Protestuesit te selia e PD/ Reagon Berisha: Janë mjerim i politikës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Gjykatat e Apelit, ndryshe konsiderohen si Gjykatat e pazareve të mëdha.
Për pasojë dhe denoncimet e shumta kanë si objekt gjyqtarët e Apelit. Se Gjykatat e Apelit, janë vendi i korrupsioni, një vit më parë u dha alarmi nga ILDKPKI-ja.
Nëse sjellim në vëmendje një deklaratë të kreut të ILKDIKPK-së, Shkëlqim Ganajt, rezultonte se 50 përqind e gjyqtarëve të Apelit do të binin në Vetting.
CNA.al do të vijojë me filtrimin e gjyqtarëve të Apelit të Tiranës, të cilëve në shkurt të këtij viti iu shkarkua kryetari Hysni Demiraj, pas problemeve me pasurinë.
Sot, do të kalojmë në filtër, një tjetër ish drejtues të Gjykate. Ai është Fatri Islamaj i cili pritet të dalë në Vetting.
Në 2013 ai u zgjodh kryetar i Gjykatës së Tiranës, kur ishte vetëm 33 vjeç. Emri i tij është lakuar në lidhje me Top Channel, për shkak të një kontesti që kjo media ka pasur në këtë Gjykatë.
Ashtu siç ka shkruar më herët CNA.al, kishte dyshimet se shorti i përzgjedhjes së gjyqtarëve për rastin e Top Channel me një tjetër kompani ishte manpuluar.
Gjithçka nisi me zëvëndësimin e gjyqtares Zegjine Sollaku dhe më pas u hodhën dyshime se zëvendësuesi i saj ishte paracaktuar.
U përfol se nga shorti do të dilte emri i Hysni Demirajt, kryetar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, tashmë i shkarkuar dhe ashtu rezultoi.
Manipulimet dyshohet se kanë vijuar sërish edhe në shortin e përzgjedhjes së gjyqtarit Fatri Islamaj që gjykoi kërkesën për largimin e Hysni Demirajt.
Edhe në këtë rast u tha se emri i Fatri Islamajt ishte përfolur më parë dhe dyshimet ishin se gjithçka ishte e paracaktuar.
Kjo sa i përket aspektit profesional.
Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave që ILDKPI-së, që CNA.al ka siguruar ka rezultuar se të ardhurat i ka nga paga dhe angazhimet e tij në sistemin e drejtësisë si dhe nga paga e bashkëshortes së tij.
Të vetmet pasuri të patundshme që ai deklaron është blerja e një apartamenti në vitin 2016.
Në këtë vit ai deklaron se ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 144.5 m2 nga të cilat 122.7 m2 janë të shfrytëzueshme. Për të blerë këtë apartament deklaron se ka marrë kredi me datë 24.03.2016, me vlerë 10 548 500 lekë.
Ndër të tjera ai deklaron se apartamenti i blerë është i pabanueshëm, ndërsa thotë se banon në shtëpinë marrë me qira nga prindërit në vlerën 15 000 lekë për muaj.
Më poshtë po sjelllim të detajuar pasurinë e deklaruar prej tij.
Viti 2005
Gjendja e depozitës bankare, në shumën 100 000 lekë.
Gjendja e depozitës bankare në shumën, 300 000 lekë.
Pronar i një autoveture tip ‘Cadillac Eldorado’ me vlerë 600 000 lekë.Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë, UT (Nuk e deklaron shifrën)
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 77 500 lekë.
Të ardhura si anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, në shumën 10 000 lekë për mbledhje.
Viti 2006
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë, UT në shumën 24 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë për periudhën janar – nëntor në shumën 775 000 lekë dhe si gjyqtar në Fier për periudhën nëntor-dhjetor në shumën 128 318 lekë.
Ka shitur makinën tip ‘Cadillac Eldorado’ me vlerë 600 000 lekë.
Viti 2007
Të ardhura nga paga, në shumën 773 400 lekë/vit.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga paga në shumën 73 000 lekë nëmuaj.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, gjendja e depozitës, në shumën 458 000 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, gjendja e depozitës, në shumën 89 990 lekë.
Ka blerë një autoveture tip ‘Mercedes Benz’, me vlerë 700 000 lekë.
Viti 2008
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 839 963 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke te shoqëria “Forma ëorld” sh.p.k, në shumën 576 000 lekë.
BashkëshortjaMatilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke specializante pranë QSUT-së, në shumën 94 776 lekë.
Viti 2009
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 839 963 lekë.
Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien si pedagog i jashtëm në UET, në shumën 150 euro.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke specializante pranë QSUT-së, në shumën 284 400 lekë.
Viti 2010
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 839 963 lekë.
Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien si pedagog i jashtëm në UET, në shumën 4 077 euro.
Bashkëshortja, Znj. Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke specializante pranë QSUT-së, në shumën 284 400 lekë.
Viti 2011
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 852 862 lekë.
Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien si pedagog i jashtëm në UET, në shumën 2 093 euro.
Të ardhura për angazhimin në Këshillin Pedagogjik dhe Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, në shumën 40 000 lekë.
