Nga Niko Peleshi/ Shqipëria mund të bëhet shtëpia e 10 milionë shqiptarëve
Tetori solli lajme jo të mira për Shqipërinë. Tani BE duket ...
Korrupsioni i lartë shtetëror është energjia e errët e shoqërisë shqiptare në njëqind vjet. Korrupsioni ka qenë motivi kryesor i pushtetit në Shqipëri, por sot po i vjen fundi?
Ky, në fakt, ka qenë dhe mbetet një fenomen shqiptar.
Reforma në Drejtësi besohet se do ta eliminojë më në fund energjinë e errët në gjirin e shoqërisë shqiptare.
Ja cila është gjendja sot, kur Refotma në Drejtësi sapo ka nisur
l.
Në Shqipëri sot konstatohet:
Një qeveri që nuk kuptohet se me çfarë skeme po punon në drejtimin politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Një opozitë e dalë jashtë parlamentit për të destabilizuar Shqipërinë. Një kryeministër në hall, që po flet jashtë sensit normal në trajtimin e gjëndjes shoqërore në Shqipëri.
Por, ka edhe një kërcënim amerikan antikorrupsion, dhe një humbje të torruas politike në funksion të së ardhmes që vjen shpejt.
Kuptohet qartë se të gjithë janë të kërcënuar nga ajo që pritet të ndodhë.
Jemi në një pikë historikë sot, ku tragjedia e të korruptuarve është e mira maksimale e shqiptarëve. Por kjo tragjedi e ndierë nga korrupsioni i lartë shtetëror, në pushtet apo në opozitë, krijon, për çdo ditë e më shumë, reaksion antireformë në Shqipëri. Kjo, në fakt, e ka sjellë vonesën në ecurinë e likuidimin të energjisë së errët shqiptare.
ll.
Çfarë është energjia e errët shqiptare?
Përderisa ka një energji të errët (dark energy) në univers, ne mund ta huazojmë si koncept për të thënë se ka një energjia të errët edhe në shoqëri. Ne na duhet të themi se kjo ndodh edhe në një shoqëri sepse, edhe aty, brenda saj, ka një energji të errët e cila krijon ligësinë njerëzore si psikologji, dhe korrupsionin e lartë shoqëror si krim.
Energjia e errët e universit zgjeron universin, kurse energjia e errët e shoqërisë zmadhon të keqen njerëzore nëpërmjet motivit për pushtet.
Pasurohu dhe krijo mjerim kombëtar: kjo është shtysa e energjisë së errët për afër tridhjetë vjet në Shqipëri. Izolo Shqipërinë dhe krijo mjerim kombëtar për pushtetin tënd: kjo ka qenë energjia e errët e Enver Hoxhës. Just the same.
Reforma në Drejtësi do ta eliminojë dhe bllokojë energjinë e errët të shoqërisë shqiptare.
lll.
Çfarë ka krijuar energjia e errët në shoqërinë shqiptare? Dhe, si do të mund ta mbyllë përfundimisht Reforma në Drejtësi këtë fenomen që vjen nga ligësia njerëzore?
Energjia e errët ka krijuar në historinë njëqindvjeçare të shtetit shqiptar pushtetarë të korruptuar dhe kryeministra që, për interesin e vet material dhe atë të pushtetit, kanë shitur interesin kombëtar tek pushuesit e Shqipërisë natyrore, duke goditur mjaft rëndë etninë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky korrupsioni enorm dhe shitja e interesit kombëtar kanë krijuar varfërinë shqiptare, por edhe përçarjen shoqërore të etnisë shqiptare në njëqind vjet rresht.
Luftë klase, i tha Enver Hoxha të gjithë tragjedisë që krijoi terrorin shtetëror shqiptar, izolimin tërësor të Shqipërisë dhe braktisjen tërësore të etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Integrim me Bashkimin Evropian, e quajti mjerimin shqiptar korrupsioni i lartë shtetëror në tridhjetë vjetët e paskomunizmit në Shqipëri.
Kjo është gjendja, dhe këtë gjendje e eliminon vetëm zbatimi i ligjit.
Ligji është monarku absolut që do të krijojë Reforma në Drejtësi dhe, ky monark, do ta çlirojë shoqërinë shqiptare nga një e keqe shekullore.
Domethënë, shpresa e shqiptarëve është funksionimi i ligjit si goditje penale antikorrupsion dhe, respektimi i ligjit, si mbarëvajtje shoqërisë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Kjo do të krijojë realisht në Shqipëri drejtësinë e munguar.
Këtë kërkon të krijojë Reforma në Drejtësi, tanimë e nisur dhe e kompletuara ligjërisht.
Është një kushtetutë e miratuar me konsensus të të gjitha palëve, dhe janë rreth 12 ligje organikë që rrjedhin nga kërkesat e kushtetutës për të krijuar pemën institucionale të vetë reformës.
Shqipëria më në fund po ndodhet në pragun e ndryshimet të madh, për të kaluar në moralitetin e drejtimit shtetëror. Po, a ka një forcë reale që e garanton këtë? Po, ka.
Politika amerikanë i është zotuar shqiptarëve botërisht për këtë garanci, dhe po shihet qartë që ajo po ua jep shqiptarëve të vuajtur këtë garanci. Madje me forcë?/CNA.al
Tetori solli lajme jo të mira për Shqipërinë. Tani BE duket ...
Like-t, po nxjerrin Sekretin…Administrata Publike nën terror...
Udhëtimet pindarike të Lulzim Bashës në politikën shqiptare ...
“Dy janë rrugët e aksionit të opozitës. Ose rruga e forcës o...
Nga studioja e emisionit “Opinion”, në Tv “News 24”, ku isht...
Propaganda e rilindjes, e cila një vit më parë u rek të na m...
Nuk di si tua përshkruaj ato çaste o miq. Një festim i papar...
Ka shpërthyer një vlug i madh reaksioni pas bllokimit të neg...
Të gjithë e pranuan pluralizmin. Të gjithë kanë ndërruar men...
Ja pyetjet që ngrenë sot shqiptarët: Pse ka rrënë vullneti i...
Nuk duhet ta bastardojmë kurrësesi refuzimin e BE për hapjen...
“Zonja Kancelare Merkel, ju lutem hapni sa më parë negociata...
Rrjetet sociale e masakruan barbarisht një deputete të parla...
Nga Valbona Mezini* Është krejt evidente tashmë se partitë p...
Më shumë se mosçelja e negociatave duhet të na shqetësojë Ma...
Dështimi i Shqipërisë për të hapur negociatat me BE mund të ...
Nga Ilir YzeiriRefuzimi i zotit Makron që Shqipëria dhe Maqe...
Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 ...
I dashur Manu. Ja çfarë mund t’u thuash francezeve të tu për...
Po kaloja sot tek rruga mes Bashkisë dhe Ministrisë së Trans...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...