web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtari që mbahet mend për kërcënimin/ Rehatohet në Tiranë me detyrë dhe me pasuri

21 Korrik 2018, 09:47, Aktualitet CNA

Gjatë publikimit të deklaratave të pasurive nga CNA.al, kemi konstatuar një fakt që lidhet me pasurimin, emërimin, dhe riemërimin e gjyqtarëve.

Jemi ndalur tek gjyqtarët, pasi ata janë dhjetra herë më lart se prokurorët në aspektin pasuror. Vendimet që kanë dhënë kanë kushtuar shtrenjtë dhe për pasojë kanë marrë në qafë dhe të pafajshëm, të cilët kanë zënë vendin e kriminelëve ne burgje.

Fakti që konstatojmë se sa më shumë pasurohesh aq më shumë rehatohesh edhe në detyrë, vjen në kryeqytet, duke iu kënaqur jetës së luksoze, e cila dyshohet se është e fituar përmes korrupsionit.

Mbetet dyshim derisa të paktën Komisioni i Vettingut të flasë zyrtarisht,  edhe pse botërisht dihet se si mund të jetohet me një pagë gjyqtari.

Në skanerin e CNA.al për anën pasurore do të kalojë, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Artur Malaj.

Troje, apartamente, makina dhe llogari bankare në mijëra euro e dollarë ka deklaruar Malaj ndër vite.

Realiteti me pak fjalë është gjyqtarë të pasur dhe drejtësi të varfër.

A është ky rasti i Artur Malajt? Profesionalisht, Malaj kujtohet vetëm për një kërcënim që ai ka denoncuar se e ka marrë në kohë që punonte në Gjykatën e Vlorës.

CNA.al ka siguruar deklaratën e pasurisë së Malajt pranë ILDKPK ?së dhe gjithashtu iu është referuar të dhënave pasurore për Malajn të publikuara më herët në media.

Në vitin 2003, Artur Malaj ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Gjatë këtij viti, ai ka deklaruar si pasuri të tijën: 3500 m2 tokë të përfituar në bazë të ligjit 7501 dhe Ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”; 1000 m2 tokë të përfituar në të njëjtën mënyrë. Të dyja sipërfaqet kanë qenë në Llakatund të Vlorës.

Malaj ka deklaruar 1 veturë me vlerë 450.000 lekë, të blerë me kursimet personale dhe një shumë prej 300.000 lekësh të ardhura nga kursimet. Të ardhurat e tij nga paga si gjyqtar dhe nga shpërblimet si pedagog i jashtëm në Universitetin “Ismail Qemali”, kanë qenë 86 mijë lekë dhe 100 mijë lekë në vit.

Në vitin 2004, Artur Malaj emërohet kryetar i Gjykatës së Vlorës. Të ardhurat personale prej pagës dhe shpërblimeve si pedagog i jashtëm, pagës së bashkëshortes dhe pensionit të tezes së tij kapin shifrën e 243.560 lekëve në muaj. Po ashtu, ai ka fituar 260 mijë lekë nga shitja e veturës tip “Benz”.

Në vitin 2005, Malaj ka prenotuar një apartament banimi me sipërfaqe 102 m2 me vlerë 55 mijë euro, në Tiranë. Ai ka paguar fillimisht vetëm një shumë prej 5.000.000 lekësh. Këtë shumë për blerjen e apartamentin ai ka marrë në formë kredie bankare me interes 12%. Sipas deklarimit të tij, 3% të interesit do të paguheshin nga i interesuari dhe 9% nga shteti. Afati për shlyerjen e kredisë ka qenë 24 vjet. Të ardhurat nga paga e tij, ajo e bashkëshortes dhe pensioni i tezes kapin shifrën e 2.104.000 lekëve.

Në vitin 2006, ka shlyer 292.505 lekë për llogari të kredisë së marrë për blerjen e apartamentit. Gjatë këtij viti, Malaj ka deklaruar dy llogari bankare me vlerat e 10.500 eurove dhe 192.500 lekëve të fituara nga puna e bashkëshortes si notere në rrethin e Vlorës. Të ardhurat nga puna në Gjykatë, nga mësimdhënia në Universitet dhe nga pjesëmarrja në bordin drejtues të Shkollës së Magjistraturës kapin vlerën e 1.100.850 lekëve.

Në vitin 2007 kryetari i Gjykatës së Vlorës ka deklaruar tre llogari rrjedhëse të fituara nga puna e bashkëshortes si notere. Përkatësisht me vlerat e 4000 eurove, 12,178 eurove dhe 80.000 lekëve. Gjatë këtij viti, ai ka vijuar të shlyejë kredinë e marrë për blerjen e apartamentit të banimit, duke paguar 292.505 lekë. Të ardhurat personale nga puna në gjykatë, mësimdhënia në universitet dhe pjesëmarrja në bordin drejtues të Shkollës së Magjistraturës kapin vlerën e 1.197.010 lekëve.

Pasuria e deklaruar nga gjyqtari Artur Malaj në vitin  2017

Llogari page. Me datë 31.12.2016 në shumn 79.780 lekë

Me datë 31.12.2015 në shumën 79.885 leke

Pakësuar 105 lekë

Makine tip Volksvagen në bashkpronësi në pjesë ideale me bashkeshorten Ledina Malaj blerë në shume 300.000 leke, sipas kontratës së datës 17.10.2016

Çmimi total i makinës : 300.000 lekë, nga kjo 50 % pjesë takuese secili .

Të ardhura nga paga si Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë për vitin 2016 në shumën 1.218.864 lekë , paga neto në vlerën 1.218.864 lekë.

Llogari në lekë me datë 31.12.2015 ishte 1.066 lekë

Në dt. 31.12.2016 u be 316 lekë

U pakësua me 750  lekë

Llogaria në euro: Në datë 31.12.2015 ishte 101.009 euro

Në datën 31.12.2016 u bë 122.700 euro

Në datën 21/10/2016, u shtuan15.000 euro

Në datë 30.12.2016, u shtuan 6700 euro

Në total shtohen 21.691 euro

Burimi krijimit: Është shtuar me 21.700 euro të ardhurat nga puna si notere

U shtua në total 21691 euro

Depozita në dollar, me datë 17.10.2016, depozitë 6-mujore , me shumën 31.522 USD.

Burimi u krijimit:Të ardhurat nga puna si Notere.

U shtuan 31.522 USD

Llogari bankare: Me datë 30.12.2016

Shtohen prane BKT 3.821 USD (ne llogari kursirni) Burimi i krijimit: Te ardhura nga puna si Notere

U shtuan 3821 USD

Te ardhura nga Biznesi Privat , puna si Notere

Fitimi i realizuar për vitin 2016 , në shumën 10.677.513 Lekë. (Sqaroj se në përfundim të vitit 2016, në periudhën janar-31 mars 2017 bëhet mbyllja e bilancit dorëzimi i tij pranë Tatimeve dhe llogaritja e tatim- fitimit.

Tatim fitimi për vitin 2016 i detyrueshem për t?u paguar deri me 31 mars 2017 për biznesin e madh .

Tatim fitimin do ta paguaj duke e terhequr nga llogaritë bankare ku unë kam depozituar fitimet nga puna si Notere për Vitin 2016)

Të ardhura nga Interesat bankare : Depozita në dollarë për vitin 2016. ka krijuar këto interesa : 330.44 USD bruto dhe 280.87 USD neto .

Fitimi 10.677.513 Lekë

Interesat pas tatimit: U shtua me 280.87 USD

Kredi për apartament banimi marrë në vitin 2005, në shumën 5.000.000 leke.

Nga kjo detyrimi i palikujduar ende.  Me date 31.12.2015 ishte 3.292.345 lekë, ndërsa me datë 31.12.2016 është  2.999.840 lekë.

Për vitin 2016 u likujdua një pjesë e detyrimit  dhe konkretisht vlera prej 292.505 lekë.

Shuma e shlyer e këtij detyrimi ?Kredi Bankare, për vitin 2016 është 292.505 lekë. Kjo shumë përfshin totalin e principalit dhe interesit të likujduar për vitin 2016./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga