"Zoti Makron na bëri të kujtojmë Francën e shekullit që shkoi"
Nga Ilir YzeiriRefuzimi i zotit Makron që Shqipëria dhe Maqe...
Dështimi i Shqipërisë për të hapur negociatat me BE mund të konsiderohet si një sukses i qeverisë për të shmangur skenarin më të keq, atë të ndarjes nga Maqedonia, duke mbetur edhe pas saj. Ky opsion, që ishte prezent deri në fund në tryezë, u eleminua falë një qasje strategjike të presidentit Makron që i ?dogji? te dy vendet sëbashku, nën moton: të reformojmë më parë BE, pastaj të mendojmë për zgjerimin.
Sikur kreu francez i shtetit mos kishte mbështetur këtë sfidë, qeveria Shqiptare do të ishte në ditën e saj më të keqe dhe në pozitën e saj më të vështirë. Edi Ramës nuk do ti pinin ujë alibitë se faji nuk qëndron tek ne, por është problem i BE.
Veçimi nga fqinji ynë lindor, ashtu siç kërkuan një grup serioz vendesh, do të bëhej realitet dhe Shqipëria do të mbetej në vagonin e fundit përkarh Kosovës dhe Bosnjes.
Drejt këtij fundi katastrofik rilindja ka punuar me kokfortësi dhe këmbëngulje së paku prej tre vitesh.
Ajo ka injoruar dhe fshehur çdo alarm që i ka rënë dhe çdo sinjal shqetësues që ka marrë. Ajo është përpjekur vetëm për një gjë, të vërë në punë makinerinë gjigande të propagands, duke u munduar të fshehë simptomat pa kuruar pasojat.
Kushdo që e ka ndjekur me vëmendje këtë proces e ka të qartë se sinjalet për një fund katastrofik kishin mbërritur me kohë. Së paku Gjermania, por edhe Holanda edhe Franca, i kanë dhënë mesazhet të qarta se shumëçka nuk është në rregull, por në vend që të dëgjoheshin, ato u munduan të sfumoheshin në zhurmën e daullexhinjve të propagandës.
Në nëntor të 2016, kur Edi Rama qe ende në mandatin e parë përkrah Saimir Tahirit, në Tiranë zbarkoi deputeti i CDU-së së Merkelit, Krichbaum, shefi i komisionit për mardhënie me BE-në, në Bundestag. Ai foli për herë të parë për shtatë kushte për hapjen e negociatave mes të cilave përmendej, lufta ndaj krimit, bërja pas në betejën me drogën dhe reforma zgjedhore.
Në vend që të reflektonte, Edi Rama e bëri deputetin gjerman, personazh të monoogjeve të tij të përjavshme në Facebook, duke prerenduar se ai ishte përkthyes në gjermanisht i tezave të PD-së dhe se ky lloj deputeti qe pa as një peshë, pasi vendimi ishte në duar të qeverive.
Dy vite më pas, gjatë një vizite në Gjermani, në prill 2018, kjo symbylltësi do ti kthehej në boomerang. Deputetët e djathtë gjermanë do të bojkotonin një darkë më kryeministrin për mënyrën se si qe sjellë me kolegun që pat folur në emër të tyre, por njëkohësisht, do ta fshikullonin qeverinë për mbrojtjen që i bëri Saimir Tahirit dhe sulmin kundër prokurorëve që e hetonin atë.
Këto nuk ishin sinjalet e vetme. Në gusht 2017 shtypi holandez njoftoi se policia e këtij vendi, i pati kërkuar qeverisë rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Në vend që kjo indicje të shtypte butonin e alarmit, e mobilizoi shtetin për fshehjen e lajmit. Ambasadorja jonë në Hagë deklaroi se gazeta ?De Telegraaf? ishte përkthyer keq në Tiranë dhe shqetësimi u tentua të varrosej me kaq.
Sjellja prej struci nuk zgjidhi asgjë.
Në prill të këtij viti, 105 deputetë holandezë (nga 150 gjithsej), e votuan atë që ne shtireshim sikur nuk donim ta shikonim. Po, pa nxjerrë asnjë mësim, vendimit për heqjen e lirisë së lëvizjes, daullexhinjtë e rilindjes iu përgjigjën me një sulm idiotesk ndaj vendit të tulipanëve, si një vatër shumë më e madhe se ne, për krimin dhe drogën. Përgjigjja ndaj gjithë këtij mos reagimi ishte një votimi i dytë i deputetëve në Hagë, për ti thënë JO, hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Po e njëjta fabul është përsëritur edhe me Francën. Shqetësimi për azilkërkuesit shqiptarë nuk është i tanishmi. Ai daton që në vitet, 2016-2017, kur presidenti i sotëm Makron ishte thjeshtë një anëtar i kabineti i paraardhësit të tij Holland. Të gjithë ministrat tanë të brendëshëm pa përjashtim janë thirrur në Paris, për të dëgjuar këtë shqetësim që nuk është një alibi e nxjerrë sot. Homologët e tyre francezë si rrallë herë kanë ardhur njëri pas tjetrit në Tiranë, për të zgjidhur problemin. Por, gjithmonë, qeveria shqiptare është treguar e paaftë për tu dhënë një përgjigje serioze. Sepse, përpara masave konkrete ajo ka pasur një preokupim: fshehjen e lajmit.
Pikërisht kjo politikë e mbylljes së syve, kjo sjellje sikur alarmi nuk ekziston, kjo përpjekje e shtetit të propagandës, për të mbytur çdo të vërtetë, na solli në pikën kritike të ndarjes nga fqinji ynë lindor.
Ajo kulmoi në propozimin e presidencës finlandeze të mbështetur nga shumë vende, për të veçuar Shqipërinë nga Maqedonia. Ajo u dallua tek ato vende anëtare si Danimarka, Holanda, Spanja që ne na thanë JO dhe atyre PO. Ajo u duk te të tjera si Gjermania, që ne na mbytën me kushte ndërsa Shkupit i ndezën dritën jeshile.
Falë presidentit Makron dhe një vizioni të tij të ndryshëm për Europën e dy shpejtësive që transformon edhe politikat e saj të zgjerimit, Edi Rama dhe daullexhinjtë e tij shpëtuan nga ky turpërim publik. Ata shmangën më të keqen, mbetjen pas Maqedonisë. Ata realizuan ëndrën e shqiptarit primitiv që kur nuk ia del vetë, lutet të ngordhë lopa komshiut.
Kryerilindasi e kori së paku këtë fitore. Prandaj ai sot është në të drejtën e tij të organizojë sërisht një festë. Të hapë shampanjë dhe të hedhë fishezkzarre si një vit e ca më parë kur na tha se negocitat i kishim hapur./ Lapsi
Nga Ilir YzeiriRefuzimi i zotit Makron që Shqipëria dhe Maqe...
Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 ...
I dashur Manu. Ja çfarë mund t’u thuash francezeve të tu për...
Po kaloja sot tek rruga mes Bashkisë dhe Ministrisë së Trans...
Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës ...
Në dhjetor të vitit 1990 mbusha 6 vjeçe e teksa po festoja d...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur mbi çështjen e hapj...
Nga Dorjana BezatKëtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe ng...
Mes shumë personave që kanë reaguar pasi Akademia Suedexe nd...
Ne vitin 2017 kur Shqiperia nisi t’u hape rruge investimeve ...
Mendjet e mbrapshta nuk pushojnë asnjë ditë të vetme me plan...
Kur u bë? Ku është dokumenti i Schengenit Ballkanik? Çfarë p...
Nga Mitro Çela Me Ezmerkën. Xhiro. Bregut të detit. Fshati t...
Nga Sazan Guri* Ato të zeza që thotë z. Rama për Europën jan...
Pas rrotës, shpikjen e dytë më të madhe të njerëzimit e ka b...
Sot në mesditë, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit P...
Nga Arian Galdini– Çfarë ndodhi në Kosovë?Shumë shkurt e pap...
Nga Ilir YzeiriFitorja e Albin Kurtit në Kosovë ka nxitur re...
Po, po stili, rreshti, germa, tingulli, fjala ishin të nje d...
Nga Ismail SPAHIU – Kosova zhvilloi ditën e djeshme zgjedhj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...