Nga Ilirjan Blloshmi/ Do kërkojë falje Lulzim Basha, Çimi i syrit e shpura pas tyre tani?!
Po tani! Kur Lulzim Basha bëri listat për deputetë, dy ditë ...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini pasi sulmoi maturantët si politikë se fundmi është hedhur në llogoren e luftës me pedagogët që kritikuan testin e maturës së Gjuhë-Letërsisë.
Shahini i jep lirinë vetes që ti quajë pedagogët frikacakë që nuk duan të përballen me ndryshimin, duke i kujtuar se ?nuk mjafton vetëm të dish se kur dhe ku ka lindur Naim Frashëri apo çfarë simbolizon ai dhe veprat e tij për kombin tonë?. Nuk e dimë nëse shoqes Besa do i kishin lindur dyshime për aftësinë e pedagogëve të gjuhë-letërsisë për të formuluar çfarë simbolizon Naim Frashëri për kombin, nëse pedagogët do kishin mbushur statuset e tyre me lavdërime për pamjen dhe vështrimin space out të shoqes Besa. Nuk e dimë se pse shoqja Besa po kërkon të thërrasë në ndihmë Naimin, por është e turpshme kur thërret në ndihmë maturantët kundra pedagogëve.
?Duhet të zotërosh gjithashtu edhe aftësinë të komentosh mbi veprat e Frashërit përmes eseve të mirë-argumentuara, si dhe të njohësh dallimin mes esesë argumentuese dhe asaj përshkruese?, bën leksion Shahini për pedagogët.
Ministrja i kujton pedagogëve se ?nuk mjafton ta konsumosh letërsinë në mënyrë pasive dhe të vlerësohesh sipas saktësisë së identifikimit të personazheve apo riprodhimit përmendësh të elementëve kryesorë të veprës, por nevojitet lexim aktiv që rrit kuptueshmërinë?. Tani nuk e dimë se çfarë konsumon shoqja Besa, por ky nivel mendjemadhësie, fodulleku dhe tangërlleku ndaj pedagogëve që as i njeh fare dhe nuk ua ka takuar ndonjëherë leksionin, me siguri nuk i buron nga konsumimi i letërsisë.
?Kjo frikë i nxjerr ata nga vetja dhe i çon nëpër debate televizive për të bërë edhe luftën e tyre të fundit kundër të pashmangshmit modernizim, i cili ka filluar tashmë në arsimin parauniversitar, por që nuk po arrin të dëpërtojë në arsimin e lartë?, shkruan Shahini. Por çfare e nxorri nga vetja shoqen Besa, që deri tani e kemi parë veç në foto ku shfaqet pa energji, pa grintë, pa pasione dhe pa motivim jo vetëm për të folur për letërsinë, por as për postin që i kanë rrasur të ushtrojë.
Shahini nuk dallon dot e nuk kupton që problemi për të cilin është folur këto ditë është hartimi i testit të maturës, jo mësimëdhënia në Universitete.
Lexoni çfarë shkruan Shahini:
?Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar po shkon duke u zgjeruar, sepse reforma kurrikulare shkollore, me gjithë sfidat që ka në zbatim, po e çon arsimin drejt aftësimit të nxënësve për punë apo për jetë. Ndërkohë, pedagogët e universitetit po refuzojnë kokëfortësisht ta ndjekin këtë trend?.
Nuk e dimë se me ç?mënyra i duhet rritur shoqes Besa kuptueshmëria e problemeve që kanë prezantuar maturantët, pasiqë Naimi nuk ka denjuar ndonjëherë të trajtojë rastin “Besa”.
Shahini sulmon edhe një pedagoge që e ka kritikuar testin në televizor, duke i thënë se:
?Ajo (besoj) nuk e kuptonte në ato momente sa fliste, që shumica e maturantëve i janë përgjigjur saktë shumicës së pyetjeve në test, që do të thotë se janë më të përgatitur se studentët e saj që do të bëhen mësuesit e ardhshëm. Këta maturantë, ndërkohë, do të bëhen studentët e saj dhe do t?i kërkojnë mësimdhënie që ndërton aftësi të aplikimit të njohurive dhe jo vetëm memorizim pasiv të fakteve. E thënë ndryshe, ky është presioni që pedagogët po e ndjejnë: të ndryshojnë metodat e tyre të punës në dobi të së ardhmes së studentëve të tyre?.
E thjeshtë të gjesh këtë mënyrë dhe rrugë shpëtimi, që mund të vërtetohet vetëm nëse maturantët kërkojnë masivisht dhe marrin kopje të testeve të korrigjuara të gjuhë-letërsisë.
Dhe meqe erdhëm këtu, i kujtojmë shoqes Besa që vjet testi i gjuhë- letërsisë pati të njëjtat probleme dhe megjithëse u kërkua masivisht, pothuaj asnjë maturanti nuk ju dha kopja e testit të vet.
Shoqja Besa beson që gjithë protesta e maturantëve i shërbeu pedagogëve të cilët ?nxorrën energjinë negative”. Besa vijon ti këshillojë në formë kërcënimi pedagogët të cilët “tani të mund të ulen dhe të reflektojnë për punën që po bëjnë në universitet dhe reformën e pashmangshme”.
E bukura është që në fund Besa shprehet e bindur që maturantët e sotëm pra studentët (e nesërm) do u japin pedagogëve verdiktin ?të tejkaluar?.
Të jetë ky verdikti që shoqja Besa e veshi kostum për vete nga protesta e maturantëve kundra saj?/CNA.al
Po tani! Kur Lulzim Basha bëri listat për deputetë, dy ditë ...
KPK vendosi ta largojë Fatmira Hajdarin nga sistemi gjyqësor...
Më thanë që një burrë kishte dalë te emisioni Opinion dhe nd...
Nga Veton SurroiKosova po hyn në hapësirë të papërjetuar der...
Për ta kuptuar më mirë Shqipërinë e tanishme, nuk ka nevojë ...
QSHA sapo shpërndau një njoftim po aq idiot sa edhe 30% e py...
Edhe po ngeli ashtu siç e vendosi Komiteti Politik, edhe po ...
Nëna ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmure në shtrat ...
Mbrëmë kur ti barkderr te vila jote në Gjirin e Lalëzit po i...
Mbrëmë më në fund shoqet e shoqes Besa, na njoftuan që përgj...
Sot ka një ngjarje të rëndë(sishme) që po ndodh. Në rrugë ka...
Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thj...
“Trimat” e tërbuar, që vjet ishin për revolucion me çdo çmim...
Nga Kreshnik Spahiu* Në jetën time kam garuar vetëm një herë...
Maturantët janë në protestë prej ditës së djeshme.Ne fakt ky...
Nuk kishte si ndodhte ndryshe…. Sot Presidenti Meta ka marrë...
Helmimi i qëllimshëm i Manzës për të justifikuar më pas ngri...
Këta deputetët e opozitës parlamentare, që po e shpallin me ...
Ngaqë e dija paraprakisht se nuk do të ndryshonin asgjë, që ...
Atë kam bërë në botimin tim me dy libra : ORIGJINAT E PUSHTE...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...