Eshtë mëkat social kur opozita merret me denoncime
Nga Ilir Levonja* Nuk e di se kujt i shërbejnë më, kësi lloj...
Nga Lorenc Vangjeli
Përveç atij vetë, askush nuk e di se çfarë çmimi ka paguar Sali Berisha për t?u bërë kryeministër. Ish-presidenti u nis nga shtëpia e tij në Brrakë për t?u ringjitur në pushtet duke lënë pas terrorin e automatikëve të 97-ës, grushtin e shtetit të 98-ës, vetminë e frikshme të viteve më pas me një grusht njerëzish rrotull, zgjedhjet traumatike të 2001-shit deri në momentin kur u rikthye. I kishte paguar sakrificës një faturë të frikshme frike. Duke duruar si pakkush. Dhe duke ditur të presë si askush tjetër në atdheun e njerëzve të paduruar që kërkojnë gjithçka e menjëherë.
Vetëm ca pak dëshmitarë e kujtojnë vetminë e madhe të Edi Ramës kur i vodhën bashkinë e Tiranës dhe ju desh të mbyllte ambicjen e tij të pafundme për pushtet në zyrën e vogël të kryetarit të PS-së. I detyruar për të pritur. I bindur për të duruar. Dhe mbi të gjitha për të sakrifikuar pafund deri në ditën kur do të hynte në zyrën e kryeministrit. Edhe Berisha, edhe Rama e dinë mirë se në Tiranë gjithçka është në shitje dhe gjithçka ka një çmim.
Ata e dinë se mund të blihet diploma e universitetit dhe seksi, mandati i deputetit dhe portofoli i ministrit, servilizmi dhe shërbesa, qumështi i harabelave dhe mushti i dallandysheve, vreri i mikut dhe mjalti i armikut. Vetëm një gjë nuk ka çmim. Postin e kryeministrit mund ta blesh vetëm me një monedhë: me sakrificë.
Dhe vetëm duke kaluar nën kalvarin e sakrificës dhe të durimit, por dhe me yshtje nga dora e fatit, individë shumë të rrallë, jo më shumë se 50 e ca në gjithë historinë e Shqipërisë së pavarur, mund të hipin në lartësinë nga ku vullneti i tyre bëhet ligj me hir e pahir për gjithë të tjerët.
Këtij shorti kërkon t?i shpëtojë Lulzim Basha. Me vetëm gjashtë muaj analist part-time në studion e Fevziut, ai mori falas gjithçka tjetër që ka çmim në Tiranë. Ministër, kryetar bashkie shef i PD-së. I mbetej të bëhej kryeministër.
Nëse në 2017-ën do të kërkonte ta mundte Edi Ramën dhe jo ta joshte për bashkëqeverisje;
Nëse nuk do të gënjehej si studente naïve province nga pedagogu trendy i Tiranës;
Nëse, në vend të dëmshpërblimit, do të rihidhte vetë në erë pallatin që i shembi Rama me dinamit, sot ai do të kishte qenë kryeministër prej dy vjetësh, kurse Edi Rama, do të ishte e shkuara e këtij vendi. Dy vjet më pas, Basha vetëm ka gabuar dhe e ka komplikuar pafund rrugën e tij drejt kryeministrisë. Duke e bërë pothuaj të pamundur. Ka gabuar me padurimin e tij. U derdh në rrugë, kur duhej të mblidhej në institucione. Djegia e mandateve ishte një idiotësi që i forcoi atij kontrollin mbi partinë e tij, por e largoi nga ndikimi mbi të gjithë shoqërinë shqiptare.
Ka gabuar me refuzimin e sakrificës. Sipas shpjegimit zyrtar ai nuk jeton më në apartamentin e tij të bollshëm, por është zhvendosur me qera në periferi të Tiranës, në zonën rezidenciale Long Hill. Le të imagjinohet për një çast se Basha, siç sqaron vetë, ikën nga apartamenti i dëmtuar nga tërmeti dhe jeton me qera në zonën e Freskut. Del me makinë nga rrëza e Dajtit, zbret poshtë në rrugën e Porcelanit, kthehet majtas e gjarpëron në rrugicat e saposhtruara nga lali Eri për të dalë në unazë sipër zonës së Brrylit.
