web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mëkati i pafalshëm edhe mjerimet e Fatmir Foti Cicit

28 Janar 2019, 17:46, Aktualitet CNA

Nga Miron Çako

-Fatmir Foti Cici, ky ujk me lekurë dele, pavarësisht se mban rrobën e klerikut orthodhoks, ka qenë gjithmonë dhe është kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, KOASH-it, dhe kundër Patriarkanës Ekumenike. Ai sot edhe pse është një figurë e djegur për të gjitha rrethet kishtare, vazhdon ende të lëshojë tymin e shpifjeve të ulëta, për të mashtruar naivët, gjë e cila është i vetmi mjet mbijetese që i ka mbetur në gjëndjen ku ka rënë.

Ka shumë vite që goja e tij e helmatisur flet kundër fortlumtursë së tij, kryepiskopit kanonik të orthodhoksëve në Shqipëri, duke e cilësuar si keqdashës, agjent të grekëve per helenizmin e vendit, uzurpator të Kishës, dhe tani së fundmi, magjistar dhe përkrahës të magjistarëve. Urrejtja e tij delirante duket se po i kalon të gjitha kufijtë e racionales dhe po transformohet frikshëm në iracionale, demoniake, ashtu si ndodhi me judejntë, që kur dështuan në të gjitha akuzat e padrejta kundër punëve të mëdha të Zotit Krisht, thanë edhe të fundit akuzë kundër tij, që as djallit nuk i kishte vajtur në mëndje: ?Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve?.(Mateu 12:24)

Patjetër kjo akuzë u bë bumerang për vetë judejntë e ligj dhe mosmirnjohës, sepse: ?Jisui, duke njohur mendimet e tyre, u tha: Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë. Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satananë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij? Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj. Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj… Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan. Prandaj unë po ju them: Çdo mëkat dhe blasfemi do t?u falet njerëzve; por blasfemia kundër Frymës nuk do tu falet atyre. Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë as në atë të ardhme.? (Mt. 12:32) ?Sepse thoshin; Ai ka një frymë të ndyrë? (Lk. 3:30)

Fatmir Foti Cici fatkeqësisht ke bërë të njëjtin mëkat të frikshëm edhe të pafalshëm kundër Shpirtit të Shejntë, sepse ti  ke studiuar teologjinë e lartë në Athinë, edhe e di fortë mirë që Zoti Kirisht vepron gjithmon në Kishën e tij, në çdo kohë dhe në çdo vend, me anën e Shpirtit të Shejntë.

Ringjallja e KOASH-it, zë fill në  janar 1991 ku me përkujdesjen e Patriarkanës Ekumenike, u dërgua në kishën e rënuar orthodhokse në Shqipëri si Ekzark Patriarkal episkopi Andrusës Profesor, Doktor z. Anastas Janullatos ?Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë dhe Mëkëmbësi i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit,në Afrikën Lindore. Njëkohësisht, ishte profesor i historisë së feve në Univeristetin Kombëtar Kapodistrian të Athinës (me studime pasuniversitare në Fetarologji në Hamburg dhe Marburg të Gjermanisë), po ashtu në poste të rëndësishme të organizmave fetarë mbarëbotërore dhe në 24 qershor 1992 me zgjedhjen e tij si Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, ky një akt i kryer kishtar, dhe me fronëzimin e tij në 2 gusht të 1992 i pëshëndetur nga të gjitha kishat si motra në botë. Kryepiskopi është aktori kryesor i kësaj ringjallje e lavdishme të KOASH- it, sëbashku me antarët e Sinodi i Shejntë dhe klerikëve sot 159, të arsimuar në Akademinë Theologjike Ngjallja e Krishtit, shën Vlash Durrës, ku mbi 98% janë nështetas shqiptarë, sëbashku me murgjër edhe teologë, katekistë, psaltë edhe mbi 800 punëtorë që punojnë në administratën e kishës. Kjo është një vepër madhështore, e ngritur me shumë mundime dhe sprova të shumëllojshme, në shumë dimensione, si në atë kishtar, arsimor, shëndetësor, social, human dhe kulturor, që nuk do na dilte koha t?i përmëndim, por kush është i interesuar mund t?i gjejë on-line në faqen zyrtare të KOASH-it ( http ://orthdoxaalbania.org). Tërshejntëria e tij Patriarku Ekumenik Bartolomeu i I  në vizitën e tij në Shqipëri për të parë ringjalljen e KOASH-it tha :? Në qoftëse se doni të shikoni mrekulli në këto kohë vizitoni ringjalljen e KOASH-it?.

Të thuash si Cici se kjo është vepër e djallit, e një magjistari ose i magjistarëve, ?o tempos, o mores!(Oh çfarë kohësh! Oh çfarë marëzish )? që po dëgjojmë!

O Cici të më falësh, o je i marrosur dhe ke nevojë urgjente për një psiqiatër, gjë e cila do të ishte në favorin tënd, sepse si i papërgjeshëm do t?i shpëtoje gjykimit të drejtë të Zotit, ose je i demonizuar dhe ke nevojë për ekzorcizëm. Në të kundërt, nëqoftëse këmbëngul, fatkeqësisht këmi të bëjmë me shpirtligësi të vullnetëshme tek ty, ashtu si te judejnt e ligj kundër Zotit Jisu Krisht.

Në qoftë se ti këmbëngul akoma dhe nuk do të pendohesh me një rrëfim publik për ato që thua me shpifje që nga viti 2004 kundër kryepiskopit edhe bashkëpunëtorëve të tij në shërbimin e  përkushtuar në Kishë , mjerë ti o Fatmir Foti Cici, se edhe durimi i Perëndisë ka një ?kufi? ashtu  ndodhi edhe me judejnt e papenduar.

Të këshilloj t?i hedhësh një sy historisë dhe të atyre që luftuan Kishën që ta përçanin si skizmatikë dhe heretikë, se çfarë fundi patën, ata që aleatë patën edhe perandorë, por ti o qyqar o tellall i konsumuar i aleatëve të tu antikrishterë, që fshihen në ferrë, por të nxjerin ty si ?trim?e fundit , çfarë fundi do të keni? Por ke haruar si përfundojnë tradhtarët e kombit dhe të besimit, ata përbuzen edhe shkatërrrohen nga vetë ata që i shërbejnë, sepse askush nuk ka besim tek tradhëtari, kur ai tradhton vendin edhe të tijët, të gjithë mund t?i tradhëtojë, siç ke bërë edhe ti.

Ti na shfaqesh si një anti-grek i tërbuar. Por ti e di shumë mire se je hipokrit edhe po gënjen. Ti ke mohuar vëndlindjen tënde nga Nivica e Sarandës, me kombësi shqiptare, duke bërë vëten si minoritar, që të përfitoje si një i tillë. Ti që na hiqesh si i krishterë 100 karatësh shqiptar, por u pagëzove nga ish – Mitropoliti i Konicës Sevastianos, si bir i tij shpirtëror dhe nga Fatmir e more emrin Foti. Pastaj u dërgove me bursë po nga ai të studioje në Athinë dhe atje ke bëre një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Greqisë, për nështetësi greke, «??????? ?? ?????», ose ?ellinas to jenos? (grek në gjini), sepse në Greqi të interesonte të ishe grek dhe i persekutuar nga shqiptarët, po kur vije tek shqiptarët, hiqeshe si i persekutuar nga grekët. Por grekët ti i njeh mirë, janë të zgjuar. Të kuptuan dhe kur ta njohën fytyrën e hipokritit të përzunë. Pastaj shkove në Amerikë tek diaspora shqiptare dhe për t?i gënjyer ata u hoqe si ?shqiptar? i kulluar, si Fanolist i përbetuar, por edhe atje të doli boja shpejt dhe ike o patriot fallco, sa u prishe edhe me miqtë që të financonin si me Protopapën, aq sa u zure edhe me atë Arturin Lionilin , kancelarin e Kishës Shqiptare në Boston, i cili kur pa rolin e Kryepiskopit në Ringjalljen e KOASH-it, hoqi çdo dyshim dhe tha me kurajo, me  autokritikë për mendimet e tij të gabuara për veprën e kryepiskopit Anastas, këto fjalë publikisht: “Po të ishte Fan Noli gjallë, ai do të ishte një nga miqtë e Kryepiskopit Anastas”, por për veshët e tu këto fajalë janë  anti shqiptare.

Por unë po të them se po të ishte imzot Noli gjallë, do të merte me shkop. Boll u fshehe mbas emrit dhe figurës të tij, je i padenjë ta përfaqësosh, sepse ke tradhëtuar kombësinë shqiptare, duke gënjyer si minoritar dhe nacionalizmin e përdor si strehën e fundit të horrave.

