"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Vettingu është kthyer në makthin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët deri më dje çdo akuzë për korrupsion dhe joprofesionalizëm e klasifikonin, thjesht perceptim.
Por, procesi i Vettingut nga dita në ditë po prodhon fakte të tëra që hedh poshtë argumentat e djeshëm të njerëzve të drejtësisë.
Pasuria e dyshmitë e vënë nëpëpërmjet korrupsionit, lidhjet me të inkriminuar, lidhjet me politikën, tashmë kanë emra dhe mbiemra që s?ka Strasburg t?ua fshijë figurën.
CNA.al, paralel me procesin e Vettingut por edhe duke iu referuar gjyqtarëve dhe prokurorëve që bëhen objekte në media, apo lakohen nga politika, ka sjellë në vëmendje të opinionit public, pasuritë dhe të kaluarn e tyre profesionale.
Manjola Bejleri është gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e cila duket është në ethet e Vettigut dhe njëherësh me sytë nga Qeveria.
CNA.al nuk komenton vendimet e gjykatave, por mbarë opinion publik e sheh dhe ka dyshime se gjyqtarja Bejleri apo dhe kolegë të saj janë kthyer në vegla të politikës dhe përkatësisht Qeverisë.
Hetimet sigurisht që i takojnë Vettingut, por dyshimet se gjyqtarja Manjola Bejleri po punon në urdhëra politike, deri atëherë do të jenë prezente.
Por, pse i frikësohet gjyqtarja Bejleri Vettingut, derisa në krah ka ligjin.
Kujtojmë se në vitin 2009, gjyqtarja Bejleri shpëtoi pa i hyrë gjemb në këmbë.
Kreshnik Spahiu, në kohën që ka qenë zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pra me datë 16 janar të vitit 2008, nëpërmjet një relacioni dhe dokumenteve përkatëse, i kërkon Ministrit të Drejtësisë të asaj kohe, Enkelejd Alibeaj që të nisë procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Manjola Bejleri të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit të Tiranës.
Sipas Spahiut ishte konstatuar se Manjola Bejleri kishte zvarritur nj çështje gjyqësore.
?Bazuar në Ligjin Nr. 8811, date 17. 05. 2001, ?Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë?, neni 16, pika 1, germa ?c?, po ju dërgojmë relacionin dhe dokumentacionin përkatës, për t?u vlerësuar për procedimin disiplinor të gjyqtares Manjola Bejleri, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë?, thuhej në relacionin e nënshkruar nga zëvendëskryetari i KLD-ës në atë kohë, Kreshnik Spahiu.
Në atë kohë mediat raportuan se bazë të propozimit të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), se Ministri i Drejtësisë që ishte Enkelejd Alibeaj, i ka propozuar KLD-ës për shqyrtimin dhe vendosjen e masës së mundshme disiplinore ndaj Manjola Bejlerit.
Ky veprim i Ministrit të Drejtësisë u ndërmor pas verifikimit që inspektorët e kësaj ministrie i bënë relacionit dhe dokumenteve shoqëruese të zëvendëskryetari të KLD-ës, Kreshnik Spahiu.
Por, nuk dihet çfarë ndodhi dhe gjyqtarja Bejleri ia hodhi pa u lagur.
?Pasi shqyrtoi procedimin disiplinor ndaj gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Bejleri, ndaj të cilës Ministri i Drejtësisë kishte propozuar masën disiplinore “dërgimin për 1 deri 2 vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel, jashtë rrethit gjyqësor ku gjyqtari ka emërimin e tij”, vendosi ta rrëzoi kërkesën e Ministrit për këtë masë disiplinore. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi diskutoi për masën tjetër disiplinore, të propozuar nga Ministri i Drejtësisë, atë të “vërejtjes me paralajmërim”, në përfundim vendosi të rrëzojë kërkesën për këtë masë disiplinore?, thuhet në vendimin Nr. 256, datë 02.12.2009.
Ndërsa në lidhje me apektin pasuror është e dyshimtë se vetëm me një pagë gjyqtarja Bejleri, arrin të ketë llogari mijëra euro dhe të porosisë apartamente.
Në vitin 2003 ajo deklaron apartament banimi, ndërtuar para vitit 1990 me sipërfaqe 79.9 m2 dhe një tjetër apartament banimi në ndërtim e sipër me sipërfaqe 104 m2 me vlerë 41 000 dollare.
Ajo deklaron se ka marrë një kredi bankare ne shumën 30 000 dollarë dhe 12 000 dollarë hua nga vëllai i cili jeton në Australi që prej vitit 2000. Por, pas katër vitesh ajo e shlyen kredinë prej 30 000 dollarësh që e kishte marrë për 15 vite.
Të paktën sipas të dhënave që deklaron pranë ILDKPKI, ka vend për dyshime që atë çfarë gjyqtarja deklaron
Vetëm me pagën e saj dhe financat q ëish bashkëshorti I ka dhënë djalit, në vitin 2016, gjyqtarja Bejleri deklaron depozitë bankare në emër të saj dhe djalit Eges Xhoga në shumën 38 899 08 euro. 27 439 euro në emër të gjyqtares dhe 11 460 euro në emër të djalit.
Në vitin 2018 ajo ka prenotuar një apartament me sipërfaqe 131.16 m2 që kushton 184 936 euro. Ajo deklaron se ka marrë kredi 100 000 euro, ndërsa 40 000 euro i kishte, ndërkohë që ka bërë lojëra me llogaritë bankare, diku i pakëson dhe diku i shton.
Për më tepër, po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Manjola Bejleri.
Viti 2003
Ap. Banimi, ndërtuar para vitit 1990 me sip.79.9 m2 (nuk kuptohet vlera e saktë, pasi është korigjuar.
Ap.banimi në ndërtim e sipër me sip 104 m2 me vlerë 41 000 dollare. Kredi bankare ne shumën 30 000 dollarë dhe 12 000 dollarë hua nga vëllai i cili jeton në Australi që prej vitit 2000.
Autoveturë tip Volsvagen me vlerë 1 000 000 lekë. Blerë me të ardhurat personale.
Viti 2004
Kredi bankare ne shumën 30 000 dollarë për 15 vjet me interes 6.88%.
Viti 2005
Ap banimi me sip 99.2 m2 me vlere 11 900 leke. Kjo pasuri është përfituar gjate martesës dhe gjyqtarja ka marrë dijeni muajt e fundit.
Paga si gjyqtare në shumë 930 600 lekë.
Kredi bankare ne shumën 30 000 dollarë për 15 vjet me interes 6.88%. Shuma e pashlyer është 24 999 9 dollarë amerikanë.
Viti 2006
Paga si gjyqtare në Tiranë në shumën 972 560 lekë.
Kredi bankare ne shumën 30 000 dollarë për 15 vjet me interes 6.88%. Shuma e pashlyer është 23 166 53 dollarë amerikanë.
Viti 2007
(Një pjesë e asaj që ka deklaruar nuk kuptohet, shkrimi është i palexueshëm).
Në pjesën e lexueshme thuhet se: Manjola dhe Adrian Bejleri me nga ¼ pjesë secili, me kontratën e shitblerjes datë 20.11.2007, bashkëpronarët sa më sipër ia kanë shitur këtë pasuri Blerimit, vëllai në shumën 1 950 000 lekë.
Ka shitur automjetin tip Volsvagen në shumën 250 000 lekë. Makina është përdorur nga vëllai i gjyqtares.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimi në shumën 847 358 lekë.
Ka shlyer kredinë bankare prej 300 000 dollarrësh të cilën e kishte deklaruar në vitin 2003 me një afar 15 vjeccar. Por, në fakt e ka shlyer për katër vite. Ajo deklaron se për shlyerjen e kredisë ka marrë hua 1 000 000 lekë.
Viti 2008
Të ardhura nga paga në shumën 789 902 lekë.
Hua në shumën 1 000 000 lekë. (nuk specifikon kujt ia ka marrë)
Viti 2009
Depozitë me afat lidhur me datë 26.08.2009 me interes vjetor 6.15 % në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga në shumën 916 400 lekë.
Hua në shumën 1 000 000 lekë.
Viti 2010
Depozitë me afat lidhur me datë 26.08.2009 me interes vjetor 6.15 % në shumën 530 750 lekë.
Të ardhura nga paga në shumën 905 787 lekë.
Hua në shumën 1 000 000 lekë.
Viti 2011
Nga depozita bankare është tërhequr shumë prej 500 000 dhe kanë mbetur interesat në shumën 68860.54 lekë.
Të ardhura nga paga në shumën 928 250 lekë.
Hua marrë nga vëllai e shlyer në shumën 800 000 lekë dhe i kanë mbetur 200 000 lekë.
Overdraft në shumën 200 000 lekë.
Viti 2012
Llogari bankare në të cilën janë derdhur në formën e rimbursimit nga European Patent Offive, Munich-Gjermani, për shpenzimet e trajnimit të zhvilluar në Shkup në datat 4-5 qershor 2012, në shumën 793 34 euro.
Llogari bankare në shumën 68 705 lekë, mbetur nga viti paraprak.
Kontratë depozite me afat tre mujor me datë 10.07.2012 në shumën 1 500 000 lekë. Burimi i krijimit të kësaj shume është nga ish bashkëshorti për fëmijën.
Në të njëjtën llogari Manjola Bejleri ka derdhur shumën 82 000 lekë.
Në të njëjtën llogari, vëllai I saj ka derdhur shumën 1103698.7 lekë.
Kontratë depozite me afat 18 mujor, në të cilat janë mbledhur shumat e mësipërme me të drejtë administrimi nga Manjola Bejleri, për qëllime studimesh të larta në shumën 2 700 000 lekë.
Të ardhura si trashëgimi pas vdekjes së babait në shumën 3 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore si gjyqtare në shumën 927 848 lekë.
Hua e marrë nga vëllai, mbetur pa u shlyer 200 000 lekë.
Overdraft në shumën 200 000 lekë.
Viti 2013
Llogari bankare në të cilën janë derdhur në formën e rimbursimit nga European Patent Offive, Munich-Gjermani, për shpenzimet e trajnimit të zhvilluar në Shkup me dt 28.01.2013, në shumën 230 euro.
Interesa të përfituara nga depozita bankare me afat 18 mujor në shumën 121 939 07 lekë.
Llogari bankare në shumën1 670 21 USD. Burimi i krijimit të kësaj shume është përfitimi si pagesë ekspertize në bazë të kontratës së shërbimit, dt.22.07.2013 të lidhur me qendrën për ccështje të informimit publik.
Kontratë depozite me afat 12 mujor në shumën 3 200 000 lekë. Burimi i krijimit është nga trashëgia e përfituar pas vdekjes së babait.
Kontratë depozite me afat 3 mujor në shumën 300 000 lekë. Burimi i krijimit është me të ardhurat nga paga.
Fitimi i pronësisë mbi ap. me sip. 91 m2 në Tiranë. Kjo pasuri është përfituar në bazë të aktmarrëveshjes së deklaruar më herët. Ap. kushton 41 440 USD dhe është likujduar firma ndërtuese, e cila pas 10 vitesh realizoi regjistrimin e pronës.
Të ardhura nga paga vjetore si gjyqtare në shumën 1 331 316 lekë.
Hua e marrë nga vëllai, mbetur pa u shlyer 200 000 lekë.
Overdraft në shumën 200 000 lekë.
Viti 2014
Ka tërhequr shumën 1 600 USD.
Ka tërhequr depozitën në shumën 3 384 320 lekë, për të blerë një banesë, por nuk është realizuar blerja.
Ka tërhequr depozitën në shumën 2 950 000 lekë.
Pasi nuk është blerë banesa, shumat u janë ndarë pronarëve përkatës, si djalit.
Të ardhura nga paga vjetore si gjyqtare në shumën 1 101 943 lekë.
Shlyer borxhi i vëllait në shumën 200 000 lekë.
Djali ka marrë hua nga xhaxhai për arsye shëndetësore me datë 20.03. 2014 në shumën 1 179 euro.
Djali ka shlyer huanë ndaj xhaxhait me datë 4.09.2014 në shumën 1 179 euro.
Viti 2015
Llogari bankare në shumën 36 000 euro. 11 460 euro i përkasin djalit dhe 24 540 euro Manjola Bejlerit.
Të ardhura nga paga vjetore si gjyqtare në shumën 1 214 778 lekë.
Viti 2016
Depozitë bankare në emër të Manjola Bejlerit dhe djalit Eges Xhoga në shumën 38 899 08 euro. 27 439 euro në emër të gjyqtares dhe 11 460 euro në emër të djalit.
Të ardhura nga puna si ekspertë ne qendrën për çështje të informimit publik në shumën 2 000 USD.
Ap banimi me sip 81.40m2 në Fier, me vlerë 15 139 lekë, përfituar nga trashëgimia.
Truall me sip 1114 m2 në Libohovë, me pjesë 12 %.
Pemishte me sip 1168 m2 në Libohovë me pjesë 12 %.
Toke djerrë me sip 240 m2 në Libohovë me pjesë 12 %.
Truall me sip 432 m2 në Libohovë me pjesë 12 %.
Të ardhura nga paga vjetore si gjyqtare në shumën 1 252 602 lekë.
Overdraft në shumën 200 000 lekë.
Viti 2017
Ap. banimi me sip 81.40 m2 me vlere 15 139 lekë. Kjo pasuri është përfituar me trashëgimi nga babai dhe gjyshërit.
Të ardhura nga paga vjetore si gjyqtare në shumën 1 245 655 lekë.
Overdraft marrë në vitin 2015 në shumën 200 000 lekë.
Overdraft marrë në vitin 2017 në shumën 200 000 lekë.
Djali Egest Xhoga të ardhura nga paga për ushtrimin e funksionit specialist (jurist) pranë OSSHE-së, në shumën 74 952 lekë.
Djali Egest Xhoga të ardhura nga paga si monitorues në projektin Qendra për ccështje të informimit publik në shumën 127 500 lekë.
Djali Egest Xhoga të ardhura nga paga si monitorues në projektin Qendra për ccështje të informimit publik në shumën 90 000 lekë.
Viti 2018
Shtuar shuma prej 26 367 91 lekë. Burimi: Tërheqje nga depozita e babait si trashëgimtare ligjore.
Kontratë lidhur mes Manjola Bejlerit dhe një kompania për ndërtimin e një ap me sip 131.16 m2 që kushton 184 936 euro.
Pakësuar shuma prej 38 000 euro që Manjola Bejleri i kishte në emrin e saj dhe të djalit. Kjo shumë është dhënë për blerjen e ap.. Përvecc kësaj shume, është pakësuar edhe llogari të djalit. Në total 40 000 euro janë paguar për këstin e parë të ap.
Manjola Bejleri deklaron se i është pakësuar shuma prej 95 000 euro që kishte në një llogari bashkë me djalin. Me këtë shumë ajo deklaron se ka paguar këstin e dytë të ap. Ndërsa po të njëjtën shumë e justifikon me një kredi 100 000 euro, të cilën thotë se e ka marrë me 19.03.2018.
Pakësuar shuma prej 250 000 lekësh. Burimi i krijimit: Te ardhura nga paga si gjyqtare.
Shtuar shuma 2 000 euro në llogari të Manjola Bejlerit. Ajo thotë se ka konvertuar në euro shumën prej 250 000 lekësh.
Pakësuar shuma prej 250 000 lekësh. Burimi i krijimit: Te ardhura nga paga si gjyqtare.
Shtuar shuma 1 000 euro në llogari të Manjola Bejlerit. Ajo thotë se ka konvertuar në euro shumën prej 250 000 lekësh.
Pakësuar shuma prej 209 000 lekësh. Burimi i krijimit: Te ardhura nga paga si gjyqtare.
Shtuar shuma 1 500 euro në llogari të Manjola Bejlerit. Ajo thotë se ka konvertuar në euro shumën prej 209 000 lekë.
Shtuar shuma 991 962 62 lekë në llogari të Manjola Bejlerit. Ajo e deklaron si hua të marrë nga nëna.
Gjendja e mbetur në llogarinë e Manjola Bejlerit është 500 000 lekë.
Gjendja e mbetur në llogarinë e Manjola Bejlerit është 109 167 77 lekë.
Gjendja e mbetur në llogarinë e Manjola Bejlerit është 4 818 94 euro.
Gjendja e mbetur në llogarinë e Manjola Bejlerit dhe djalit Egest Xhoga është 3 773 47 lekë.
Gjendja e mbetur në llogarinë e Manjola Bejlerit është 207 053 82 lekë.
Gjendja e mbetur në llogarinë e Manjola Bejlerit është 6.71 USD.
Të ardhura nga paga vjetore si gjyqtare në shumën 1 232 940 lekë.
Overdraft marrë në 2018 në shumën 200 000 lekë.
Djali Egest Xhoga të ardhura nga paga për ushtrimin e funksionit specialist (jurist) pranë OSSHE-së, në shumën 681 234 lekë./CNA.al
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvi...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot rikonfirm...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur inventarizimin e dosj...
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ...
Ish-kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj...
Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot gjyqtar Ap...
Vettingu shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tir...
Në muajin korrik të këtij viti, Këshilli i lartë i Prokurori...
Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, ditën e sotme ka...
Përveç largimit të gjyqtarëve të korruptuar, Reforma në Drej...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme do të m...
Qendra Studimore INFOÇIP publikoi të shtunën një studim mbi ...
Zv/Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, në një deklaratë për ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot si drejtues të...
Disa gjyqtarë dhe prokurorë janë pjesë e listës së zezë së m...
Komiteti Shqiptar i Helsinkut ka përpiluar një raport mbi gj...
Gjyqtari Aleks Nikolli është nën hetim nga Prokuroria për Kr...
Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë Dibër Esmeralda Keshi ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...