"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Teksa qeveria është përfshirë në një cikël të ri detyrimesh të prapambetura që rrezikojnë seriozisht shëndetin e arkës së shtetit Ministria e Financave nxori këto ditë një udhëzim të posaçëm në formën e një plani masash për rehabilitimin e borxheve të bashkive që aktualisht sipas dokumentit të financave është 6.2 miliardë lekë. Mbi 1,8 miliardë lekë ose 29 për qind të totalit të detyrimeve I zotëron bashkia e Tiranës.
Sipas këtij plani nëse kryetarët e votuar të njësive te qeverisjes vendore nuk arrijnë të zbatojnë planin e rehabilitimit të propozuar nga Ministria e Financave, atëherë qeveria qendrore cakton një administrator që merret me rimëkëmbjen financiare te bashkive
Sipas planit të masave ?Administratori?, është personi i emëruar nga Këshilli i Ministrave për menaxhimin financiar të njësisë së vetëqeverisjes vendore që është në situatën e paaftësisë paguese, e cila krijohet kur njësia e vetëqeverisjes vendore nuk arrin të zbatojë planin e rehabilitimit financiar ose shuma e borxheve afatgjata të NJVQV-së dhe detyrimeve të papaguara ndaj palëve të treta është më e lartë se 130 për qind e shpenzimeve vjetore të miratuara.
Udhëzimi i Ministrisë së financave detyron njësitë e vetëqeverisjes vendore në bashkëpunim me degët përkatëse të thesarit brenda datës 20 të muajit pasardhës, duhet të rakordojnë të dhënat e muajit të mëparshëm mbi të ardhurat sipas llojit dhe detyrimet e prapambetura
Si një masë e nevojshme kontrolli, regjistri i prokurimeve publike në fillim të çdo viti buxhetor si dhe çdo rishikim i tij gjatë vitit, duhet të depozitohet zyrtarisht dhe elektronikisht në degën e thesarit. Në çdo rast, shuma totale e prokurimeve të jetë e barabartë ose më e vogël se fondet e miratuara për vitin buxhetor ose për më shumë se një vit (për kontratat shumëvjeçare të investimeve).
Kur Ministria e Financave dhe Ekonomisë, evidenton që një njësi e vetëqeverisjes vendore ndodhet në një nga rastet e vështirësive financiare njofton menjëherë Kryetarin e njësisë.
Evidentimi i rasteve të ndodhjes së njësisë së vetëqeverisjes vendore në vështirësi financiare mund të bëhet nga auditimi dhe kontrolli i brendshëm, ose/dhe nga auditmi, inspektimi dhe kontrolli i jashtëm i njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Për rastet e konstatuara me probleme financiare dhe vështirësi financiare, duhet të njoftohet menjëherë Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore, dhe në rastet e vështirësive serioze financiare dhe të paaftësisë paguese njoftohet po ashtu menjëherë Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe ky I fundit menjëherë njofton Këshillin e NJVQV-së si dhe Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, brenda muajt pasardhës të çdo katër mujori duhet të përgatis një informacion përmbledhës mbi treguesit e raportit të gjendjes financiare të njësive të vetëqverisjes vendore. Ky raport do të publikohet në faqen zyrare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Zbatimi i planit të masave për menaxhimin e problemeve financiare vendore i raportohet këshillit çdo muaj. Me këto raporte, këshilli duhet të miratojë veprimet e propozuara, të cilat janë nën diskrecionin e tij (p.sh. rritija e nivelit të të ardhurave, rishikimi i buxhetit, shitja/përdorimi i aseteve etj).
Afati për zbatimin e planit të masave për daljen nga gjendja e problemeve financiare të njësisë së vetëqeverisjes vendore është deri në 12 muaj nga momenti i konstatimit të situatës. 79. Procedurat e menaxhimit të problemeve financiare duhet të ndërpriten kur gjendja e detyrimeve të papaguara bie nën nivelin minimal të kërkuar nga ligji. 80. Raporti i fundit për Këshillin e NJVQV-së, mbi zbatimin e planit të masave duhet të përfshijë të dhënat financiare të cilat vërtetojnë rikthimin në gjendjen normale financiare të njësisë.
