Nga Artur Ajazi/ Rikthimi i Rulit si justikim për humbjen e madhe
Humbja në zgjedhjet e 2021, pritet të jetë ngjarja më dramat...
Ngritja e akuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm tre ditë përpara se ai të shkojë si përfaqësues i shqiptarëve në dialogun me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka se si mos të japë shijen e një kurthi politik.
Ajo e bën kreun e shtetit të udhëtojë i telendisur drejt Uashingtonit, ashtu sikurse një rob lufte që e marrin zvarrë për të nënshkruar kapitullimin.
Ajo i bën dëm forcës negociuse e Kosovës dhe e shndërron në qesharak, ?damën e shoqërimit?, që Thaçi do të tërheqë nga pas, në takimin me Grenellin, Vuçiçin dhe Bernabiçin.
Asnjë shtet serioz në botë nuk do të donte të kishte si kryetar të delegacionit, që do të nënshkruante marëveshjen e tij më të rëndësishme, një person që akuzohet përmbi 100 vrasje.
Asnjë komb nuk do të donte që të përballej me agresorin e tij gjakatar, duke u përfaqësuar nga një njeri që dyshohet për krime kundër njerëzimit.
Por, pikërisht fakti se kjo pozitë është e rëndë dhe pikërisht se kjo akuzë ra nga qielli fiks tani, e bën atë të dyshimtë. Edhe nga ana teknike, shpjegimi i Hagës, se po e hedh këtë hap, pasi Thaçi, Veseli, dhe Haradinaj kanë bërë përpjekje për ti?u shmangur drejtësisë, duke anulluar në parlament ligjin për Gjykatën Speciale, nuk qëndron. Kjo tentativë është dy vjet e gjysëm e vjetër, dhe nëse specialja ndihej e rezikuar prej saj, ajo duhej ta kishte ngritur me kohë akuzën.
Prandaj, mendimi i parë që të vjen në mendje ka të bëjë me lojra që e tejkalojnë mandatin e drejtësisë së pastër dhe skrupuloze. Nuk është çudi që qarqe pro vendeve të fuqishme europiane, të fshihen pas kësaj lëvizjeje të papritur.
Dhe nëse është kështu, konkluzionet që mund të nxirren janë dy: E para se sot besimi tek drejetësia ndërkombëtare dhe Gjykata e Hagës, ka marrë një goditje të rëndë. Ky akt ka shtuar dyshimet se, pretendimet e gjithë konspiracionistëve, nga Beogradi në Zagreb, që kanë sjellë me qindra shembuj se ajo përdoret thjeshtë si mashë e diplomacisë politike, nuk janë krejt të pabaza.
Së dyti, ajo është një mësim i mirë edhe për vetë viktimën e saj të sotme.
Që kur dolën në skenë pretendimet e Dik Martit, Hashim Thaçi ka pasur vetëm një obsesion: si ti shpëtojë një akuze të mundshme për krime lufte. Pikërisht për këtë ai u ngjit në presidencë, pikërisht për këtë (siç dëshmoi edhe letërkëmbimi me Pompeon) ai komplotoi për shfuqizimin e ligjit të speciales, për të cilin flet sot komunikata e Hagës.
Mbi të gjitha, ky makth e bëri atë të futej në aventurat për shkëmbimin e territoreve me Vuçiçin, duke vënë bast me shpresën se, sa më shumë të shfaqej si faktor rajonal, aq më tepër do ta largonte kërcënimin penal.
Një leximi i thjeshtë i gjithë qëndrimeve të Hashim Thaçit të bën të kuptosh se ai vuri edhe një bast mbi bast: se këtë punë ai do ta zgjidhte me SHBA.
Kështu shpjegohen edhe qëndrimet e tij të fundit, cinike dhe arrogante ndaj BE-së, injorimet që i bëri Lajçakut dhe talljet që i adresoi Borellit, duke e cilësuar si mik të Albin Kurtit.
E ky ndoshta qe dhe fati i tij i keq. Ai kërkoi ti shpëtojë akuzave të Hagës duke luajtur ndërmjet të mëdhenjve, por pikërisht kjo lojë, i?a shpejtoi atë që kërkoi të shmangte.
Ai tregoi edhe njëherë me shembullin e tij, se drejtësia ndërkombëtare nuk është krejtësisht e kulluar, por se ndryshe nga ç?imagjinoi ai, fijet e saj nuk i luajnë dot të vegjlit.
Humbja në zgjedhjet e 2021, pritet të jetë ngjarja më dramat...
Nga Luçiano BoçiPërsëri Shahinit të arsimit “modern” gjuha d...
Kete muaj Shqiperia vendosi nje rekord absolut boteror duke ...
Nga Artan FugaQytetarja Besa Shahini sipas mediave dhe rrjet...
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se është kundër çdo...
Me 15 kushtet që konfirmoi Parlamenti Europian për të nisur ...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini pasi sulmoi maturantët si p...
Po tani! Kur Lulzim Basha bëri listat për deputetë, dy ditë ...
KPK vendosi ta largojë Fatmira Hajdarin nga sistemi gjyqësor...
Më thanë që një burrë kishte dalë te emisioni Opinion dhe nd...
Nga Veton SurroiKosova po hyn në hapësirë të papërjetuar der...
Për ta kuptuar më mirë Shqipërinë e tanishme, nuk ka nevojë ...
QSHA sapo shpërndau një njoftim po aq idiot sa edhe 30% e py...
Edhe po ngeli ashtu siç e vendosi Komiteti Politik, edhe po ...
Nëna ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmure në shtrat ...
Mbrëmë kur ti barkderr te vila jote në Gjirin e Lalëzit po i...
Mbrëmë më në fund shoqet e shoqes Besa, na njoftuan që përgj...
Sot ka një ngjarje të rëndë(sishme) që po ndodh. Në rrugë ka...
Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thj...
“Trimat” e tërbuar, që vjet ishin për revolucion me çdo çmim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...