Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Pjesa më e madhe e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative janë kategorizuar në listën e zezë të SHBA-BE. Një pjesë prej tyre kanë rënë në Vetting që në shkallën e parë, ndërsa të tjerë që kanë kaluar janë ankimuar nga Komisioneri Publik me rekomandim të ONM.
Të ankimuar me rekomandim të ONM për t’i larguar nga sistemi i drejtësisë janë edhe të kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Kastriot Selita, gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës Artur Malaj, por dhe për disa të tjerë.
Malaj njihet ndryshe si gjyqtar i skandaleve, por pas nuk mbetet as gjyqtari Selita.
Sipas Komisionerit Publik , i cili i është referuar ONM, në rastin Malaj, përcaktimi i personave të lidhur dhe rezultatet e hetimit, nuk është bërë në mënyrën e duhur, pasi për personat për të cilët është kryer një hetim, thuhet se nuk kanë rezultuar me probleme, por nuk janë paraqitur në dosje hetimet për ta.
KP është ndalur edhe tek mospërputhja e çmimit të blerjes së një apartamenti. Sipas Komisionerit Publik, prokura që ka paraqitur për rënien dakord të ndryshimit të çmimit me shoqërinë që kishte ndërtuar pallatin, është fiktive dhe për pasojë edhe problemi me çmimin del i pajustifikuar.
Shkresa private e pretenduar si revokim kontrate nga ana e Malajt nuk përbën provë, ndaj dhe përmbajtja e saj nuk ka efekt mbi vlerësimin e rrethanave të krijimit të kësaj pasurie. Për më tepër, pretendimi për revokim kontrate, bie në kundërshtim me deklarimin periodik të vitit 2005, periudhë e cila korespondon me muajin kur është lidhur kontrata e sipërmarrjes.
KP, ka konstatuar se nga analiza financiare, rezulton se për tre vite, përfshirë këtu edhe vitin kur është blerë shtëpia, gjyqtari dhe bashkëshortja nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e kryera.
Ndërsa për gjyqtarin Selita, në vlerësimin e Komisionerit Publik, është thënë, se hetimi nuk është i bërë i plotë. Ndërsa ONM, paraprakisht kishte konstatuar probleme me pasurinë dhe shqyrtimin e çështjeve gjyqësore nga Selita në konflikt interesi. Në Shtator, pritet që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të vendosë për gjyqtarët Malaj dhe Selita.
Kujtojmë se deri më tani nga nëntë rekomandime të ONM, tetë janë pranuar deri më tani nga Komisioneri Publik, i cili ka vënë në lëvizje Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke i kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve përkatës, shkruan Shqiptarja.com.
Lista e zezë
Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë, ende nuk është ankimuar nga Komisioneri Publik
Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPABashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA
Subjektet e ankimuara nga Komisioneri Publik, pa rekomandim të ONM, në Kolegjin e Apelimit
Manjola Kajana, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
Dritan Peka, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Besnik Muçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Apelimit
Antoneta Sevdari, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, anëtare e KLP, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit
Astrit Faqolli, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit
Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit
Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit.
Pazaret në drejtësi/ Shtohen skandalet e gjyqtarit Artur Malaj
Artur Malaj luan blofin/ Bën të paditurin në Kolegjin Zgjedhor
Artur Malaj dhe “banda” që ka në dorë zgjedhjet
Gjyqtari i skandaleve/ Rrugëtimi i dyshimtë i Artur Malajt në filtrin e Vettingut
Vilën në emër të ish sekretares dhe para nga prostitucioni/ Artur Malaj, skandali i gjyqësorit
Raporti i shërbimeve sekrete/ Gjyqtari Artur Malaj, prona me paratë e korrupsionit
Dyshimet për konflikt interesi/ Komisioni publik ankimon në KPK Kastriot Selitën
Pasuri të dyshimta në Lezhë dhe Gjirin e Lalzit/ Olsi Komiçi dhe ONM kapin mat Kastriot Selitën
Gjyqtarët e Krimeve të Rënda do të jenë pjesë Gjykatës së ...
Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sand...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në fillim të këtij viti ...
Në muajin Korrik, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përzgjodhi...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,...
Vettingu ka ende shumë punë me sistemin e drejtësisë. Pjesa ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Vettingu ka nxjerë jashtë sistemit të drejtësisë dhjetra gjy...
Gjykatat e Apelit do të mbetet pa gjyqtarë. Alarmi që është ...
Procesi i Vettingut pritet të rinisë në shtator. Shorti me e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...