“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani.
Sipas KPA-së, Gentian Osmani nuk justifikon pasurinë.
Kujtojmë këtu se, Osmani e kishte kaluar shkallën e parë të vettingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit verën e vitit të kaluar, por në Apel u dërgua pas ankimimit nga Komisioneri Publik sipas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Komisioneri Publik, kishte deklaruar në ankesën e tij pranë KPA-së, se prokurori Osmani nuk kishte mundur të provonte të kundërtën e gjetjeve të hetimit të KPK-së dhe se argumentet e tij kishin qenë deklarative dhe nuk duhej të ishin marrë parasysh nga KPK.
Sipas komisionerit Sina, Osmani nuk ka paraqitur asnjë dokument ligjor justifikues, që të vërtetojë dhe provojë marrëdhënien e huas, palët apo mënyrën e marrjes dhe shlyerjes së saj për shumën 20 mijë euro.
Për me tepër rezulton se huadhënësi nuk i kishte mundësitë ekonomike.
?Konstatojmë gjithashtu se subjekti, në analizën financiare të paraqitur në përgjigje të rezultateve të hetimit administrativ, ka paraqitur fakte të ndryshme nga çfarë ka deklaruar në deklaratat periodike vjetore?, ka konstatuar Komisioneri Dariel Sina. Sipas këtij të fundit, Osmanit, i mungonin rreth 3 milion lekë për të justifikuar shpenzimet e jetesës, pagesat e huasë, kursimet e mbajtura në bankë dhe në shtëpi dhe këstet e kredisë.
Gjithashtu, komisioneri Publik ka konstatuar se prokurori Gentjan Osmani nuk kishte justifikuar mjaftueshëm as dhurimin e marrë nga bashkëshortja prej prindërve të 1.5 milion lekëve.
Por edhe prindërit e bashkëshortes, sipas KP, nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar dhurimin.
Prokurori Gentjan Osmani nuk ka arritur të justifikojë edhe pagesën e një kësti për apartamentin.
Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 700 mijë lekësh në vitin 2009 bazuar në pagesën e një kësti 32.680 mijë euro për apartamentin.
Sipas komisionerit Publik, Dariel Sina, bazuar në analizën financiare edhe nëse dy shumat e mësipërme merren të mirëqenë, përsëri Osmanit i mungonin burimet e ligjshme për vitet 2005-2013, pasi ai rezultonte me minus 3.760.305 lekë.
CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e Gentian Osmanit, i cili ka deklaruar në vitin 2016, një apartament 1+1 me sipërfaqe prej 72 metra, tek Komuna e Parisit me vlerë 67.680 euro, nga e cila ka paguar 63.680 euro.
Sipas tij, diferenca prej 4 mijë euro ka zbritur si penalitet kontraktor për dorëzimin me vonesë të pasurisë.
Me datë 13.10.2016 në Zyrën Vendore te Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme, është bërë rivlerësimi i pasurisë në shumën 80.000 euro.
Të njëjtën pasuri Osmani e ka deklaruar të shitur, por 13 mijë euro më shumë se e ka blerë.
Apartamentin që e ka blerë 63 mijë euro, ku gjysmën e ka ai dhe pjesën tjetër bashkëshortja, gjyqtarja Marinela Osmani, e ka shitur në datën 19.12.2016 në vlerën 80 mijë euro, duke fituar kështu 13 mijë euro.
80 mijë eurot e fituara nga shitja e apartamentit i ka depozituar në bankë.
Gjithashtu ai ka deklaruar një autoveturë mercedez benz 204, viti i prodhimit 2007, me vlerë 900.000 lekë, të cilën e ka deklaruar si pasuri të përkohshme, llogarinë bankare në shumën 353.24 euro.
Sipas tij, burimi i i krijimit të kësaj shume vjen nga një udhëtim i bashkëshortes për një trajnim në programin e organizuar nga International Financë Corporation ?Ëord Bank Group? në Malajzi.
Gjithashtu ai ka deklaruar kursime në vlerën 1.000.000 lekë, pagën dhe shpërblimet të përfituara nga detyra si prokuror i Krimeve të Rënda, në shumën 1.696.167 lekë, shpërblimin si anëtar i këshillit të Prokurorisë për pjesëmarrje në mbledhje në shumën 76.500 lekë, pagën dhe shpërblimet e bashkëshortes të përfituara nga detyra si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shumën 1.333.012 lekë./CNA.al
Prokurorit të Metës i erdhi radha/ Presidenti dhe pasuria fundosin Gentjan Osmanin
Kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit/ Prokurori Gentjan Osmani nën hetim
Komisioneri publik kërkoi shkarkimin/ KPA jep vendimin për anëtarin e KLP-së
Vettingu ka nxjerë jashtë sistemit të drejtësisë dhjetra gjy...
Gjykatat e Apelit do të mbetet pa gjyqtarë. Alarmi që është ...
Procesi i Vettingut pritet të rinisë në shtator. Shorti me e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...