Të ardhura si honorare për pjesëmarrjen në Këshillin Pedagogjik dhe Komisionin e Vlerësimit në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 127 440 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke specializante pranë QSUT-së, në shumën 441 658 lekë.
Viti 2012
Të ardhura nga paga si gjyqtar dhe kryetar gjykate, në shumën 894 702 lekë neto.
Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien si pedagog i jashtëm në UET, në shumën 3 099.68 euro.
Kompensim për shpenzimet e telefonit celular në pozicionin si kryetar gjykatë, në shumën 70 000 lekë.
Të ardhura si anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, në shumën 45 000 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke specializante deri në korrik 2012 pranë QSUT-së, në shumën 225 772 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke specialiste okulistike në QSUT nga 11.12.2012 e në vazhdim, në shumën 48 304 lekë neto.
Viti 2013
Të ardhura nga paga si kryetar gjykate në shumën 1 038 339 lekë.
Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien si pedagog i jashtëm në Universitetin ‘Hëna e plotë Beder’, në shumën 100 000 lekë.
Kompensim për shpenzimet e telefonit për shkak të pozicionit të punës,në shumën 116 737 lekë.
Të ardhura si honorare për angazhimin në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, në shumën 71 280 lekë.
Të ardhura si honorare nga pjesëmarrja në bordin e ZABGJ-së, në shumën 47 183 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke pranë QSUT-së dhe nga korriku 2013 me leje lindje paguar nga ISKSH, në shumën 489 778 lekë.
Ka shitur e autoveturën tip ‘Mercedes Benz’, në shumën 600 000 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si kryetar gjykate, në shumën 1 389 714 lekë.
Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien si pedagog i jashtëm në Universitetin ‘Hëna e plotë Beder’, në shumën 72 000 lekë.
Të ardhura si honorare nga angazhimi në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, në shumën 124 200 lekë.
Të ardhura si honorare nga pjesëmarrja në bordin e ZABGJ-së, në shumën 56 624 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke okuliste në QSUT-së, në shumën 682 248 lekë.
Gjendja e kursimeve, nga paga e viteve të mëparshme në UET, në shumën 3477 euro.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, kursime nga paga e vitit të kaluar në shumën 200 608 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga paga si kryetar gjykate në shumën 1 359 018 lekë.
Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien si pedagog i jashtëm në Universitetin ‘Hëna e plotë Beder’, në shumën 133 500 lekë.
Të ardhura si honorare nga pjesëmarrja në bordin e ZABGJ-së, në shumën 53 478 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke okuliste në QSUT-së, në shumën 728 109 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, ka blerë një autoveture tip ‘Volvo’, viti i prodhimit 2009, me vlerë 800 000 lekë.
Viti 2016
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë për periudhën 8 nëntor – 31 dhjetor 2016 në shumën 180 482 lekë.
Të ardhura si gjyqtar dhe kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për periudhën janar 2016 – nëntor 2016, në shumën 1 077 789 lekë.
Të ardhura si kompensim për telefonin celular, në shumën 79 251 lekë.
Të ardhura nga pagesa si ekspert, pedagog i jashtëm, udhëheqës stazhi dhe si moderator në trajnime për vitin 2016 në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 141 453 lekë.
Të ardhura nga pagesa si pedagog i jashtëm pranë shkollës së lartë “Hëna e Plotë Beder” për periudhën janar – dhjetor 2016 në shumën 61 500 lekë.
Të ardhura nga pagesa si anëtar në Bordin Drejtues në Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për periudhën janar – dhjetor 2016 në shumën 42 782 lekë.
Të ardhura nga ZABGJ për rimbursimin e shpenzimeve të bëra në një vizitë pune jashtë vendit në janar 2016 në shumën 301 393 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke okuliste pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”, për periudhën janar – dhjetor 2016 në shumën 718 175 lekë.
Ka blerë një apartament banimi me sip. 144.5 m2 nga të cilat 122.7 m2 janë të shfrytëzueshme. Burimi: Kredia e marrë më 24.03.2016, vlera 10 548 500 lekë. Ap. është i pabanueshëm, gjyqtarti thotë se banon në shtëpinë marrë me qira nga prindërit në vlerën 15 000 lekë për muaj.
Gjendja cash, në shumën 100 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në shumën 3 803 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në shumën 2 972 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në shumën 226 393 lekë.
Gjendja e llogarisë së kursimit në vitin 2005 në shumën 5.52 GBP.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, gjendja cash, kursime në shumën 50 000 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, gjendja e llogarisë bankare në shumën 13 046 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, gjendja e llogarisë bankare, në shumën 21 835 lekë.
Kredi bankare e marrë më 24.03.2016. Detyrimi i shlyer, në shumën 524 184 lekë, detyrimi i pashlyer, 10 209 699 lekë.
Overdraft për kartë krediti marrë me 14.11.2016, detyrimi i pashlyer në shumën 200 000 lekë.
Overdrafti për kartë krediti, marrë mE 31.08.2016, detyrimi i pashlyer në shumën 250 000 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, overdrafti për kartë krediti marrë me 03.11.2016, detyrimi i pashlyer në shumën 100 000 lekë.
