web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja e pronave private/ Ish-ministri zbulon planin e Ramës

28 Janar 2019, 15:34, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ka thënë sot se qeveria është duke përgatitur një ligj, me anën e të cilit synon të vjedh pronat e shqiptarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shprehet se ligji për krijimin e një kompanie shtetërore për të menaxhuar pronat publike është i gabuar dhe ngre shumë pikëpyetje.

Ai shkruan se kjo kompani do të marrë në kontroll të gjitha pronat që nuk rezultojnë në emër të një pronari, ku shton se ka ende shumë prona private që nuk janë regjistruar.

?Sot pronë shtetërore quhet çdo gjë që nuk është private. Mirëpo jo e gjithë prona private është regjistruar ende në ZRPP. Thuajse e gjithë Riviera është ende e pa regjistruar, megjithëse prej vitesh ka pronarë dhe ndërtime private aty.

Ndërkohë zyrtarisht ato janë ende prona shtetërore.

Kjo është situata në shumicën e tokave të ndara me ligjin 7501. Kjo do të thotë se qeveria ja merr tokën pronarëve dhe ja jep Kompanisë?!!?-shprehet ai.

Më tej, ish-ministri rendit të gjitha pikat që e bëjnë këtë ligj të dyshimtë dhe të gabuar.

?Një ligj i poshtër.

Ligji më i ri që ka përgatitur qeveria, për krijimin e një kompanie shtetërore për të menaxhuar pronat publike, është mjaft i disktutueshëm.

Ideja e krijimit të kompanive shtetërore nuk është detyrimisht e gabuar, por propozimi i qeverisë ngre pyetje dhe dyshime serioze.

Disa nga pyetjet/çështjet që ngrihen natyrshëm janë:

Ligji aktual për Shoqëritë Tregtare e parashikon mundësinë e krijimit të kompanive shtetërore. Mjafton që Qeveria të shprehë një vullnet, të ketë një ide dhe me një tufë aktesh themelimi mund ta krijojë një kompani me kapital 100% shtetëror.

Atëherë përse duhet një ligj i ri?!!

Qartësisht me këtë ligj kërkohet të nxirren nga funksioni ligjet ekzistuese. Fiks si në rastin e ligjit, të ashtuquajtur, Për Teatrin!

Po të ndiqet logjika normative e ligjit për Shoqëritë Tregtare, kuptohet natyrshëm që larmishmëria e shoqërive që mund të krijohet është e madhe. Ligji synon krijimin e vetëm një (super) kompanie që do menaxhojë ekskluzivisht pronat shtetërore.

Natyrshëm lind pyetja tjetër:

Prona shtetërore administrohet nga qeveria. Tani do krijohet dhe kompania për këtë gjë. Tani kemi qeveri dhe kompani, apo kemi vetëm kompani ose vetëm qeveri?

Detyra Kushtetuese e qeverisë është të administrojë pronën shtetërore, por nëse kjo pronë i kalon kompanisë, atëherë qeveria për çfarë duhet?!

Si mund të kryejë detyrat e saj një qeveri që s?ka asnjë pronë nën administrim? Fjala bie ç?prona do t?i jepen ish pronarëve nga qeveria, kur ajo nuk ka më prona në inventar?

Meqë dolëm tek pronarët del pyetja tjetër:

Sot pronë shtetërore quhet çdo gjë që nuk është private. Mirëpo jo e gjithë prona private është regjistruar ende në ZRPP. Thuajse e gjithë Riviera është ende e pa regjistruar, megjithëse prej vitesh ka pronarë dhe ndërtime private aty.

Ndërkohë zyrtarisht ato janë ende prona shtetërore.

Kjo është situata në shumicën e tokave të ndara me ligjin 7501. Kjo do të thotë se qeveria ja merr tokën pronarëve dhe ja jep Kompanisë?!!

E njëjta logjikë vlen për zonat me ndërtime informale.

Pra dyshimi është se me këtë nismë qeveria, nëpërmjet Parlamentit, në abuzim të plotë kushtetues mund të heqë tituj pronësie.

Ky do ishte kulmi!

As kompanitë private nuk e kanë këtë praktikë. Të gjitha e bëjnë një proces përzgjedhës të çmimit dhe cilësisë më të mirë.

Përse një kompani publike nuk duhet ta ndjekë këtë proces?!

E vetmja arsye është KORRUPSIONI!

Meqë dolëm tek korrupsioni, lind pyetja:

Ky është sot kaosi më i madh i trajtimit të pronave, pasi metodat e vlerësimit janë të gjitha të diskutueshme dhe që kanë krijuar shume përplasje.

Manaxhimi publik është kriza më e madhe e shoqërive shumë më të zhvilluara se ne. Në shtetin tonë ku ligji nuk zbatohet, qeveritë janë mbi shtetin, administratorët publikë nxiten thjesht nga korrupsioni, një ide e tillë është mjaft e rrezikshme.

Pra pasuria publike mund të zhvleftësohet dhe të tjetërsohet për një copë bukë tek cilido ?partner privat? që do jetë i përzgjedhur edhe pa tender!!!!

Pa dyshim që po! Meqë koncensioneve dhe PPP-ve ju erdhi fundi, nëpërmjet kësaj kompanie shqiptarët të marrin borxh tregtar në formë kredish. Kompania ka të drejtë të marrë kredi.

Nga ana tjetër nëpërmjet falimentit dhe zhvleftësimit fiktiv të pasurisë kjo metodë mund të shërbejë lehtësisht për të ?privatizuar? edhe ato pak prona që kanë ngelur.

Pra nga njëra anë marrim borxh nga ana tjetër nuk kemi pasuri ta lajmë.

Ka edhe pyetje të tjera, por këto më duken më thelbësoret që e bëjnë këtë ligj në kushtet tona TË PAPRANUESHËM!

Kjo është poshtërsi që as pushtuesit nuk ja bëjnë dot një populli!?-shkruan Ylli Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga