luli Basha dhe zoti Edi Rama na e kanë bërë më të lehtë ndarjen e mendjes, kur vendosën përmes përfaqësuesve të tyre në Këshillin Politik që t’i lënë pas krahëve luftërat dhe mëritë e vjetra dhe ta fillojnë edhe një herë dashurinë nga e para. Më keq se aq nuk mund të kishte, por ne jemi të përgatitur edhe për atë.
Ndërsa çdo gjë tjetër që mund të prodhojë rihapja e debatit për reformën zgjedhore, jemi të sigurt se vetëm mund ta ndryshojë për mirë gjendjen paraelektorale në Shqipëri për të vendosur një minimum rregullash të pranueshme dhe për të dhënë disa garanci më shumë për çdo garues, që do të futet në zgjedhjet e ardhshme.
Ndaj asnjë shqetësim për debatin dhe prognozën e reformës zgjedhore, që nuk ka fallxhor ta dijë si do të përfundojë. Sepse më e keqja ka kaluar dhe humbjen e kemi në xhep, edhe sikur të miratohet ashtu siç është marrëveshje-dakordësimi i Damianit me Oerdin. Ne prapë do t’ia dalim.
Ndaj edhe të gjithë ata individë apo grupime shoqërore, të cilët janë prononcuar kundër statuskuosë dhe kastës së vjetër politike, nuk kanë asnjë arsye të hezitojnë apo të dekurajohen, çfarëdo që të ndodhë nesër me reformën zgjedhore.
Përkundrazi. Koha punon për ndryshimin.
Nëna ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmure në shtrat ...
Mbrëmë kur ti barkderr te vila jote në Gjirin e Lalëzit po i...
Mbrëmë më në fund shoqet e shoqes Besa, na njoftuan që përgj...
Sot ka një ngjarje të rëndë(sishme) që po ndodh. Në rrugë ka...
Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thj...
“Trimat” e tërbuar, që vjet ishin për revolucion me çdo çmim...
Nga Kreshnik Spahiu* Në jetën time kam garuar vetëm një herë...
Maturantët janë në protestë prej ditës së djeshme.Ne fakt ky...
Nuk kishte si ndodhte ndryshe…. Sot Presidenti Meta ka marrë...
Helmimi i qëllimshëm i Manzës për të justifikuar më pas ngri...
Këta deputetët e opozitës parlamentare, që po e shpallin me ...
Ngaqë e dija paraprakisht se nuk do të ndryshonin asgjë, që ...
Atë kam bërë në botimin tim me dy libra : ORIGJINAT E PUSHTE...
(Për të gjithë ata që e duan realisht ndryshimin fusha është...
Nga cikli “Me historinë poshtë nënkresës”Qysh se pati lindur...
Marrëveshja u bë, por reforma zgjedhore jo!(Vetëm një letër ...
Nga Kreshnik Spahiu* Reforma më e çuditshme elektorale në bo...
Meqë zoti Luli Basha thotë se ka ngelur vetëm një pikë për t...
Prej një jave publiku është bombarduar nga lajmet për Reform...
Pandemia COVID-19 ka patur nje ndikim serioz ne ekonomine e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...