Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Nga Klodian Tomorri
Ekziston një ligj në ekonomiks, i cili thotë se në ekuilibër, çmimi i punës tenton të barazohet me produktivitetin e punonjësve. Për ta thënë me thjesht, një puntor paguhet aq sa prodhon. Në tregjet ideale ligji mban gjithmonë. Por bota reale shpesh është ndryshe nga modelet, me të cilat ekonomistët ilustrojnë teoritë e tyre.
Në rrethana të caktuara ndodh që ekuilibri prishet, pasi fuqia e negocimit zhvendoset ndjeshëm në një krah. Për shembull në tregjet që vuajnë për një kohë të gjatë nga papunësia e lartë, fuqia negociuese zhvendoset në krahun e bizesit. Kjo ka ndodhur në Shqipëri.Për më shumë se dy dekada, bizneset e kanë shfrytëzuar në maksimum papunësinë e lartë për të nxjerrë përfitime afatshkurtra ne kurriz te punonjesve.
Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Europë sot, ku gjen punonjës banke të cilët paguhen me 35 mijë lekë në muaj. E njëjta situatë ndodh në tregti, shërbime, telekomunikacion dhe në çdo sektor. Në media, unë njoh kolegë të mi që paguhen 26 mijë lekë në muaj, realisht, jo se bëjnë evazion, ndërkohë që bosi i madh i tyre paguhet 26 mijë euro. Kjo është marrëzi, babëzi dhe injorancë njëkohësisht. Por babëzia dhe injoranca shkatërrojnë. Jetë njerëzish, biznese dhe madje edhe kombe. Procesi tashmë ka nisur dhe fatkeqësisht shkatarët vazhdojnë të qëndrojnë në rrugën e gabuar.
Sa herë dëgjoj kryeministrin apo bizneset që ankohen se nuk gjejnë dot punonjës, më vjen të qesh. Sepse përveç injorancës, ky argumenti është edhe qesharak. Problemi nuk janë punonjësit, por rrogat. Ashtu si çdo mall tjetër në treg, oferta ndjek çmimin.
Në fillim të shekullit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një situatë të ngjashme. Por një njeri i madh do të ndryshonte gjithçka. Në 1914-ën, gjigandi i automobilave Ford, po përballej me një krizë të vërtetë të burimeve njerëzore. Koha mesatare e qëndrimit të një punonjësi në kompani ishte vetëm 3 muaj, ndërkohë që biznesi po humbte para.
Henry Ford mblodhi drejtuesit ekzekutiv të kompanisë dhe u vuri një detyrë: Më gjeni cili është niveli me i lartë i rrogave që mund t’u japim punonjësve! Në atë kohë një puntor i Ford paguhej mesatarisht 2 dollarë në ditë. Henry Ford i la drejtorët në sallën e mbledhjeve dhe u kthye pas një ore. Atëherë – pyeti drejtorët. Përgjigja që mori ishte rritja në 2.25 dollarë. “Shumë pak, vazhdoni mendoni prapë.” u tha.
Kur u kthye herën e dytë në sallë, drejtorët i propozuan nivelin 2.5 dollarë, por sërish ai e refuzoi. Atëherë një nga drejtuesit i tha pse nuk e bën 5 dollarë, që të falimentosh kompaninë. Përgjigja e Fordit ishte: Bravo. Kjo do të jetë rroga e re e punonjësve tanë.
Rritja me 2.5 herë e rrogave, stabilizoi forcën puntore të kompanisë, rriti produktivitetin, por mbi të gjitha krijoi treg për produktet e kompanisë Ford, pasi me pagat e reja punonjësit nisën të blejnë automjete. Në dy vjet fitimet e kompanisë u dyfishuan, por punonjësit e Ford nuk ishin përfituesit e vetëm. Bizneset e tjera nisën të bëjnë të njëjtën gjë. Ekonomistët thonë se ky ishte vendimi që krijoi klasën e mesme të botës, dhe një nga shkaqet që shtroi rrugën për më shumë se një shekull prosperitet.
Henry Ford ishte ndoshta njeriu i parë në botë që kuptoi se punonjësit nuk janë barrë, por aseti më i çmuar i një kompanie. Ka ardhur koha që të njëjtën gjë të kuptojnë edhe drejtuesit e sipërmarrjes shqiptare. Në të kundërtën, korporatizimi afatshkurtër dhe babëzia do i çojnë drejt shkatërrimit. Fatkeqësisht jo vetëm ata. Por të gjithë vendin.
Nga Ilir Levonja”Or burra tash sa ditë që këta tela m’i keni...
Nga Bashkim Kopliku Më pyetën në fb: Bashkim, përse u tërhoq...
E gjithë ajo vuajtje shekullore e shqiptarëve, me genocid dh...
Sot Lulzim Basha shpalli fushatën “Turi i shpresës”, dy muaj...
Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më...
Përpara disa kohësh kur morën vendimin për të ndalur industr...
Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan...
Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, gaz...
Dje u nda nga ne, një shok dhe mik i shtrenjtë. Drithërimat ...
Në politikë rëndësi ka përcaktimi i qëllimit dhe më të sukse...
Ka një mënyrë tmerrësisht efikase për t’i zhvatur njerëzit p...
Ilir LevonjaNë fakt është një absurd ditor të merresh me ndë...
75 vjetori i tërheqjes së forcave naziste nga ShqipëriaNga E...
(Titulli nuk ka të bëjë me festën e Halloween-it, edhe pse s...
Teksa qeveria është përfshirë në një cikël të ri detyrimesh ...
Grida Duma duket se e ka seriozisht betejën për të bindur PD...
Nga Lorenc VangjeliPërveç atij vetë, askush nuk e di se çfar...
Nga Ilir Levonja* Nuk e di se kujt i shërbejnë më, kësi lloj...
Nga ARTUR AJAZI Kanë nisur të konturohen rregullisht brezare...
Ndaj kreut të Republikës së Re, Lulzim Basha ka pasur shpesh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...