web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heqja e taksës ndaj Serbisë/ Haradinaj vendos kushte

28 Janar 2019, 18:05, Aktualitet CNA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një postim në rrjetet social ka bërë publik dokumentin që i ka dërguar ditën e sotme ambasadorëve dhe përfaqësuesve  të BE-së në Kosovë.

Haradinaj ka renditur disa kushte të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Kusht kryesor është njohja e Kosovës nga Serbia dhe pranimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Postimi i plotë i Haradinaj:

Të dashur miq,

Ky është dokumenti që ua kam dërguar sot ambasadorëve të Quint-it dhe përfaqësuesës së BE-së në Kosovë.

Pas marrjes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND-së) se
shpallja e pavarësisë nga ana e Kosovës në vitin 2008 nuk ishte e paligjshme,
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën nr. 64/298 (2010), e cila
njohu përmbajtjen e Opinionit të GJND-së dhe mirëpriti ?gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet palëve?.
Ne kemi bindje të thelle që mund të arrihet në vitin 2019 një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t?i adresojë të gjitha çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë reparacionet e luftës, të drejtat e minoriteteve në të dyja vendet, si dhe çështjet e ndryshme
ekonomike, sociale dhe kulturore ? duke shpjer në njohjen e ndërsjellë dhe
anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Më 21 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100% (?taksa?) mbi
importin e mallrave me origjinë nga Serbia si dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.
Taksa ka ardhur si përgjigje ndaj shkeljeve të vazhdueshme të Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore (CEFTA) dhe akteve të vazhdueshme të
agresionit që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës do të pezullojë menjëherë tarifën në rast se plotësohen
rrethanat e mëposhtme:
1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), pas marrjes së hapave praktik për inicimin dhe mbështetjen e një konference ndërkombëtare (?Konferenca?) me qëllim të arritjes së një marrëveshje
gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve ? konferenca duhet të fillojë sa më parë që është e mundur pas plotësimit të rrethanave të përshkruara në paragrafët 2 deri në 5 më
poshtë dhe duhet të përfundojë brenda 14 ditëve:
2. SHBA-të dhe BE-ja do të japin zotime publike dhe do të garantojnë që në
Konferencë nuk do të ketë:

(i) Çfarëdo rivendosje të kufijve ekzistues të Kosovës, ose ndarje të Kosovës, ose shkëmbime territoriale të çfarëdo natyre.
(ii) Dhënie të kompetencave ekzekutive të çfarëdo forme për asociacionin e komunave serbe në Kosovë ose ndonjë marrëveshje tjetër që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
(iii) Masa të çfarëdo natyre të bazuar në koncesione që shkojnë para datës 17 shkurt 2008.

 





Lajmet e fundit nga