web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bleu mbi 300 mijë euro lokale/ Zbardhet patundshmëria e prokurorit të Krimeve të Rënda

30 Tetor 2019, 11:20, Vetingu CNA

Krimet e Rënda me ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Speciale Anti-Korrupsion, do të shkrihen.

Prokurorët apo gjyqtarët që nuk do të jenë pjesë e këtyre strukturave do të emërohen në rrethe.

Pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve për Krime të Rënda kanë dalë në procesin e Vettingut.

Disa prej tyre nuk arritën ta kalonin dot këtë proces, ndërkohë që ka edhe të tjerë që presin përballjen me të kaluarën e tyre qoftë profesionale apo pasururore.

Një ndër këta është prokurori Blerim Tominaj, emri i të cilit është lakuar si një prokuror profesionist.

Kujtojmë se Blerim Tominaj është prokurori që hetoi për 6 muaj me radhë grupin Bajri të Shkodrës. Gjithashtu Tominaj,ishte pjesë e listës ndaj të cilëve shfryu nervat, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, duke kërkuar hetim disiplinor.

Edhe në aspektin e pasurisë, Tominaj rezulton profesionist. Vetëm me pagën e tij dhe të bashkëshortes që punon në një nga njësitë administrative të Bashkisë së Tiranës, ka krijuar pasuri të patundshme në qindra-mijëra euro.

Në vitin 2015 ai ka deklaruar për herë të parë se cfarë posedon vajza, e tij, por për studimet e saj nuk deklaron asnjë shifër. Pasuria që disponon vajza është një makinë dhe ajo e blerë nga bashkëshorti i saj.

Tominaj deklaron në vitin 2005 një depozite bankare me vlerë12 000 euro, ndërsa në vitin 2007 thotë se ka blerë një apartament me sipërfaqe 164 m2, me vlerë 2 milion lekë.

Në vitin 2010 prokurori Tominaj deklaron se ka marrë 100 000 euro hua për blerjre apartamenti, ndërsa në vitin 2012, kur deklaron vlerën e paguar të huasë thotë se është hua për blerje lokali.

Në vitin 2011 rezulton se ka blerë një lokal me sip 75 m2 me vlerë 140 000 euro. Po në të njëjtin vit deklaron se ka marrë edhe 8 000 euro hua një pronari mobilerie që në fakt është kunati i tij, shkruan CNA.al.

Në vitin 2016 ai ka deklaruar sërish shtesë në patundshmëri. Një apartament në plazhin e Durrësit me vlerë 26 500 euro dhe një lokal në rrugën e Durrësit me vlerë 170 050 euro.

Vitin që shkoi, pra në vitin 2018 ai vetëm kursime nga pagat, qiraja e lokalit, kesh në banesë, deklaron shumën 2 135 403.

Në fakt kursime ka deklaruar në të gjitha vitet, madje në disa raste afërsisht sa ka edhe pagën, por llogaritë i zbardh Vettingu.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Blerim Tominaj.

Viti 2003

Autoveturë Benz 250 me vlerë 500 000 lekë.

Benz me vlerë 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, pranë Bashkisë Tiranë, shuma 324 000 lekë.

Pensionet e prindërve në shumat 87 600 dhe 87 600 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 772 608 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, pranë Bashkisë Tiranë, njësia administrative nr 4 shuma 350 400 lekë.

Viti 2005

Depozite bankare me vlerë12 000 euro. Burimi nga përdorimi i cash në shtëpi dhe 300 000 lekë kursime në vit.

Kursime nga paga 700 000 lekë, të kaluar në depozitë me euro.

Kursime nga paga cash në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 772 608 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 29 386 lekë.

Viti 2006

Kursime nga paga sëbashku me bashkëshorten në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 828 627 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 312 000 lekë.

Viti 2007

Ap me sip 164 m2, me vlerë 2 milion lekë.

Kursime në shumën 600 000 lekë.

Depozitën bankare prej 12 000 euro e ka tërhequr  për të paguar ap.

Pakësim i gjendjes cash në vitin 2005 në shumën 300 000 lekë.

Shtesë i gjedjes cash të vitit 2006 në shumën 600 000 lekë. Në total 900 000 lekë.

Kursime cash në shtëpi për vitin 2007 në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 885 349 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 385 609 lekë.

Viti 2008

Kursime nga pagat në shumën 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 931 851 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 324 000 lekë.

Viti 2009

Kursime nga pagat në shumën 855 608 lekë.

Shitje automjeti në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 089 352  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 416 000 lekë.

Viti 2010

Kursime nga pagat në shumën 1 004 847 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 238 591  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 416 000 lekë.

Hua për blerje ap , pa interes për 10 vjet në vlerën 100 000 euro.

Viti 2011

Kursime nga pagat në shumën 369 456 lekë.

Blerë një lokal me sip 75 m2 me vlerë 140 000 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 287 456  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në njësinë administrative nr 3 Tiranë, në shumën 432 000 lekë.

Hua për blerje lokali një pronari mobilerie në shumën 8 000 euro.

Viti 2012

Kursime nga pagat në shumën 48 033 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 269 816  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në njësinë administrative nr 4 Tiranë, në shumën 448 758 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 350 000 lekë.

Ka shlyer huanë për blerjen e lokalit në shumën 8 000 euro.

Ka shlyer huanë për blerje lokali në shumën 3 000 euro. Detyrim i pashlyer në shumën 97 000 euro.

Viti 2013

Kursime nga pagat në shumën 138 030 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 184 630  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në njësinë administrative nr 4 Tiranë, në shumën 445 367 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 420 000 lekë.

Ka shlyer huanë për blerje lokali në shumën 10 000 euro. Detyrim i pashlyer në shumën 87 000 euro.

Viti 2014

Kursime nga pagat në shumën 184 231 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 727 341 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në njësinë administrative nr 4 Tiranë, në shumën 478 860 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 140 000 lekë.

Ka shlyer huanë për blerje lokali në shumën 10 000 euro. Detyrim i pashlyer në shumën 77 000 euro.

Viti 2015

Kursime nga pagat në shumën 2 227 066 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 957 674 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në njësinë administrative nr 4 Tiranë, në shumën 491 161 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 444 000 lekë.

Ka shlyer huanë për blerje lokali në shumën 15 000 euro. Detyrim i pashlyer në shumën 62 000 euro.

Vajza Celjeta Tominaj, automjet Benz B-Class  200 me vlerë 400 000 lekë. Financuar nga i fejuari.

Viti 2016

Kursime nga pagat në shumën 2 204 172 lekë.

Ap në plazhin e Durrësit me vlerë 26 500 euro.

Lokal me vlerë 170 050 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 889 260 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 542 912 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 672 000 lekë.

Ka shlyer huanë për blerje lokali kunatit, përkatësisht bashkëshortit të motrës në shumën 15 000 euro. Detyrim i pashlyer në shumën 47 000 euro.

Vajza Celjeta Tominaj, automjet Benz B-Class  200 me vlerë 400 000 lekë. Financuar nga i fejuari.

Viti 2017

Kursime nga pagat, qira, cash në banesë në shumën  2 251 568 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 697 230 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 501 099 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 672.000 lekë.

Vajza Celjeta Tominaj, automjet Benz B-Class  200 me vlerë 400 000 lekë. Financuar nga bashkëshorti.

Viti 2018

Kursime nga pagat, qira, cash në banesë në shumën 2 135 403.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë në shumën 1 708 583 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 603 252 lekë.

Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 672.000 lekë.

Vajza Celjeta Tominaj, automjet Benz B-Class  200 me vlerë 400 000 lekë. Financuar nga bashkëshorti./CNA.al





Lajmet e fundit nga