"Ata tjerët të rrinë në rrugë deri në 2029"/ Rama me banorët e Zvërnecit: Sapo të jetë gati projekti do të vijë te ju, jo në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Qeveria shqiptare ka vendosur, gjashtë muaj më parë, të refuzojë projektin e kompanisë Mabetex për ndërtimin e pallateve në parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta por vendimi mësohet se është publikuar vetëm pak ditë më parë. Disa organizata mjedisore e konsideruan vendimin si një fitore të madhe në mbrojtje të natyrës.
Komiteti i Investimeve Strategjike, ka vendosur në prill të këtij viti të refuzojë kërkesën e kompanisë Mabetex të ish-ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli për një koncesion të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta me synimin e ndërtimit të pallateve shumëkatëshe dhe vilave në brendësi të parkut. Vendimi, i cili u mor në bazë të një ligji kontrovers të quajtur ?Ligji i Investimeve Strategjike? i vitit 2015, është firmosur nga kryeministri Edi Rama, por publikimi i këtij vendimi mësohet se është bërë vetëm pak ditë më parë, në nëntor 2019.
Shoqata Shqiptare e Ornitologjisë e përshëndeti vendimin në një status në faqen e saj në Facebook më 22 nëntor 2019 si një ?fitore e madhe përballë një kërcënimi të madh?.
Mabetex, një konglomerat shumëmiliardësh ndërtimesh nën pronësinë e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, propozoi fillimisht më 2017 synimin për të marrë tokën nën pronësi publike përgjatë bregut të detit pranë lagunës së Karavastasë në bashkinë Divjakë me synimin për të ndërtuar një seri pallatesh e hotelesh me vlerë investimi të premtuar prej 1 miliardë dollarësh.
Aktivistët mjedisorë protestuan ndaj planit duke e quajtur atë një shkatërrim për parkun kombëtar, një nga komplekset ligatinore më të rëndësishme në bregun e Adriatikut si dhe një nga pikat më perëndimore të banuara nga Pelikani Kaçurel, një specie vazhdimisht e rrezikuar të zhduket.
Për aktivistët, ishte veçanërisht shqetësuese përmasa e jashtëzakonshme e ndërhyrjes betonizuese në një park kombëtar, përfshirë pallate, rrugë e porte, në një zonë ku aktualisht gjenden vetëm disa ndërtesa një apo dy-katëshe si dhe disa lokale modeste peshkatarësh.
Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, ?tipologjia e projektit të paraqitur nuk është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit dhe legjislacionin për zonat e mbrojtura.?
Komiteti i Investimeve Strategjike është krijuar në bazë të një ligji kontrovers të vitit 2015 të quajtur ?Ligji mbi investimet strategjike,? në bazë të së cilit, komiteti, i drejtuar nga kryeministri, i jep kompanive të caktuara privilegje të shumta, përfshirë privilegjin për të shpronësuar pronat private në rast se ato bien në llokmën e synuar nga investitori strategjik.
Vendimet e këtij komiteti teorikisht duhet të publikohen në një vend të veçantë të quajtur ?regjistri? i investimeve strategjike. Siç vërehet në rastin konkret, ky regjistër nuk ka funksionuar përgjatë muajve të fundit./BIRN
Letër e hapurPër dijeni: Ambasadës së OSBE, SHBA, BE, Gjerma...
Ish presidenti Bamir Topi gjatë diskutimit për krizën politi...
“Rama është arkitekt i shkatërrimit”, kështu është shprehur ...
“Kushtetuta nuk vlen per Dvoranin”, kështu është shprehur is...
Formimi i Gjykatës Kushtetuese prej ditësh është kthyer në ...
Për ish presidentin Bamir Topi, vizibiliteti i theksuar i Me...
“Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qeshara...
Ish presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën e rëndë poli...
“Kryetari i Bashkisë Gjirokastër është pa arsim të lartë”, k...
Ish deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka komentuar planin e M...
Keru i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një tak...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostra...
Gjatë një simpoziumi për bektashizmin në Universitetin “Eqer...
“Në 6 vitet e qeverisjes së tij, kryeministri Edi Rama nuk k...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç , gjatë një intervist...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijion vizitën ...
Erion Veliaj prej rreth pesë vitesh drejton Bashkinë e Tiran...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon vizitën n...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...