Borxhi dhe detyrimet e prapambetura do të klasifikohen sipas llojit, karakteristikave dhe madhësisë. Kreditë, obligacionet dhe garancitë vendore të pretenduara do të ndahen nga detyrimet e tjera financiare. Në detyrimet e tjera financiare, faturat e papaguara ndaj të tretëve të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të detyrimeve do të grupohen sipas madhësisë, kohës (vonesës) dhe llojit të furnitorit (kompani apo privat).
Plani i rimëkëmbjes
Përfshirja e planit të rehabilitimit në programin buxhetor afatmesëm të njësësë së vetëqeverisjes vendore Plani i rehabilitimit financiar duhet të zhvillohet brenda kuadrit të Planit Strategjik të Zhvillimit të Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore dhe Programit Buxhetor Afatmesëm.
Hapat që do ndiqen në përfshirjen e planit të rehabilitimit në planet vendore të sipërcituara janë të specifikuara në legjislacionin në fuqi. Buxhetimi i planit të rehabilitimit financiar nga njësia e vetëqeverisjes vendore do të mbështetet në procedurat dhe rregullat që përcaktojnë aktet nënligjore për hartimin e programit buxhetor afatmesëm. Për hartimin e planit të rahabilitimit njësia e vetëqeverisjes vendore duhet që të mbajë parasysh që në mënyrë periodike të maten të ardhurat dhe shpenzimet që njësia e vetëqeverisjes vendore realizon.
Përmes këtij verifikimi njësia mban nën kontroll balancën fiskale mujore dhe gjithashtu ajo përcakton ecurinë e zbatimit të planit të rehabilitimit financiar. Përmes monitorimit dhe përfshirjes së planit të rehabilitimit në programin buxhetor afatmesëm njësia e vetëqeverisjes vendore bashkë me raportin e monitorimit të buxhetit, duhet të monitorojë dhe zbatimin e planit të rehabilitimit financiar. Tabela më poshtë paraqet një model për mënyrën e strukturimit të dhënave fiskale aktuale dhe atyre të planifikuara sipas planit të rehabilitimit financiar të miratuar. 33 Gjendja financiare e njësisë së vetëqeverisjes vendore./Monitor
Grida Duma duket se e ka seriozisht betejën për të bindur PD...
Nga Lorenc VangjeliPërveç atij vetë, askush nuk e di se çfar...
Nga Ilir Levonja* Nuk e di se kujt i shërbejnë më, kësi lloj...
Nga ARTUR AJAZI Kanë nisur të konturohen rregullisht brezare...
Ndaj kreut të Republikës së Re, Lulzim Basha ka pasur shpesh...
Tre muaj më parë u njoha me një histori në dukje të rëndomtë...
Edhe maxhoranca e Ramës, edhe opozita jashtëparlamentare e B...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar nderimet që iu bënë dje ...
Disa media pranë Lulzim Bashës, ashtu siç kishte paralajmëru...
Grida Duma ose do të jetë kandidatja e re për kryeministre e...
Albin Kurti është ndoshta i vetmi politikan i lartë që përpa...
Korrupsioni i lartë shtetëror është energjia e errët e shoqë...
Tetori solli lajme jo të mira për Shqipërinë. Tani BE duket ...
Like-t, po nxjerrin Sekretin…Administrata Publike nën terror...
Udhëtimet pindarike të Lulzim Bashës në politikën shqiptare ...
“Dy janë rrugët e aksionit të opozitës. Ose rruga e forcës o...
Nga studioja e emisionit “Opinion”, në Tv “News 24”, ku isht...
Propaganda e rilindjes, e cila një vit më parë u rek të na m...
Nuk di si tua përshkruaj ato çaste o miq. Një festim i papar...
Ka shpërthyer një vlug i madh reaksioni pas bllokimit të neg...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...