Me bisht në shalë ike në Kanada ti, o shqiptari i kulluar, por vendose të shërbeje si prift në një kishë greke, në Kryepiskopatën Greke në Amerikën e Veriut, në Kanada. Por edhe aty në 2005, të zhveshën si prift për sjellje të palejueshme dhe pastaj u drejtove si shtetas helen me pasaportën greke tek Kisha Siriane. Thonë që edhe aty nuk i ke punët mirë.

Por o Foti ti i ndershmi i dynjasë, ua u ke thënë këto fakte atyre që i ke fansa në faqen e Facebook-ut ?Albanian Orthodox – Shqiptar Ortodoks?? Ua ke thënë atyre ?filo shqiptarve? me emra Hasan, Muharrem, ose edhe ndonje të?krishteri? të pakënaqur ose naiv? Ti që nuk le gurë pa lëvizur, sa edhe të vdekurit i ngre nga varret për të vërtetën, ti investiguesi që rrëmben fakte nga botime publike të të therëve dhe i shtrembëron turpshëm edhe çnjerëzisht duke bërë shantazh, por pse or burë nuk ua thua këto të vërteta për punët e tua mbi udhë e nën udhë, që ti sado kërkon ti fshehësh si struci, të gjithë i dinë, janë publike dhe lehtësisht të aksesueshme. Pse na detyron të harxhojmë kohën e çmuar me ty.

Dhe mbasi të kesh burrëri të thuash kush je ashtu siç na mëson apostulli : ?Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t`i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin?(Efesianve 4:25), pastaj priti të bëjnë ?like? si lajka në shkrimet e tua, të cilët mbasi ushqehen me çorbën tënde të radhës, lëshohen si kope ujqërish duke skërmitur dhëmbët nga distanca, me komente fyese të përcarta edhe plot urejtje kundër kryepiskopit, klerit edhe besimtarëve, kjo fatkeqësisht ty të kënaq, por ke haruar o i mjerë fjalët e Zoti, ?Kush ju dëgjon, më dëgjon mua; kush ju përbuz, më përbuz mua; dhe kush më përbuz, përbuz atë që më ka dërguar?(Luka 10:16)  Kuptohet kjo është strategjia e ?ujqërve? antikrisht, si e ?ujkut djall ?, që t?i bien bariut (kryepiskopit) edhe pastaj delet ( besimtarët) e Krishtit të shpërndahen nga vatha (Kisha).

Po humbasin shpirtra për fajin tend o Foti, ndaj bë kujdes! Do  të japësh llogari, aq më shumë si prift, për çdo njëri që largove nga rruga e shpëtimit. Ti e di çfarë kuptimi kanë thekët në petrahilin, apo nuk e di që ato  simbolizojnë shpirtrat që varen në qafë të priftit? Kujto fjalët e Zotit edhe tërhiqu: ?Mjerë bota nga skandalet! Sepse është e nevojshme të vijnë skandalet, po mjerë ai njeri, prej të cilit vjen skandali? (Mt. 18:7)

Që nuk je patriot, por je një prift antishqiptar ta ka thënë edhe Nikolla Marku, të cilin ti quan si prift antikanonik, madje ta ka thënë edhe sponsori yt z. Sejfi Protopapa, që edhe pse të ndimoi, ti e mohove se nuk të interesoi më. Të gjitha këto t?i ka treguar z. Sejfi Protopapas, në artikullin e tij botuar ne gazetën ?Tema? te datës 9 shtator 2003. E gjen tepër lehtësisht on-line.

Ti që e quan veten mëndja më e ndritur, sikur je i vetmi fanar  në orthodhoksi, mbase edhe në botë, por i shtyve studimet gati 7 vjet në Athinë, kuptohet nga intelekti yt i dobët për studime, po ashtu ti ke dështuar në shumë studime të financuara nga miqtë që i zhgënjeve si në Angli edhe Amerikë, sepse mendja jote nuk ka interes për teologjinë, por punon vetëm për të ligën, të keqen edhe  për shpifjen dhe je bërë një mitoman, me probleme patologjike.

Në shkrimet që ti shkruan në portalin tënd ?xhihadist antiorthodhks?, kuptohet i sponsorizuar, sepse për para ti e shet Krishtim më lirë se Juda, madje kur shkruan me pseudonimin Sokrat Dhima, siç të denoncoi z Sejfi, aty shfaq një tjetër problem psikologjik, vetëpëlqimin, ku flet për vete me shumë superlativa delirante psh tek shkrimi me pseudonim i Sokrat Dhimas: ?Gjuha e Ortodoksise ne shqip?: ? T’a shikosh kur meshon, ka nje zë të bukur dhe kur predikon i thotë gjërat troç e thjesht, që të kuptohen nga çdo nivel. Këndon bukur se është diplomuar për muzikë bizantine në konservatorin e Athinëes, plus teologjisë. Prandaj dhe është për t?u habitur, se si iu shpëtoi grekëve nga duartë?.Kujdes o Foti se nga dashuria për veten, se vetëm ajo të ka mbetur, duke e parë vazhdimisht do të biesh në pellgun e gësnjeshtrës dhe do të mbytesh si narcizi i mitologjisë.

Ti paraqitesh si prift që do të qetësosh shpirtrat, por mirë të gjallët, por as për të vdekurit nuk ke respekt, sa i trazon me shpifje të ulëta, madje shfaqesh si një varmihës që ua bënë gati gropën edhe miqve, ashtu siç the për Sejfullain, që mbasi të njohu kush je dhe të demaskoi, ti iu ktheve që ta trëmbësh për të heshtur :?Te ka trokitur vdekja…do ta pesosh…etj.) Por më shumë ti je edhe ?gjykatësi i madh? , ti jo vetëm i uron vdekjen, por i hedh njerëzit në ferrë, ashtu si ke vendosur për kryepiskopin Anastas se: ?është ati i mashtrimit dhe i gënjeshtrës dhe se do te shkojë në ferr?.

Por si shumë përpjetë e ke marrë o z. Fotios Cicis, se edhe ti je njeri i vdekshëm je, thuhet një fjalë e urtë e popullit: ? kush ia bën gropën tjetrit bie vetë brënda? dhe Zoti na thotë të gjithëve: ?Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj? .(Mateu 24:41-44) edhe tjetra: ?Prandaj mos gjykoni asgjë përpara kohës, deri sa të vijë Zoti, i cili edhe do të ndriçojë të fshehtat e errësirës dhe do të shfaqë dëshirat e zemrave; edhe atëherë gjithësecilit lëvdimi do t’i bëhet nga Perëndia?. (1 Kor. 4:5)

E gjithë gjëndja jote mjerane më kujton me trishtim qortimet që Zoti u tha skribëve dhe farisejnve hipokritë, po t?i kujtoj se mbase vjen në vete: ?Mjerë ju farisejnë hipokritë! Sepse i ngjan nga jasht varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish.. Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.

Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë.

Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave dhe për sy e faqe bëni lutje të gjata; për këtë arsye ju do të pësoni një dënim më të rreptë.

Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse përshkoni detin dhe dheun për të bërë prozelitë, dhe kur ndokush bëhet i tillë, e bëni bir të Gehenas dhe dy herë më të keq se ju.? (Mateu 23:1-16)

Boll, u konsumove i prishe të gjitha, je katandisur si djali plangprishës që i rebelohet të atit dhe kërkon të hajë nga ushqimi i derrave, por edhe atë nuk ja japin zotërijntë e ligj, ktheu në shtëpi, sa nuk është vonë. Unë të kam falur, sa për personat e tjerë, që ti i përgojon frikshëm në shkrimet e tua nuk e di, një ditë ti do të përballesh me ata ose në këtë jetë ose tjetrën  në gjykimin e madh, mendo të pajtohesh sa më shpejt, si na këshillon Zoti:?Nëse ti, pra, po paraqet ofertën tënde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vëlla ka diçka kundër teje,lëre atje ofertën tënde para altarit dhe shko pajtohu më parë me vëllanë tënd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertën tënde.Bëj një marrëveshje miqësore me kundërshtarin tënd, sa je në një rrugë me të, që kundërshtari yt të mos të dorëzojë te gjykatësi dhe gjykatësi të të dorëzojë te rojtari dhe ti të futesh në burg.Në të vërtetë të them se nuk do të dalësh prej andej pa e paguar edhe qindarkën e fundit.?(Mateu 5:23-26)





Lajmet e fundit nga