Pastaj vazhdon rrugën në drejtimin nga puna e Gent Cakës tek selia e PD-së. Një ikje-ardhje nga mëngjezi në darkë që do t?i jepte më shumë vota se gjithë retorika e tij kundër Ramës. Më shumë besim sesa çdo betim se nuk është si politikanët e tjerë që përfitojnë. Më shumë prova praktike se me ta e ndan morali dhe e diferencon përkohrësia. Duke shkuar në Long Hill ai ka treguar se ka shije dhe klas ? natyrisht edhe para ? por jo politesë dhe mendim përtej pajisjeve të kuzhinës dhe veglave për ujitje lulesh. Sepse përgënjeshtron me akte, çfarë i thotë goja.
Demonstron interes me vepra, edhe kur urren me mikrofon. Bën hesap me xhep, edhe kur duhet të mendojë me shpirt. Ai mund të vazhdojë të mallkojë dy biznesmenë të talentuar si Pand Carapuli e Gon Papuli, por do t?i duhet të lëvdojë puën e tyre në Long Hill e gjetkë. Qoftë edhe anës pishinës së vilave dhe pa u zhytur në të. Duke ju dorëzuar vanitetit të çastit, ai ka vënë në dyshim të nesërmen e tij. Duke refuzuar sakrificën, ai ka klasifikuar si gënjeshtra edhe të vërtetat e tij.
Duke ju dorëzuar luksit si oligarkët që pretendon se urren, ky oligark i politikës ka komplikuar rrugën e tij drejt kryeministrisë. Nuk mund të pretendosh ndershmërinë në formë dhe të jesh i pasur në thelb, nuk mund të përbetohesh për 99 për qind të shqiptarëve të varfër dhe të jesh një për qindshi gjithmonë e më i pasur i tyre, nuk mund të jetosh mes orgjisë dhe të flasësh si murgeshë delikate.
Ndryshe nga paraardhësit e tij që kanë shkuar në zyrën e katit të dytë të Këshillit të Ministrave duke sakrifikuar, ai mund të presë që kjo gjë t?i ndodhë vetëm nga një takim me fatin. Vetëm nëse takon Zanën e artë të Përrallave. Por është e vështirë që krijesa e bukur dhe pak naïve e përrallave të shfaqet dy herë në jetë. Aq më tepër kur i duhet të maskohet si Sali Berisha. Njeriu që triumfoi kur jetonte në Brrakë dhe ra në dëshpërim kur ju dorëzua shkëlqimit të papërballueshëm të vanitetit./CNA.al
Nga Ilir Levonja* Nuk e di se kujt i shërbejnë më, kësi lloj...
Nga ARTUR AJAZI Kanë nisur të konturohen rregullisht brezare...
Ndaj kreut të Republikës së Re, Lulzim Basha ka pasur shpesh...
Tre muaj më parë u njoha me një histori në dukje të rëndomtë...
Edhe maxhoranca e Ramës, edhe opozita jashtëparlamentare e B...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar nderimet që iu bënë dje ...
Disa media pranë Lulzim Bashës, ashtu siç kishte paralajmëru...
Grida Duma ose do të jetë kandidatja e re për kryeministre e...
Albin Kurti është ndoshta i vetmi politikan i lartë që përpa...
Korrupsioni i lartë shtetëror është energjia e errët e shoqë...
Tetori solli lajme jo të mira për Shqipërinë. Tani BE duket ...
Like-t, po nxjerrin Sekretin…Administrata Publike nën terror...
Udhëtimet pindarike të Lulzim Bashës në politikën shqiptare ...
“Dy janë rrugët e aksionit të opozitës. Ose rruga e forcës o...
Nga studioja e emisionit “Opinion”, në Tv “News 24”, ku isht...
Propaganda e rilindjes, e cila një vit më parë u rek të na m...
Nuk di si tua përshkruaj ato çaste o miq. Një festim i papar...
Ka shpërthyer një vlug i madh reaksioni pas bllokimit të neg...
Të gjithë e pranuan pluralizmin. Të gjithë kanë ndërruar men...
Ja pyetjet që ngrenë sot shqiptarët: Pse ka rrënë vullneti i...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...