Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Në politikë rëndësi ka përcaktimi i qëllimit dhe më të suksesshmit kanë qenë ata që donin të linin një gjurmë pozitive në histori, me impakt domethënës në kulturën politike, me arritje të qëndrueshme e të krahasueshme me botën që i rrethonte.
Nëse nuk ke një raportim të përhershëm me ndikimin historik, mbetesh një viktimë e pasioneve, në një rrugëtim pa orientim, që nxitet nga instiktet dhe ngjarjet e së përditshmes.
Në këto kontekste kanë humbur udhën shumë personazhe publikë. Kështu njeriu anashkalon thelb?soren, fiton beteja, por humbet luftën, atë për të cilin duhej të investohej. Në historinë tonë politike kjo ka ndodhur thuajse përherë. Talente politike t? çuar dëm nga mungesa e mençurisë për të gjetur rrugën se ku duhet të na drejtonin dhe përmes rezultateve të lartësoheshin.
Prijësa që u dhanë me zell mbas pushtetit dhe anashkaluan raportet me lirinë, të drejtat dhe standartet e një shoqërie të qytetëruar. Për këtë arsye Shqipëria mund të jetë ndër të paktat vende ku nuk flitet për etër politikë të kombit, shtetarë që hodhën bazat e një rendi demokratik dhe ligjor, që lanë pas një model lidershipi ku njerëzit të frymëzohen dhe ta përhapin në kohë duke u sjellë mirëqenie dhe siguri brezave që vijnë.
Egocentrizmi dhe mungesa e një projeksioni historik të lidershipit dy shekuj më parë na vonoi krijimin e një shteti të plotë kur të tjerët nisën ta krijonin, na çoi drejt konflikteve politike e civile dhe një diktature bolshevike kur duhet të zgjidhnim demokracitë liberale, na ka lënë sot një shtet të prapambetur kur të tjerët evoluojnë në rrugën e modernitetit. Gjithnjë një hap pas në histori që shtrenjtë e kemi paguar.
Ndonëse kemi investuar për karrierat e shumë burrave në krye të shtetit, që u ka pëlqyer deri në ekstazë forca dhe frika që instalonte në organizata, institucione dhe popullsi pushteti i tyre pa kufij, duket se kemi mbështetur njerëzit e gabuar. Natyra të vogla njerëzore që e kanë shijuar luftën, fitoren, fronin dhe plaçkën e pushtetit, por u ka shkarë roli historik që duhet të investoheshin.
Disa duken se ende nuk e kanë kuptuar siç duhet qëllimin që duhet të kishin kur i hynë politikës dhe atë se çfarë duhet të arrinin me të.
Kjo i shpjegon në masë të madhe gabimet (deri dhe krimet) me të drejtat e njeriut, zgjedhjet, demokracinë, shtetin ligjor, personalizimin dhe përqëndrimin e pushtetit, ç’ballancimin kushtetues të sistemit politik në favorin e tyre, sjelljen e papërshtatshme ndaj kundërshtarëve dhe tolerancën ndaj kleptokracisë në administratat e tyre. U mjaftonte elektrizimi dhe adhurimi i turmave, përkulja servile e vartësve, jo një vend dinjitoz i kombit në hierarkinë globale.
Edhe kur bota hapej me modelet e saj më të mira, ata gjenin qetësi në marifetet e vjetra. Burra që i paguam dhe i paguajmë të na udhëheqin dhe që kanë qëllim se si të na e mbledhin, të na pengojnë në evolucionin tonë drejt botës së qytetëruar.
Si mund t’i shpjegosh të dhënat e Transparency International ku shpallemi prej mëse dy dekadash herë kampione Europe, e herë vendi i dytë apo i tretë për çështjet e korrupsionit, një nga dhjetë vendet pjesërisht të lira të kontinentit sipas Freedom House, një ndër tre vendet jomiqësore ndaj sipërmarrjes sipas Bankës Botërore? Vend i korruptuar, jo i lirë, kundër biznesit, jo i lumtur dhe i gatshëm për emigrim, me 55% të të punësuarve në shtet dhe bujqësi kur bota e zhvilluar e ka midis 10-15%. Vetëm për lidership të vetëdijshëm nuk flasin këto të dhëna.
Nëse njeriu do jetë më pak i etur për pushtet dhe më shumë mbi modelin e tij në histori, do lërë një gjurmë më të mirë lidershipi. Rendja me pasion vetëm mbas pushtetit të kompromenton trashëgiminë. Kur kujtohesh për të mund të jetë vonë.
Historia nuk përsëritet, ajo duhet jetuar në kohë dhe për disa është proces i mbyllur. Për të tjerët mund të jetë një mundësi ta jetojnë të vetëdijshëm, t’i paraprijnë dhe të dalin mirë. Nuk ka rëndësi sa palë zgjedhje fiton dhe sa vite qëndron në pushtet, por çfarë bën me të dhe si influencon jetën e kombit n? kohë.
Shqipëria nuk ka vuajtur për prijësa, por për shtetarë autentikë. Ne kemi pasur në shekullin e parë shumë personazhe politikë plot dhunti për marrje dhe mbajtje pushteti, me forcë influencuese dhe energji, aftësi për të mobilizuar dhe udhëhequr masa të tëra njerëzish, që kanë shkuar dëm si liderë politikë në sajë të humbjes së busullës parimore, demokratike dhe historike.
Kanë rrëshqitur gradualisht në monopatin e paraardhësve. Mençuria e njeriut është të dali nga tradita sunduese e vendit dhe kohës ku jeton dhe të përqafojë më të mirën e vlerave dhe principeve universale.
Dështimet e prijësve të mëparshëm duhet të jenë një mësim për lidershipin shqiptar, se si ambicia e pa temperuar nga një sistem vlerash të konsoliduara, çon dëm talente politike që me pak mençuri mund të ishin ndër eterit e demokratizimit dhe zhvillimit europian të vendit. Sharmi dhe karizma nuk zgjasin në përjetësi, ato treten me njeriun dhe nuk ndihmojnë kur shkruhet historia. Popujt jetojnë më gjatë se prijësit, kanë kohë të manipulohen por edhe të zgjohen, t’i përcaktojnë gjithkujt vëndin që i takon në histori.
Me kohë bëhen edhe më të mirë, do nxjerrin gjithnjë njerëz që gjykojnë dhe shkruajnë pa pasione, me profesionalizëm, pa mercenarizëm, bazuar tek faktet dhe rezultatet. Me shumë gjasa nga personazhet e shekullit tonë të parë pak modele pozitive do kenë mbetur, kështu që liderat e sotshëm dhe të ardhshëm duhet të ndryshojnë qasje, për jetën e njerëzve dhe për fatin e tyre historik.
Ka një mënyrë tmerrësisht efikase për t’i zhvatur njerëzit p...
Ilir LevonjaNë fakt është një absurd ditor të merresh me ndë...
75 vjetori i tërheqjes së forcave naziste nga ShqipëriaNga E...
(Titulli nuk ka të bëjë me festën e Halloween-it, edhe pse s...
Teksa qeveria është përfshirë në një cikël të ri detyrimesh ...
Grida Duma duket se e ka seriozisht betejën për të bindur PD...
Nga Lorenc VangjeliPërveç atij vetë, askush nuk e di se çfar...
Nga Ilir Levonja* Nuk e di se kujt i shërbejnë më, kësi lloj...
Nga ARTUR AJAZI Kanë nisur të konturohen rregullisht brezare...
Ndaj kreut të Republikës së Re, Lulzim Basha ka pasur shpesh...
Tre muaj më parë u njoha me një histori në dukje të rëndomtë...
Edhe maxhoranca e Ramës, edhe opozita jashtëparlamentare e B...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar nderimet që iu bënë dje ...
Disa media pranë Lulzim Bashës, ashtu siç kishte paralajmëru...
Grida Duma ose do të jetë kandidatja e re për kryeministre e...
Albin Kurti është ndoshta i vetmi politikan i lartë që përpa...
Korrupsioni i lartë shtetëror është energjia e errët e shoqë...
Tetori solli lajme jo të mira për Shqipërinë. Tani BE duket ...
Like-t, po nxjerrin Sekretin…Administrata Publike nën terror...
Udhëtimet pindarike të Lulzim Bashës në politikën shqiptare ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...