Në krye të PD-së në SHBA një i dënuar ?!/ Lekgega tregon të vërtetën
Ditën e sotme, ka qarkulluar nëpër media lajmi se Lulzim Bas...
Komisioni i Vetingut, pavarësisht se është në detyrë prej shumë muajsh, po dëshmon se ka probleme të theksuara me zbatimin e procedurave, gjë e cila mund të rrëzojë gjetjet e tij në institucionet ku ankimohen vendimet e tij, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit apo në Gjykatën e Strasburgut.
Prokurori i shkallës së parë në Tiranë, Adriatik Cama, u shkarkua nga detyra të enjten pasi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, siç raportoi, ka konkluduar se ai ishte përfshirë në një rast korrupsioni në vitin 2005, kur ishte drejtues i Prokurorisë së Lushnjes, shkruan Boldnews.
Në bazë të këtij informacioni, të përcjellë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Cama ka marrë para nga familjarë të një të arrestuari për të pushuar një hetim të nisur. Po sipas Vetingut, Cama, në cilësinë e drejtuesit, zëvendësoi prokuroren që e kishte këtë çështje, duke ia kaluar një prokurori tjetër, i cili vendosi pushimin e hetimit. Ky vendim pushimi më tej është shfuqizuar nga Prokuroria e Përgjithshme, por Komisioni i Vetingut nuk dha asnjë informacion se si kishte vijuar më tej kjo çështje.
Referuar këtij rasti, Komisioni i Vetingut e rrëzoi prokurorin Cama në dy kritere të rivlerësimit, në atë të ?integritetit personale? dhe të ?aftësive personale?. Gjithashtu, Komisioni i Vetingut gjeti edhe pasaktësi në deklarimin e pasurisë, të cilat ishin në rendin e rreth 3-4 milionë lekësh të vjetra, një shumë jo shumë domethënëse për një zyrtar publik me mbi 20 vjet karrierë.
Prokurori Adriatik Cama kundërshtoi gjetjet e Komisionit të Vetingut, duke kërkuar që të përballej në seancë me faktet dhe me personin që e ka denoncuar për mitmarrje në vitin 2005. Kjo kërkesë e tij u rrëzua nga Komisioni i Vetingut, duke i hequr të drejtën subjektit të rivlerësimit për të pasur një proces të rregullt ligjor dhe për të pasur barazi armësh në gjykim, sipas terminologjisë përkatëse.
Në këtë mënyrë, Komisioni i Vetingut shkeli një prej normave më të rëndësishme, të mbrojtura nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, ajo që i njeh të drejtën çdo individi për të pasur një proces të rregullt ligjor.
Kjo është një çështje proceduriale dhe parimore, mos-respektimi i të cilës mund të rikthejë të gjithë procesin e vetingut të prokurorit Adriatik Cama në pikën zero. Komisioni i Vetingut konsiderohet si një prej institucioneve kyç, ecuria e të cilit do të ndikojë drejtëpërdrejtë në hapjen e mundshme të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ndaj, çdo vonesë në aktivitetin e këtij institucioni, për shkak të shkeljes së procedurave nga Komisioni i Vetingut, pritet të shoqërohet me shtyrjen në një kohë të pacaktuar të të gjithë procesit.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) ka theksuar në vendime të saj se ??çdo individ duhet të ketë mundësi praktike për të kundërshtuar një akt, i cili përcakton të drejtat e tij??.
Në rastin e prokurorit Adriatik Cama, informacioni i DSIK, i cili për më tepër është i natyrës operative dhe që nuk fuqinë e provës në gjykatë, është një ?akt përcaktues për të drejtën e tij? të punësimit. Në bazë të dokumentit të DSIK, Komisioni i Vetingut vendosi shkarkimin e tij nga detyra.
Por, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Shqipërisë dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit refuzoi të pranonte kërkesën e prokurorit Adriatik Cama për t?u përballur me provat kundër tij dhe me denoncuesin që pretendon se ai ka marrë para korrupsioni në vitin 2005.
Pra, praktikisht prokurori Adriatik Cama u shkarkua pa e ditur se çfarë provash konkrete ka ndaj tij. Në mungesë të vendimit të zbardhur, është e pamundur që të analizohen argumentat e Komisionit të Vetingut në këtë rast dhe saktësia e informacionit, por ajo që është e dukshme është fakti që komisionerët kanë shkelur në mënyrë flagrante procedurat ligjore, gjë e cila e bën vendimmarrjen e tyre lehtësisht të cënueshme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe, më tej, në Gjykatën e Strasburgut.
Ditën e sotme, ka qarkulluar nëpër media lajmi se Lulzim Bas...
Policia ka zbardhur të dhëna të reja nga aksidenti i ndodhur...
Një 45 vjeçar nga Belshi ka humbur jetën në një aksident rru...
Drejtoria e Tatimeve ka nisur aksionin për verifikimin e sub...
Raporti vjetor i Drejtorisë Qëndrore të Shërbimit Antidrogë ...
Në galerinë e personazheve që mbanin gjallë humorin korçar, ...
Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka qenë sot, në degën e PD...
Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, të moshave 28 dhe 3...
Një 54 vjeçar me iniciale L.C, ka ndërruar jetë ditën e djes...
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë u zhvillua të premten ...
Gjyqtari Tom Ndreca është një ndër emrat e lakuar të drejtës...
Një qytetar nga Kruja ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali...
Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar është gjetur nga banorë të ...
Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare operatori i njohur i f...
Plazhi publik i Shëngjinit ofron siguri të shtuar këtë vit p...
Disa kohë më parë revista amerikane ‘Mother Jones’, me anë t...
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka re...
Gjykata e Tiranës ka dënuar ish-kryebashkiakun e Kavajës El...
Gazetari Basir Çollaku ka hedhur sërish dyshime për pavarësi...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi, në një dalje për mediat, ka ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...