Qira për ap.me sip. 100 m2 në shumën 15 000 lekë për muaj.
Viti 2017
Lidhur me apartamentin e banimit të porositur me kontratën e sipërmarrjes, të deklaruar në vitin 2016,, rezulton që në vitin 2017 është nënshkruar kontrata shtiblerjes. Ndërkohë që është paguar paraprakisht në momentin e porositjes së deklaruar më parë. Sipas kontratës së shitblerjes ap. rezulton me sip 123 m2. Ap është pabanueshëm dhe është me certifikatë pronësie. Është blerë me kredi bankare në shumën 10 500 000 lekë.
Ai deklaron se banon në një ap. me sip 74 m2, marrë me qira në shumën 17 000 lekë në muaj.
Ka blerë autoveturë Toyota me paratë e kursyera, në shumën 250 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, në shumën 1 222 466 lekë.
Të ardhura nga pagesa si ekspert, pedagog i jashtëm, dhe si moderator në trajnime për vitin 2017 në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 22 117 lekë.
Të ardhura nga pagesa si pedagog i jashtëm pranë shkollës së lartë “Hëna e Plotë Beder” për periudhën janar – dhjetor 2017 në shumën 97 500 lekë.
Të ardhura nga Organizata ndërkombëtare INSOL, Europë, për rimbursimin e shpenzimeve në një vizitë pune në tetor të vitit 2017 në Poloni, në shumën 629 euro.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke okuliste pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”, për periudhën janar – dhjetor 2017 në shumën 775 779 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura si mjeke okuliste e vetpunësuar si person fizik i regjistruar në QKB në shumën 54 796 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura në formën e xhiros totale të realizuar si person fizik për vitin 2017 në shumën 1 488 012 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga fitimi neto i realizuar si person fizik për vitin 2017 në shumën 383 012 lekë.
Kursime të gjyqtarit në shumën 1 622 58 lekë.
Kursime të gjyqtarit në shumën 201 993 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, gjendje cash nga kursimet në shumën 100 000 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, kursime në shumën 241 712 90 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, kursime në shumën 183 992 77 lekë.
Detyrimi për kredinë bankare që mbulohet nga paga e bashkëshortes, e pashlyer shuma 9 811 742 73 lekë.
Overdraft, shuma 200 000 lekë e pashlyer.
Kontratë kartë krediti, pa shlyer shuma 250 000 lekë.
Viti 2018
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, në shumën 1 219 294 lekë.
Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës në shumën 21 626 lekë.
Të ardhura nga pagesa si pedagog i jashtëm pranë shkollës së lartë “Hëna e Plotë Beder” për periudhën janar – dhjetor 2018 në shumën 97 500 lekë.
Të ardhura nga Organizata ndërkombëtare INSOL, Europë, për rimbursimin e shpenzimeve në një vizitë pune në tetor të vitit 2018 në Greqi në shumën 870 euro.
Të ardhura nga Zyra e Evropës, në Tiranë, për rimbursimin e shpenzimeve në një vizitë punë në Letoni, në shumën 73 718 lekë.
Gjendje cash nga kursimet në shumën 50 000 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga paga si mjeke okuliste pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”, për periudhën janar – dhjetor 2018 në shumën 702 111 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura si mjeke okuliste e vetpunësuar si person fizik i regjistruar në QKB në shumën 328 776 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura në formën e xhiros totale të realizuar si person fizik në shumën 3 558 124 lekë.
Bashkëshortja, Matilda Islamaj, të ardhura nga fitimi neto i realizuar si person fizik në shumën 1 820 265 lekë.
Kursime, në shumën 2 377 lekë.
Kursime, në shumën 137 993 lekë.
Bashkëshortja, gjendje cash në shumën 300 000 l3ekë.
Bashkëshortja, kursime të pashpenzuara në shumën 82 981 lekë.
Bashkëshortja, kursime të pashpenzuara në shumën 137 314 lekë.
Detyrimi për kredinë bankare që mbulohet nga paga e bashkëshortes, e pashlyer shuma 9 296 258 lekë.
Overdraft, shuma 749 24 lekë e pashlyer./CNA.al
Thellohet skandali në Apel, edhe Fatri Islamaj në gjyqin e â??Top Channelâ?
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra K...
Zgjedhjet e 30 Qershorit, përveçse polemikave politike, zbar...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gurali Bra...
Shqipëria është ende pa Prokuror të Përgjithshëm. Në fakt në...
Gjyqtari Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Artur Mal...
Kreu i Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibi është kon...
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët do të dërgojnë...
Është shtyrë sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimi p...
Ambasada Amerikane ka postuar një video në rrjetet sociale, ...
Ashtu si për të gjithë edhe për Komisionin e Pavarur të Kual...
Pjesa më e madhe e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative jan...
Gjyqtarët e Krimeve të Rënda do të jenë pjesë Gjykatës së ...
Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sand...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në fillim të këtij viti ...
Në muajin Korrik, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përzgjodhi...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,...
Vettingu ka ende shumë punë me sistemin e drejtësisë. Pjesa ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Vettingu ka nxjerë jashtë sistemit të drejtësisë dhjetra gjy...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...