5G, e parë nga Tirana !
Nga Dritan Haxhiraj * Emri i Ren Zhengfei nuk do t’u thoshte...
Zakonisht në ngjarje të tilla të bujshme, si ajo e atentatit ndaj prokurorit Ndoja, shteti ndjek një taktikë: arrestohet dikush, shpallet si i dyshuar sa të bjerë ndërkohë presioni publik dhe më pas, si çdo çudi, që nuk zgjat më shumë se shtatë ditë, gjithçka harrohet dhe i ndaluari rezulton i pafajshëm.
Por edhe në mos qoftë ky skenari i kësaj here, pra edhe nëse vërtetohet se gjurmët e ADN-së së nipit të deputetit socialist Rahman Rraja e damkosin atë si autor të krimit, sërish nuk ka vend për të thërritur fitore.
Deklarata pompoze e policisë, entuziasmi i altoparlantëve të saj për aksionin e rrufeshëm, përgëzimet e kryeministrit, përpara se të ngjallin eufori duhet të mbulohen me akuza. Pasi të gjithë së bashku, përpara se të jenë heronj, janë fajtorë për atë që ndodhi.
Sepse, edhe nëse këtë herë policia ka kapur personin e duhur, ajo e ka bërë këtë më vonë sesa kurrë. Të paktën për një rast të njohur botërisht, Redian Rraja nuk duhet të ishte sot i lirë.
Kush e kujton historinë e dhimbshme të Xhisielës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS, e mban mend mirë se aty u përmend edhe emri i atij që dyshohet sot si atentator. Në dëshmitë e një viti më parë, Redian Rraja, nuk u akuzua vetëm se kishte ushtruar dhunë mbi vajzën viktimë, por mbi të gjitha se kishte kërcënuar policin që po hetonte çështjen, Emiliano Nuhun.
Eshtë e kotë t?i kthehemi edhe njëherë sot batërdisë të gjithë baterive të rilindjes ndaj kujtdo që tregonte këtë të vërtetë. Eshtë e kotë të evokojmë linçimin publik që iu bë punonjësit të policisë duke e shpallur atë fajtor dhe shantazhuesit e tij viktima.
Edhe njëherë, në rastin Xhisiela, u përsërit historia e njohur e atij që damkoset pasi do të punojë në emër të ligjit. Atëbotë, Rediani që duhet të shkonte në burg, u la i lirë dhe Nuhu u detyrua të marrë rrugën e azilit.
Dhe kjo nuk është një rastësi.
Po në të njëjtën mënyrë policia politike e Rilindjes ka vepruar edhe në rastin e Dritan Zaganit, të cilin e akuzoi dhe e burgosi vetëm se pati kurajon të denoncojë lidhjen e trafikanëtve të drogës me ministrin Tahiri. Po e njëjta skemë u përdor edhe me me djalin e ish deputetes socialiste Luiza Xhuvani, i cili ndonëse ishte në kërkim, u lejua të sillej para kamerave që ishin vendosur para parlamentit, për t?u thyer hundët atyre që e akuzonin. Do duhej që ai të vriste dhe katër të tjerë që të përfundonte në burg.
Nëse Redian Rraja është autori i vërtetë i atentatit të Shkozetit, identik i tillë është edhe rasti i tij. Nevojat e propagandës e lejuan atë të bridhte i lirë. Policia politike e Rilindjes kryqëzoi një nga efektivët e saj vetëm që mos kriste imazhin e qeverisjes.
Dhe ai që duhet të gjendej pas hekurave u bë një vit më pas heroi i një ngjarjeje tjetër ?spektakolare?.
Po, po, në mos për bëma të tjera, sot Rraja duhet të ishte në burg, sepse kishte kërcënuar një vajzë dhe se kishte shantazhuar një punonjës policie. Derisa nuk e bëri këtë, policia politike e Rilindjes dhe mbrojtësit e saj, duhet të kenë së paku guximin të heshtin. Ataj janë me vonesë, tepër me vonesë edhe sikur këtë herë, realisht të kenë prangosur atentatorin e vërtetë./CNA.al
Nga Dritan Haxhiraj * Emri i Ren Zhengfei nuk do t’u thoshte...
Nga Brizida Gjikondi– Medemek turin e tij Basha e filloi nga...
Nga Klodian TomorriEkziston një ligj në ekonomiks, i cili th...
Nga Ilir Levonja”Or burra tash sa ditë që këta tela m’i keni...
Nga Bashkim Kopliku Më pyetën në fb: Bashkim, përse u tërhoq...
E gjithë ajo vuajtje shekullore e shqiptarëve, me genocid dh...
Sot Lulzim Basha shpalli fushatën “Turi i shpresës”, dy muaj...
Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më...
Përpara disa kohësh kur morën vendimin për të ndalur industr...
Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan...
Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, gaz...
Dje u nda nga ne, një shok dhe mik i shtrenjtë. Drithërimat ...
Në politikë rëndësi ka përcaktimi i qëllimit dhe më të sukse...
Ka një mënyrë tmerrësisht efikase për t’i zhvatur njerëzit p...
Ilir LevonjaNë fakt është një absurd ditor të merresh me ndë...
75 vjetori i tërheqjes së forcave naziste nga ShqipëriaNga E...
(Titulli nuk ka të bëjë me festën e Halloween-it, edhe pse s...
Teksa qeveria është përfshirë në një cikël të ri detyrimesh ...
Grida Duma duket se e ka seriozisht betejën për të bindur PD...
Nga Lorenc VangjeliPërveç atij vetë, askush nuk e di se çfar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...