LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetim Ramës për shpërdorim detyre/ Ngushtohet "laku" i gjyqtarit të Tiranës

4 Nëntor 2019, 10:21, Vetingu CNA

Procesi i Vettingut po vijon rivlerësimin me listën prioritare dhe paralelisht me këtë proces edhe CNA.al po hedh dritë mbi të kaluarën dhe tashmen e prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke e vënë theksin tek mënyra se si ata kanë krijuar pasurinë.

Gjyqtari Altin Abdiu nuk është pjesë e listës prioritare të Vettingut, mirëpo ai mund të thuhet se mban rekord për denoncime nga qytetarët.

Në vitin 2017, ?listën e zezë?, të publikuar nga kryeministri Edi Rama për njerëzit e drejtësisë, sipas denoncimeve që ai kishte marrë e kryesonte gjyqtari Altin Abdiu.

Dhë se fundmi emri i Abdiut është rikthyer në vëmendje nga emisioni ?Stop?, me pretedimin se ka shkelur ligjin, pasi ka gjetur dy shtetas fajtorë për vdekjen e një 25-vjeçarje, ndërkohë i ka dënuar vetëm me 400 000 lekë gjobë.

CNA.al nuk i komenton vendimet e gjykatave, ndaj nuk përmendin emra të paditurish apo fajtorësh siç është shprehur gjyqtari në vendim.

Duke mbetur tek aspekti profesional risjellim në vëmendje, se në  vitin 2013, Gjykata e Tiranës vendosi që të hetojë ish kryeprokuroren Ina Rama, për ?shpërdorim detyre?.

Ky vendim ka ardhur pas një padie të prokurorit të Kurbinit, Bardhyl Shehu, në atë kohë.

Ka qenë gjyqtari Altin Abdiu që ka vendosur hetimin e ish-kryeprokurores Ina Rama, e cila sot është komisionere Vettingu në shkallën e dytë.

Nuk dihet se cili ishte vendimi përfundimtar i Abdiut, por prokurori ankimues Shehu, u rikthye në detyrë nga ana e pasardhësit të Ramës, Adriatik Llalla.

Por, nëse gjyqtari Abdiu do të bjerë në duart KPA-së, ka shumë dyshime dyshime nëse do ta shohë më derën e Gjykatës së Tiranës, të paktën si gjyqtar.

Laku i gjyqtarit Abdiu njëherësh ngushtohet edhe nga denoncimet e qytetarëve në drejtim të tij, si ishte rasti i emisionit STOP.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e gjyqtarit Altin Abdiu, dhe burim kryesor të të ardhurave në vite ka pagën, prej cilës ka prodhuar kursime të majme, që shkojnë deri ne 25 000 euro.

Në 2016, edhe të ardhurat e bashkëshortes së tij, ku bie në sy bashkëpunimi i saj me SOROS-in dhe rrjedhimisht fitimi i të ardhurave nga kjo shoqëri.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari i shumëpërfolur Altin Abdiu.

Viti 2003

Ap banimi me vlerë 4 milion lekë.

Vile 2 katëshe me vlerë 8 milion lekë, me pjesë, 2/12.

Autoveturë me vlerë 500 000 lekë.

Paga si gjyqtar, në shumën 0.61 milion lekë.

Viti 2004

Në fund të vitit 2004 subjekti deklarues  bashkë me prindërit ka blerë një pronë pa dokumente në Golem me vlerë 400 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 762 071 lekë.

Viti 2005

Kursime vjetore nga paga në shumën 600 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 765 552 lekë.

Viti 2006

Kursime vjetore nga paga në shumën 500 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 972 560 lekë.

Viti 2007

Kursime vjetore nga paga në shumën 500 000 lekë

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 801 863 lekë.

Shpërblim në shumën 30 000 lekë.

Viti 2008

Ka shitur autoveturën në shumën 250 000 lekë.

Ka blerë një autoveturë tip Benz, prodhim i 2001 me vlerë 5 000 euro.

Paga si gjyqtar në Tiranë dhe shpërblime në shumën 830 923 lekë.

Viti 2009

Ka blerë një autoveturë tip Benz, prodhim i 2001 me vlerë 900 000 lekë.

Ka blerë një autoveturë tip Benz, prodhim i 2005 me vlerë 950 000 lekë.

Kursime vjetore nga paga në shumën 200 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 001 362 lekë.

Viti 2010

Kursime vjetore nga paga në shumën 500 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 063 529 lekë.

Viti 2011

Kursime vjetore nga paga në shumën 500 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 154 716 lekë.

Viti 2012

Kursime vjetore nga paga në shumën 20 000 euro.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 321 960 lekë.

Viti 2013

Shtim i sip së ap me 20 m2 nga mbyllja e një verande që ka kushtuar 280 000 lekë.

Kursime vjetore nga paga në shumën 100 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 292 843 lekë.

Viti 2014

Kursime vjetore nga paga në shumën 500 000 lekë.

Kursime nga paga në vite në shumën 20 000 euro.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 242 323 lekë.

Viti 2015

Kursime vjetore nga paga në shumën 500 000 lekë.

Kursime nga paga në vite në shumën 20 000 euro.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 266 657 lekë.

Viti 2016

Kursime vjetore nga paga në shumën 100 000 lekë.

Kursime nga paga në vite në shumën 25 000 euro.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 275 289 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në shumën 217 653 lekë.

Kontratë punë part time e bashkëshortes për marrëveshje për shërbime me Fondacionin shoqëri e hapur SOROS,  me vlerë 246 840 lekë.

Kursime të bashkëshortes në shumën 400 000 lekë.

Viti 2017

Kursime vjetore në shumën 1 000 euro.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 333 005 lekë.

Kursime të bashkëshortes Artenida Duraku në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në shumën 209 810 lekë.

Të ardhura nga leja e lindjes së bashkëshortes në shumën 294 646 lekë.

Bashhkëshortja kontratë konsulence për realizimin e projektit ?Fuqizimi i prindërve të komunitetit rom dhe mbështetja për zhvillimin e fëmijëve? me Fondacionin shoqëri e hapur SOROS,  me vlerë 89 250 lekë.

Viti 2018

Kursime vjetore në shumën 1500 euro.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1368 056 lekë.

Kursime të bashkëshortes Artenida Duraku në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në shumën 528 336 lekë.

Të ardhura nga leja e lindjes së bashkëshortes në shumën 58 704 lekë.

Bashkëshortja, kontratë mësimdhënie si pedagoge e jashtme tek fakulteti ishkencave sociale, Tiranë, me vlerë 120 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga