web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Heshten hetimet ndaj gjyqtarit/ Markelian Kuqo radhit milliona euro patundshmëri

31 Tetor 2019, 09:56, Vetingu CNA

Në muajin shkurt të këtij viti drejtuesja e Ministrisë së Drejtësisë Etilda Gjonaj, kërkoi hetim për gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo.

Shkak për këtë kërkesë ishte bërë një vendim gjyqësor i marrë nga gjyqtari Kuqo për lirimin me kusht të shtetasit Gert Gjinari, i dënuar me burgim të përjetshëm.

?Nga hetimi paraprak që Ministria e Drejtësisë kreu, rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është ende vendim i formës së prerë, është konstatuar se është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kërkesat e Kodit Penal për dhënien e një vendimi lirimi me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit, duke kërkuar inicimin e procedimit disiplinor për gjyqtarin Markelian Kuqo?, saktësohej në deklaratën për shtyp të MD-së.

Nuk dihet nëse KLGJ e ka marrë parasysh këtë kërkesë, ndërsa pak ditë më parë emri i gjyqtarit Markelian Kuqo zuri vend në edicionet informative.

Një telefonatë anonime në policinë e Korçës sinjalizoi vendosjen e një bombe në automjetin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo, duke shkaktuar alarm, por pas kontrollit rezultoi se gjithçka ishte e rremë.

Edhe vetë gjyqtari ka deklaruar se nuk ka nevojë për mbrojtje duke e konsideruar telefonatën një krijim të një grushti kriminal.

CNA.al shkoi më tej, atyre që janë thënë deri më tani në media duke bërë dhe një vëzhgim mbi pasurinë e gjyqtarit Markelian Kuqo.

Shpeshherë vendimet e gjyqtarëve ashtu siç e ka provuar tashmë dhe Vettingu, janë shpërblyer me pasuri.

Sipas të dhënave që na ka ofruar ILDKPKI, gjyqtari Kuqo, është i ?mbytur?  në  patundshmëri për të vijuar më tej me llogaritë bankare apo kursimet.

Kështu ai deklaron një apartament me sipërfaqe 128 m2 me vlerë 50 000 euro, një apartament me sipërfaqe 90 m2 me vlerë 25 000 USD, një apartament me sipërfaqe 100 m2, me vlerë 4 200 000 lekë, një apartament me sipërfaqe 65.6 m2, nuk e thotë vlerën, po pjesa takuese është 1/27,  truall me siprfaqe 3 250 m2 (nuk e thotë vlerën, po pjesa takuese është 1/18) si dhe  50 aksione të Albetelekomit përfituar nga bashkshortja si ish punonjëse me vlerë 50 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar prej tij nga viti 2003-2018.

Viti 2003

Ap.banimi me sip 96 m2 në Korçë, me vlerë 1.9 milionë lekë. Marrë me kredi bankare.

Autovetura Nisan me vlre 2.5 milion, blerë me të ardhurat nga paga.

Të ardhurat nga pagat nuk lexohen qartë në formular.

Viti 2004

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në shumën 774 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes, Bashkia Korçë, në shumën 174 000 lekë.

Gëzim Kuqo,pension në shumën 168 000 lekë.

Zhaneta Kuqo, paga nga Drejtoria e Policisë në shumën 444 000 lekë.

Daniela Kuqo, paga, 24 000 dollarë amerikanë.

Viti 2005

Kursime vjetore nga paga, gjendje kesh në shpi, shuma 300 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në shumën 800 232,0 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes, nga Albtelecom në shumën 681 600 lekë.

Kredi për blerje ap, në shumën 25 000 USD me afat 10 vjeçar.

Viti 2006

Kursime vjetore nga pagan në shumën 300 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes, nga Albtelecom në shumën 51754 lekë në muaj.

Viti 2007

Kursime familjare në shumën 350 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në shumën 721 562 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes, nga Albtelecom në shumën 692 646 lekë.

Kredi për blerje ap, në shumën 25 000 USD. Detyrimi i pashlyer në shumën 15 239 73 dollarë.

Viti 2008

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në shumën 812 427 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes, nga Albtelecom në shumën 407 935 lekë.

Kredi për blerje ap, në shumën 25 000 USD. Detyrimi i pashlyer në shumën 7 000 USD.

Viti 2009

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në shumën 969 968 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes, nga Albtelecom në shumën 567 288 lekë.

Depozitë në shumën 970 euro përdorur për pagesën e masterit në një Universitet në Maqedoni.

Viti 2010

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në shumën 969 968 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes, nga Albtelecom në shumën 567 288 lekë.

Kredi për blerje ap, në shumën 25 000 USD. Detyrimi i pashlyer në shumën 6 000 USD.

Pagesë për master në një universitet privat në Tiranë, në shumën 500 euro.

Viti 2011

Kredi për blerje ap, në shumën 25 000 USD.

Kredi për blerje ap, për ta shndërruar në zyrë avokatie për bashkëshorten në shumën 50 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 49 029 44 euro.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në shumën 1 041 080 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes, nga Albtelecom në shumën 698 229 56 lekë.

Kredi për blerje ap, në shumën 25 000 USD. Detyrimi i pashlyer në shumën 4 015 40 USD.

Viti 2012

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në shumën 1 066 637 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes, nga Albtelecom në shumën 877 716 lekë.

Kredi për blerje ap, në shumën 50 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 49 947 30 euro.

Viti 2013

Depozitë bankare në shumën 293 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në shumën 1 177 746 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortes, nga Albtelecom në shumën 935 613 lekë.

Paga e bashkëshortes si avokate në shumën 6 000 euro.

Kredi për blerje ap, në shumën 50 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 46 862 65 euro.

Bashkëshortja, automjet, Benz, me vlerë 600 000 lekë.

Viti 2014

Depozitë kursimi, gjendja,300 911 lekë, shtesa 7 911 lekë.

Depozitë kursimi për fëmijët në shumën 77 358 15 lekë.

Gjendja e pagës si gjyqtar në shumën 102 603 04 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në shumën 1 451 937 lekë.

Paga e bashkëshortes si avokate në shumën 375 200 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes të realizuara nga konsulenca juridike në shumën 400 000 lekë.

Kredi për blerje ap, në shumën 50 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 45 678 11 euro.

Viti 2015

Depozitë kursimi, gjendja, 305 003 39 lekë,

Depozitë kursimi për fëmijët në shumën 125 092 31 lekë.

Gjendja e pagës si gjyqtar në shumën 64 000 lekë.

Llogari rrjedhëse për nevojat të biznesit si avokate të bashkëshortes në shumën 49 998 74 lekë.

Paga, dieta dhe gatishmëri në shumën 1 374 978 lekë.

Paga e bashkëshortes si avokate në shumën 684 889 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 50 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 42 625 98 euro.

Viti 2016

Ap me sip 128 m2 me vlerë 50 000 euro.

Ap me sip 90 m2 me vlerë 25 000 USD.

Ap me sip 100 m2, me vlerë 4 200 000 lekë.

Ap me sip 65.6 m2 (nuk e thotë vlerën, po pjesa takuese është 1/27).

Truall me sip 3 250 m2 (nuk e thotë vlerën, po pjesa takuese është 1/18).

50 aksione të Albetelekomit përfituar nga bashkshortja si ish punonjëse me vlerë 50 000 lekë.

Depozitë me afat në emër të bashkëshortes në shumën 307 603 02 lekë.

Depozitë kursimi për fëmijët në shumën 137 304 92 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes në shumën 97 175 28 lekë.

Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues në shumën 31 549 99 lekë.

Paga, dieta dhe gatishmëri në shumën 1 359 215 lekë.

Paga e bashkëshortes si avokate në shumën 591 899 lekë.

Kredi për blerje ap, në shumën 50 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 42 174 55 euro.

Viti 2017

Ap me sip 128 m2 me vlerë 50 000 euro.

Ap me sip 90 m2 me vlerë 25 000 USD.

Ap me sip 100 m2, me vlerë 4 200 000 lekë.

Ap me sip 65.6 m2 (nuk e thotë vlerën, po pjesa takuese është 1/27).

Truall me sip 3 250 m2 (nuk e thotë vlerën, po pjesa takuese është 1/18).

50 aksione të Albetelekomit përfituar nga bashkshortja si ish punonjëse me vlerë 50 000 lekë.

Depozitë me afat në emër të bashkëshortes në shumën 308 906 75 lekë. Shtesa 1 303 73 lekë.

Depozitë kursimi për fëmijët në shumën 139 616 77 lekë. Shtesa 2311 85 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes në shumën 3272 77 lekë.

Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues në shumën 16 079 42 lekë.

Gjendja kesh në shumën 600 000 lekë.

Paga, dieta dhe gatishmëri në shumën 1 394 200 59 lekë.

Paga e bashkëshortes si avokate në shumën 1 835 560 lekë.

Kredi për blerje ap, në shumën 50 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 40 812 85 euro.

Viti 2018

Ap me sip 128 m2 me vlerë 50 000 euro.

Ap me sip 90 m2 me vlerë 25 000 USD.

Ap me sip 100 m2, me vlerë 4 200 000 lekë.

Ap me sip 65.6 m2 (nuk e thotë vlerën, po pjesa takuese është 1/27).

Truall me sip 3 250 m2 (nuk e thotë vlerën, po pjesa takuese është 1/18).

50 aksione të Albetelekomit përfituar nga bashkshortja si ish punonjëse me vlerë 50 000 lekë.

Depozitë me afat në emër të bashkëshortes në shumën 310 226 75 lekë. Shtesa 1 32005 lekë.

Depozitë kursimi për fëmijët në shumën 141 952 46 lekë. Shtesa 2335 69 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes në shumën 31 242 34 lekë.

Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues në shumën 21 446 56 lekë.

Gjendja kesh në shumën 1 400 000. Shtesa 600 000 lekë.

Paga, dieta dhe gatishmëri në shumën 1 313 299lekë.

Paga e bashkëshortes si avokate në shumën 1 889 176 lekë.

Kredi për blerje ap, në shumën 50 000 euro. Detyrimi i pashlyer në shumën 38 866 79 euro./CNA.al





Lajmet e fundit nga