web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjylja e madhe plasi në PD

29 Tetor 2019, 12:52, Opinione CNA

Nga ARTUR AJAZI
Kanë nisur të konturohen rregullisht brezaret e para të kundërshtarëve të Lulzim Bashës, brënda Partisë Demokratike. Fjalët e dala lart e poshtë se ?Grida Duma ka vendosur të rivalizojë Lulzim Bashën për kryetare partie, dhe kryeministre e ardhshme?, ka ngjallur ?krimbat? e SHQUP-it, të cilët prisnin me padurim të plaste ?gjylja? e madhe.

Dhe ajo tashmë e mbajtur disi e fshehtë, po bëhet realitet. Mënjanimi i Salianjit nga posti ?sekretarit? në PD, (një ndër miqtë politikë të Gridës) dështimet e shumta prej janarit deri sot, dhe kërshëria e rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, kanë zgjuar irritimin dhe ambicjen e Gridës për të nisur pa vonesë rrugëtimin e saj drejt posteve të lakmueshme. Dhe në fakt, Grida Duma ka kohë që është ftohur në marrëdhëniet e saj me Lulzim Bashën, dhe kjo për shumë arsye, por më kryesorja është forcimi i klanit të saj brënda partisë. Dhe i vetmi që mund ta ndihmojë Gridën në ambicjet e saj (veç Salianjit) drejt postit të kryetares së PD, mbetet vetëm Doktori.

Ai dhe vetëm ai, mund ti heqë Lulzimit një e nga një, tullat e postit të dhuruar, dhe ai dhe vetëm ai, mund të organizojë brënda asaj partie puçin ndaj njeriut që e afroi dhe ngriti deri në majë të piramidës drejtuese të PD. Por a thua ta sakrifokojë kaq lehtësisht Doktori, njeriun me të cilin ka ndarë shumë ?të mira e të këqija? gjatë pushtetit, a thua se loja me Lulzimin ka ardhur në ?minutat shtesë?, dhe Grida nuk është vetëm në ambicjet e saj tashmë jo si kandidate për kryetare bashkie e Durrësit, por për kryetare partie, dhe pse jo, edhe për kryeministre ? Gjithçka në rast se do të ishte e bazuar mbi ?rezultate elektorale? duhet thënë se Lulzim Basha duhej të ikte nga PD qysh sot, por gjithsesi nuk është kaq e lehtë, pasi me Doktorin e partisë, e lidhin ?sentimente? të tjera që vështirë se Grida mund ti mposhtë kaq lehtë, si rruga e kombit, 21 janari, Gërdeci, si dhe ?krushqira? të tjera të pas 2013-tës.

Sinjalet e para të yshtura nga vetë Grida, për ëndrrën e saj të hershme se ?një ditë do të bëhem kryetare partie dhe kryeministre? tashmë i kanë zgjuar Lulzimit inate të vjetra për ish-deputeten e tij, të cilat padyshim do ti përdorë një ditë për ta flakur, ose për ta përdorur politikisht. Por pavarsisht kësaj, pavarsisht ëndrrave të Gridës, dhe asaj çfarë pritet të ndodhë realisht një ditë të bukur në PD, duhet thënë se ish-opozita e vjetër nuk ka patur, dhe nuk ka shansin të jetë edhe për nja 8 vjet të tjera, e gatshme për të fituar zgjedhjet, dhe qeverisur vendin.

E gjitha kjo ndoshta duket paraprakisht si një shaka e stisur, apo dhe skenar nën rrogoz i Doktorit të PD, për ti treguar Lulzimit edhe njëherë se forca e tij edhe pse 75 vjeçar, nuk ka rreshtur. Madje thuhet se ?Doktori e ka me shumë qejf rikthimin në pushtet? aq sa në urimet e ditëlindjes tij, përgjigja ishte ?po përjetoj një pranverë plot me ëndërra?. Gjithsesi një gjë është e sigurtë, në PD ?gjylja e madhe plasi?, tashmë Doktorit i mbetet vetëm të qeshë, dhe të menaxhojë si të dojë ai situatën , natyrisht në favorin e tij si gjithmonë.

I merakosur së tepërmi me situatën e brëndshme në PD, duket se për Lulzim Bashën, Reforma Zgjedhore apo dhe ftesa të tjera të ardhura nga shumica qeverisëse që lidhen me zgjidhjen e ngërçit politik, duken gjëra të dorës së dytë tashmë. Duket vërtetë qesharake, tek mendon se beteja për fronin e kryetarit të partisë dhe kryeministrit në SHQUP, ka përfshirë emra të spikatur të cilët edhe pse e dinë se do të jenë opozitaristë edhe për shumë vite të tjera, sërish mëndjen e kanë tek pushteti. Të jetë një rreng alla berishian thua ?





Lajmet e fundit nga