Ka mbërritur koha të servirim Ismail Qemalin si një Putin
Ilir LevonjaNë fakt është një absurd ditor të merresh me ndë...
Ka një mënyrë tmerrësisht efikase për t’i zhvatur njerëzit pa asnjë rezistencë. Prit për një krizë. Nëse kriza nuk vjen, atëherë shkaktoje. Në kohë krizash njerëzit janë jo vetëm të trembur, por edhe të shpërqëndruar emocionalisht për të reaguar ndaj padrejtësive. Në këto situata elitat e pushtetit e kanë më të lehtë të shtyjnë përpara politika zhvatëse pa hasur rezistencë. Ky është thelbi i kapitalizmit të katastrofës.
Në fakt, ky është një fenomen po aq i vjetër sa edhe vet njerëzimi. Por për herë të parë shkencërisht, koncepti u elaborua nga Naomi Klein. Një aktiviste sociale nga Kanadaja, në vitin 2007 Klein publikoi një libër, ku argumenton se thuajse të gjitha krizat përdoren nga elita për të nxjerrë fitime mbi vuajtjet e shumicës.
Kjo është një taktikë brutale, por që funksionon gjithmonë. Dhe Shqipëria tashmë është shndërruar në një habitat, ku kapitalizmi i frikës po aplikohet masivisht.
Në 21 shtator, zona më e banuar e Shqipërisë ajo e Tiranë-Durrësit u godit nga një tërmet relativisht i fuqishëm. Teksa qytetarët ishin në kulmin e panikut, menjëherë u vu në jetë doktrina e shokut.
Dy ditë pas tërmetit, kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se qeveria do të gjente një zgjidhje përfundimtare për dëmshpërblimin e banorëve që goditen nga fatkeqësitë natyrore. Në kohë rekord, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare hartoi projektvendimin, i cili detyron qytetarët të paguajnë me forcë tarifë tek kompanitë private të sigurimit për apartamentet që ndërtohen rishtaz. Me urgjencë qeveria e miratoi dhe po me urgjencë, Ministria e Financës dhe Infrastrukturës nxorrën udhëzimin e përbashkët. Të gjitha këto në vetëm dy javë.
Përdorimi i frikës kolektive për të fituar para padrejtësisht është një politikë e pamoralshme, korruptive, por mbi të gjitha ekonomikisht inefiçente. E pamoralshme sepse krijon treg me ligj. Korruptive sepse garanton fitime për një grusht njerëzish në kurriz të shumicës. Inefiçente sepse nuk zgjidh asgjë.
Nëse Shqipëria do të goditej nga një tërmet, që shkakton 200 milionë euro dëme, cila nga kompanitë e sigurimeve mund të marrë përsipër kompesimin e kësaj fature?
Bota është e mbushur plot me shembuj se si në rastet e katastrofave të mëdha, kompanitë e sigurimeve falimentojnë duke i lënë të siguruarit me gisht në gojë. Nga përmbytjet në Britani, tek sulmi i Kullave Binjake apo zhdëmtimi i pacientëve për ilaçet e dëmshme ne SHBA. Gjithmonë ndodh e njëjta gjë. Kompanitë e sigurimit falimentojnë dhe gjithmonë kostot përplasen në buxhet.
Por në këtë rast qëllimi nuk është të garantohet shpërblimi i qytetarëve dhe mbrojtja e buxhetit. Por krijimi i një tregu për të nxjerrë fitime të padrejta. Një ide, të cilën AMF e ka patur në axhendë prej kohësh dhe që tani ja doli ta realizojë.
Por sigurimit të detyrueshëm i banesave nuk është shembulli i vetëm i kapitalizmit të katastrofës. Të njëjtën metodë, qeveria tentoi të përdorë edhe tek Teatri Kombëtar duke përhapur narrativën se godina po shembet dhe mund të vrasë artistët.
Ndaj nevojitej një ligj special për të shpëtuar artistët, edhe pse ligji special fal gati 8 mijë metër tokë publike tek privati. Shumë shpejt, episodi i radhës i kësaj taktike brutale do të jetë privatizimi i ujit. Së pari do të nis, përhapja e frikës se uji është i dëmshëm dhe mund të sëmurë popullatën. Më pas do të prezantohet zgjidhja, konçesion tek privati.
Mirësevini në Republikën e Kapitalizmit të Katastrofave.
Ilir LevonjaNë fakt është një absurd ditor të merresh me ndë...
75 vjetori i tërheqjes së forcave naziste nga ShqipëriaNga E...
(Titulli nuk ka të bëjë me festën e Halloween-it, edhe pse s...
Teksa qeveria është përfshirë në një cikël të ri detyrimesh ...
Grida Duma duket se e ka seriozisht betejën për të bindur PD...
Nga Lorenc VangjeliPërveç atij vetë, askush nuk e di se çfar...
Nga Ilir Levonja* Nuk e di se kujt i shërbejnë më, kësi lloj...
Nga ARTUR AJAZI Kanë nisur të konturohen rregullisht brezare...
Ndaj kreut të Republikës së Re, Lulzim Basha ka pasur shpesh...
Tre muaj më parë u njoha me një histori në dukje të rëndomtë...
Edhe maxhoranca e Ramës, edhe opozita jashtëparlamentare e B...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar nderimet që iu bënë dje ...
Disa media pranë Lulzim Bashës, ashtu siç kishte paralajmëru...
Grida Duma ose do të jetë kandidatja e re për kryeministre e...
Albin Kurti është ndoshta i vetmi politikan i lartë që përpa...
Korrupsioni i lartë shtetëror është energjia e errët e shoqë...
Tetori solli lajme jo të mira për Shqipërinë. Tani BE duket ...
Like-t, po nxjerrin Sekretin…Administrata Publike nën terror...
Udhëtimet pindarike të Lulzim Bashës në politikën shqiptare ...
“Dy janë rrugët e aksionit të opozitës. Ose rruga e forcës o...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...