Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Mes shumë personave që kanë reaguar pasi Akademia Suedexe nderoi me çmimin Nobel, Peter Handke, është edhe publicisti dhe analisti Mustafa Nano.
Mustafa Nano shkruan se shkrimtari Peter Hendke u quajt idiot e gomar nga miqtë e tij, të cilët e hoqën madje edhe nga lista e miqve, pikërisht për shkak të deklaratave pro Millosheviçit.
Nano thekson se Akademia Suedeze ka bërë një gabim fatal duke vlerësuar Handke me çmimin ?Nobel? dhe kjo njollë do t?i mbetet sa të jetë gjallë.
Kujtojmë këtu se Peter Handke njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit, i akuzuar ky i fundit për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë.
Monologu i Nanos, marrë nga Provokacja:
Ngjarja e ditës për shqiptarët, por jo vetëm për shqiptarët, ka qenë çmimi Nobel për letërsinë, kjo sepse e mori një shkrimtar austriak me emrin Peter Handke. Ka provokuar reagime ndarja e çmimeve ?Nobel? këtë vit, sepse personazhi në fjalë ka qenë një personazh dhe është akoma, le të themi, i çuditshëm për disa qëndrime që ka mbajtur.
Siç ishte në vitet ?90 gjatë kohës që në Ballkan u bënë luftërat e famshme. Ndryshe nga shumë kolegë të tij atë kohë, ai u vu në mbrojtje të Millosheviçit. Në përgjithësi, ai mbante anën e serbëve. Ai mendonte se serbët ishin viktima në atë rrethanë dhe serbët ishin mbrojtës të asaj që Peter Handke e kishte pasur shumë xhan, Jugosllavisë. Kjo ishte arsyeja, të paktën, kjo është arsyeja që ai paraqet dhe që shpjegon qëndrimet që ai ka mbajtur.
Në fakt, qysh atëherë, ka pasur shumë kritika ndaj tij. Suzan Suntag e hoqi nga lista e miqve të vet. Salman Rushdi e konsideroi një idiot, madje një gomar. Në fakt nuk është intelektuali i parë publik që mban qëndrime të tilla ose që afirmon një lloj simpatie për diktatorët dhe diktaturat. Për shkrimtarët është pothuajse e zakonshme të shprehin simpatitë e tyre për diktaturat. Në shekullin XX, kjo ka qenë një gjë e zakonshme. Ka pasur të tjerë. Xorxh Bernard Shou ishte i marrosur pas Stalinit, madje justifikon edhe krimet e mëdha që ai kreu.
Kemi pastaj Zhan Pol Sartrë, një nga intelektualët më të mëdhenj të shekullit XX, i cili fillimisht ishte i dashuruar me Stalinin, më pas u bind që Stalini ishte mbrapsht dhe a thua se donte të bindte veten se ky, Zhan Pol Sartrë, ishte admirues serial, që u marros pas Maos dhe më pas shkoi të takojë Fidel Kastron në Kubë. Për Çe Gevarën tha se është një nga qeniet humane më të kompletuara të epokës së sotme.
Të gjithë këta e kanë një alibi. Alibia mund të jetë naiviteti i tyre, padjallëzia, mund të jetë konteksti në të cilën ata kanë jetuar. Ndërsa Peter Handke nuk ka alibi se ajo që bëri Millosheviçi ishte e bërë live përpara syve të gjithë botës. Ka qenë një spektakël i dhunës në Ballkan i dirigjuar dhe i orkestruar nga një që quhet Sllobodan Millosheviç dhe Peter Handke i shkoi dhe në varrim ku mbajti një fjalim, një gjë mizerabël.
Akademia suedeze i dha çmimin ?Nobel?. Sipas meje ka bërë një gafë fatale. Unë nuk e kam lexuar dhe nuk e vë në dyshim atë se akademia suedeze ka një standard të caktuar, por për mua akademia suedeze e Nobelit ka bërë një gabim, sepse e parë me sytë e një ballkanasi siç jam unë në këtë moment, teksa shoqëria serbe po përpiqej që të detoksikohej, po përpiqej që të kryente procesin e demilloshevicizimit të vet dhe ishte një proces që po ecte ngadalë, por po ecte, ?Nobeli? që iu dha Peter Handke, mund të përcjellë mesazhin te serbët që ju po bëni atë që bëni, por figura e Millosheviçit, ashtu sikurse dhe figura e atyre njerëzve që Millosheviçin e kanë pasur xhan dhe e çmojnë, është një gjë që ta paktën mund të vihet në diskutim, kështu që mund të filloni dhe ju ta vini në diskutim. Kjo është një gjë fatalisht e gabuar. Për mua, Akademisë Suedeze ka për t?i mbetur kjo njollë sa të jetë gjallë vetë çmimi ?Nobel?./ CNA.al
Ne vitin 2017 kur Shqiperia nisi t’u hape rruge investimeve ...
Mendjet e mbrapshta nuk pushojnë asnjë ditë të vetme me plan...
Kur u bë? Ku është dokumenti i Schengenit Ballkanik? Çfarë p...
Nga Mitro Çela Me Ezmerkën. Xhiro. Bregut të detit. Fshati t...
Nga Sazan Guri* Ato të zeza që thotë z. Rama për Europën jan...
Pas rrotës, shpikjen e dytë më të madhe të njerëzimit e ka b...
Sot në mesditë, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit P...
Nga Arian Galdini– Çfarë ndodhi në Kosovë?Shumë shkurt e pap...
Nga Ilir YzeiriFitorja e Albin Kurtit në Kosovë ka nxitur re...
Po, po stili, rreshti, germa, tingulli, fjala ishin të nje d...
Nga Ismail SPAHIU – Kosova zhvilloi ditën e djeshme zgjedhj...
Analisti Daniel Serwer vlerësoi mënyrën se si u mbajtën zgj...
IT’S THE SYSTEM, STUPID!Kosova zgjodhi dje qartësisht ndrysh...
Nga Ekrem Spahiu*– Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me...
Deri tash presidenti Thaçi ka qëndruar në heshtje të plotë. ...
Gramoz Ruçi u lexoi sot leksionin e rradhës Rektorëve të Uni...
Miq, se pari dua te uroj nga zemra qytetaret e Kosoves per r...
Askush nuk do e besonte se oret qe do te ndiqnin darken e 6 ...
* Albini Kurti shiti apartamentin për kauzën e Vetvendosjes,...
Në Kosovë po votohet. Pritet që të dalë në skenën e qeverisj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...