web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama prezanton rregullat e reja/ Si do të lëvizin nga nesër qytetarët

17 Maj 2020, 16:16, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar rregullat e reja që do të ndiqen në ditët në vijim për zonat e gjelbra dhe të kuqe.

Sipas njoftimit, Fieri kthehet në zonë të gjelbër, ndërsa fasha orare në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00.

?Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë: Fieri kthehet në zonë e gjelbër

Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbërta

Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00

Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve. Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjetevenë zonat e kuqe

Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu! Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal”, shkruan Rama. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga