Nga sekretet e korrupsionit tek miliardat/ Sheiku i koridoreve të Rilindjes
Shqipëria është vend i varfër por me politikanë të pasur. Pa...
Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë Dibër Esmeralda Keshi nuk do të jetë më në pozicion drejtues.
Ajo qëndron në këtë detyrë që prej vitit 2013.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të hënën do të miratojë projekt-aktin për ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të Drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Dibër, Znj.Esmeralda Keshi (Cami).
Kështu ka njoftuar sot KLP, e cila nuk dihet ka ardhur nga Rilindja për të rehabilituar Esmeralda Keshin. Gjithsesi plani do të zbulohet të hënën.
Prokurorja Keshi nuk është emër i panjohur për publikun. Ajo ka lidhje me përgjimet e dosjes 184, dosje e cila nga Prokuroria për Krime të Rënda është transferuar për t’u shkatërruar në Prokurorinë e Dibrës.
Esmeralda Keshi (Cami), është kunata e Arben Keshit, drejtorit të Ministrisë së Brendshme, i cili doli në përgjimet e prokurorisë i implikuar në pazarin e shit-blerjes së votave ne zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 që u mbajtën në Dibër.
Në përgjimet, të cilat u bënë publike nga gazeta gjermane BILD, Arben Keshi me Kryeministrin Rama, të cilit i jep llogari për komisionerët e PS-së në votime, me votuesit ku bën pazare për blerje votash, me drejtorin e arsimit në Dibër, të cilin e urdhëron që t’ju bëjë presion të gjithë mësuesve se nëse nuk votojnë për PS-në do të shkarkohen nga detyra.
Gjithashtu kunati i prokurores Keshi doli në përgjime duke biseduar me Sali Skurën, Shef tek Komisariati i Policisë Nr.5 në Kamëz, të cilit i kërkon të ndalojë votuesit e PD-së që jetojnë në Kamëz, por që kanë ende të drejtë vote në Dibër si dhe me ish-Ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri i cili e lajmëron Keshin se po i dërgon tek shtabi disa ?tipa problematikë?, që t?i këtë për çdo rast?.
Pavarësisht këtyre rrethanave dosja u çua tek Esmeralda Keshi që ta shkatërronte plotësisht.
Pavarësisht këtyre rrethanave Esmeralda Keshi e kaloi Vettingun. Duket se lidhje me Rilindjes i ka vlejtur. Dhe njësoj si prokurori Klodjan Barho që klaoi Vettingun në këmbim të shkatërrimit të dosjes 184, edhe prokurorja Esmeralda Keshi e kaloi Vettingun, duke u hedhur poshtë problemet e konstatura.
Institucioni i Komisionerit Publik ende nuk ka reaguar në lidhje me Vettingun e Keshit.
Vettingu i dyshimtë i Keshit
Kujtojmë se drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës Esmeralda Keshi u konfirmua në detyrë nga KPK, duke vendosur edhe dërgimin e një çështje ndaj saj për procedim etik e disiplinor.
Gjatë hetimit ishin konstatuar edhe probleme me pasurinë, por sipas trupës gjykyese e përbërë nga Pamela Qirko, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja, prokurorja Keshi i kishte dhënë prova se e kishte të ligjshme pasurinë.
Probleme fillimisht u konstatuan tek prona “Tokë arë, me sip. 368 m2, Tiranë.
Nga hetimi administrativ kryesisht, në pyetësorin nr. 2, datë 14.5.2019, prokurores iu kërkua të shpjegojë qëllimin e blerjes së kësaj prone në Kamëz dhe nëse bashkëshorti i saj e ka zhvilluar këtë pronë (ka ndërtuar, e ka dhënë me qira etj.)
Në përgjigje të pyetësorit, të datës 21.5.2019, prokurorja Keshi, shpjegoi se pasuria tokë arë, me sipërfaqe 368 m2 , ishte blerë nga bashkëshorti i saj, z. G.K., me qëllim zhvillimin e pronës në të ardhmen, deri më sot kjo pasuri nuk është zhvilluar asnjëherë dhe as nuk janë bërë përpjekje për zhvillimin e saj. Nuk është dhënë në asnjë rast me qira, si dhe nuk janë realizuar të ardhura në asnjë moment nga posedimi i kësaj pasurie.
Komisioni kreu hetim të mëtejshëm për çmimin e pasurisë, për këtë pronë.
Referuar VKM-së, të datës 13.2.2008, ?Për miratimin e çmimeve të trojeve, të përcaktuara në hartat përkatëse për qarqet e Fierit, të Elbasanit, të Tiranës, të Vlorës, të Durrësit dhe të Shkodrës?, vlera për tokë bujqësore në zonën Kamëz është 626 lekë/m2 , ndërkohë që sipas kontratës së shitblerjes vlera është 282 lekë/m2 .
Nga hetimi administrativ, duket se çmimi i blerjes së kësaj toke arë për vlerën 103,776 lekë është më i ulët se çmimi i parashikuar në VKM-në e datës 13.2.2008 dhe/ose çmimi për m2 i tregut në zonën e Kamzës për vitin 2010.
Për sa rezultoi subjektit të rivlerësimit iu kërkua të japë shpjegime.
Në shpjegimet e saj prokurorja Keshi deklaroi se kjo pasuri gjendet e pozicionuar në fshatin Bathore.
Pasuria, ndonëse ndodhet në territorin e bashkisë Kamëz, pozicioni i saj konkret është në zonën e Bathores.
Për të përcaktuar çmimin e tregut të kësaj toke bujqësore, në momentin e lidhjes së kontratës në vitin 2010, referenca ka qenë çmimi i përcaktuar në VKM, ku për Bashkinë Kamëz, fshati Bathore, rezulton të jetë 282 lekë/m2 dhe jo çmimi i parashikuar për qytetin Kamëz, i cili rezulton të jetë 626 lekë/m2.
Mos deklarimi i të ardhurave
Sipas KPK, prokurorja Esmeralda Keshi, nuk ka deklaruar gjendjen e llogarisë së pagës në deklaratën periodike vjetore të vitit 2011, gjendje në vlerën 60,490 lekë.
Gjithashtu edhe bashkëshorti i saj nuk ka deklaruar gjendjen e llogarisë së pagës në deklaratën periodike vjetore të vitit 2014, gjendje në vlerën 589 lekë.
Më tej, KPK konstaton se Bashkëshorti i saj nuk ka deklaruar çmimin e blerjes së tokës arë, me sip. 368 m2 ,Tiranë, në deklaratën periodike vjetore të vitit 2014.
Prokurorja Keshi është justifikuar duke thënë, se mospasqyrimi në deklaratë i kursimeve nuk ka pasur për qëllim mosdeklarimin e tyre (kursimet nuk kanë qenë në cash, por në sistemin bankar).
Lidhur me mospasqyrimin e çmimit të blerjes së tokës me sip. 368 m2 , në pronësi të bashkëshortit të saj, Keshi ka thënë, se ka qenë një neglizhencë, duke menduar se bëhej fjalë për pasuri të krijuar para martese, e cila disponohej veçmas nga bashkëshorti dhe subjekti i deklarimit nuk kishte kontribuar në krijimin e pasurisë, në ndryshime, pakësime apo shtesa të vlerës së saj.
Dyshime për aftësitë profesionale
Në lidhje me çështjet e shortuara, Komisioni ka vërejtur se në njërën prej dosjeve që ka hetuar janë konstatuar disa problematika.
Për sa i përket dosjes penale ?Vendim për pushimin e procedimit penal?, datë 16.6.2016, për veprën penale ?fshehje e të ardhurave? dhe ?shkatërrim prone?, parashikuar nga nenet 150 dhe 180 të Kodit Penal, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, Komisioni konstatoi se: Subjekti i rivlerësimit shprehet gabimisht për një shkak tjetër ligjor ku bazohet vendimi për pushimin e procedimit penal, shkak që korrespondon me germën ?ë?, të nenit 328, të Kodit të Procedurës Penale.
Shkaku i shprehur nuk ka lidhje me çështjen – objekt hetimi, në të cilin nuk ka persona nën hetim/të pandehur. Gjithashtu në këtë dokument përmendet emri D. D., person i cili nuk ka lidhje me çështjen. Nuk është bërë hetim lidhur me lejen datë 4.3.2013 e Qendrës Kombëtare të Licencimit, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës për subjektin ?***? me veprimtari Leje minerare shfrytëzimi për mineralin krom etj.
Pra, të provohej nga ministria përkatëse fakti që kjo leje nuk ka qenë e revokuar gjatë asaj periudhe. Nuk janë bërë hetime lidhur me shtetasin B.C., i cili nuk figuron të jetë i regjistruar për ushtrim aktiviteti privat, por nuk shpjegohet në cilën cilësi e ka nënshkruar kontratën e nënmarrjes me shoqërinë ?**.
Komisioni çmon se konstatohen mangësi profesionale në moskryerjen e hetimeve të thelluara dhe shteruese si dhe në cilësimin korrekt të bazës ligjore në vendimin e pushimit.
“Kjo çështje duhet të transferohet në bazë të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, pranë organit kompetent për inspektim për të verifikuar nëse evidentohen shkaqe që përbëjnë shkelje disiplinore, sipas ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, ose nëse ka shkaqe për t?u marrë parasysh gjatë vlerësimit periodik të subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendimin e KPK-së./CNA.al
Shqipëria është vend i varfër por me politikanë të pasur. Pa...
Prokurori i Krimeve të Rënda Klodjan Braho, i cili është p...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur sot në “rrjetën” e Vettingut. M...
Deputetët janë kategoria më e pasur në Shqipëri. Jo vetëm at...
Gjyqtari i Apelit për Krimet e Rënda, Gjovalin Përnoca, do t...
Gjykatat e Apelit, ndryshe konsiderohen si Gjykatat e pazare...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra K...
Zgjedhjet e 30 Qershorit, përveçse polemikave politike, zbar...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gurali Bra...
Shqipëria është ende pa Prokuror të Përgjithshëm. Në fakt në...
Gjyqtari Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Artur Mal...
Kreu i Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibi është kon...
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët do të dërgojnë...
Është shtyrë sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimi p...
Ambasada Amerikane ka postuar një video në rrjetet sociale, ...
Ashtu si për të gjithë edhe për Komisionin e Pavarur të Kual...
Pjesa më e madhe e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative jan...
Gjyqtarët e Krimeve të Rënda do të jenë pjesë Gjykatës së ...
Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sand...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në fillim të këtij viti ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...