web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi shfrenon gjuhën/ “Ta mbajë mend Edi Rama dhe shpura e tij prostitutë”

17 Maj 2020, 15:15, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vazhdon rezistencën krah shoqërisë civile pas Shembjes së Teatrit Kombëtar.

E ulur këmbëkryq mes Bulevardit, Kryemadhi bëri thirrije të mos lejohet kalimi i makinave në shenjë proteste, ndërsa paralajmëroi se këtë cështje do e bëjë personale.

?Edi Rama dhe shpura e tij prostitutë që do ta mbaj mend kalibri jonë mendon që ka fituar meqë prishi një godinë, mendon që recitimet e Ndrenikës e Xhepës, mendon se do i ketë me orgjitë e Veliajt me shok. Ai teatër vërtet është rrënojë, ai teatër është përgjegjësi e të gjithë neve bashkë.

Kam 48 orë pa gjumë, 12 orët e mia të shërbimit deri në 9 të darkës i bëra me dinjitet, do vazhdoj ta bëj me dinjitet qëndresën time. I bëj thirrje OJQ, Shoqërisë Civile që dalin e bëjnë fjalime për të drejtat e njeriut të vijnë këtu, të ishin atje në mëngjes sic ishin Neritan Licaj, mond budimna boll morëm euro në zyrat e BE! Le të vijnë këtu edhe ata që s?kanë qënë në mëngjes, ose le ta mbyllin gojën.

Atij fadromistit që e paguan Rama me 300 lekë, t?a mbajë mend se në brug do shkojë! Ajo policja që goditi Silva Cakën t?a mbajë mend se thonjtë me manikyr si të shtrigën në fytin e saj do ngulen, ta mbajnë mend të gjithë ata policë që dhunuan gra e student, ta mbajnë mend! Do t?i bëjmë personale, prokuroria shqiptare të vijnë dhe të arrestojnë ata polica me maska! Ne nuk dimë kush kanë qënë, janë banditë, spacatorë apo cfarë? Mua këtu më kanë unë do bëj detyrat e mia, planet e mia, do rri këtu me sa të kem mundësi?, tha Kryemadhi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga