KLSH zbulon shkelje në ISUV/ PD: Rama të japë dorëheqjen
Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Ram...
Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Ram...
Raporti vjetor i Drejtorisë Qëndrore të Shërbimit Antidrogë Italian, çoi në këmbë opozitën shqiptare.
Ky raport sipas tyre, tregonte dhe vërtetonte se Shqipëria është mbytur nga droga.
Faktikisht në raport, shkruhej se Shqipëria mbetej furnizuesi kryesor me kanabis drejt Italisë, dhe vetëm për një vit janë kapur 15 ton kanabis në tentativë për t?u trafikuar.
Ndërkaq , Ministria e Brendshme me anë të një deklarate ka reaguar mbi raportin e Antidrogës italiane për vitin 2017, duke i vlerësuar si spekulime apo keqinterpretime, deklaratat e opozitës.
Në deklaratë thuhet, se Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar.
Për më tepër, Ministria e Brendshme e udhëhequr nga Fatmir Xhafaj, ka tentuar ta kalojë fajin tek paraardhësi, Saimir Tahiri, duke amnistuar veten nga përgjegjesitë për sasitë e mëdha të ?drogës shqiptare? të kapur në Itali, gjatë vitit 2017.
Gjithashtu, Xhafaj ka zgjedhur të sulmojë Opozitën, për t?i mbrojtur nga ?alarmi jeshil?, që ka lëshuar Italia.
Reagimi i Ministrisë së Brendshme
Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar. Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim kur jemi në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencen e BE-së.
Siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit.
Por gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF. Kjo solli një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të gatshme për treg, në vitin pasardhës.
Në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, Qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabis 2017-2020, me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe asistencë ndërkombëtare. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëve.
Duke u ndalur tek Raporti i Antidrogës italiane (DCSA), (faqja 35), shifra prej rreth 90 ton kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian, dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria. (cit. – Nel 2017, sul territorio nazionale sono stati complessivamente sequestrati kg 90.097,18 di marijuana (+117,76%, rispetto ai 41.374,29 kg del 2016), dhe për më tepër, sipas vetë Raportit, një rol domethënës luan edhe kultivimi i brendshëm në Itali, sidomos në rajonet e jugut (faqja 16).
Sipas Raportit (faqja 36), sasia e kanabisit e kapur në tentativë për trafikim nga Shqipëria është rreth 15 ton: ?Në lidhje me vendet e paramenduara të prejardhjes së marijuanës së përcjellë nëpërmjet detit, sasitë më të mëdha vinin nga Shqipëria, i cili konfirmohet të jetë vendi i origjinës për pjesën më të madhe të sasive të kapura, prej 15.805,42 kg?.
Këto sasi të kapura, janë fryt edhe i shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, ku përgjatë vitit 2017 u realizuan 14 operacione të tilla.
Në raport theksohet qartë se sasitë më të mëdha të kanabisit u tentuan të trafikoheshin nga Shqipëria, por edhe nga Greqia (faqja 23) Gjithashtu, evidentohet se kanabis në 2016 është kultivuar jo vetëm në Shqipëri por edhe disa vende të tjera të Ballkanit (faqja 197).
Përsa i përket përpjekjes së opozitës për t?i renditur në krye të listës shqiptarët e arrestuar në Itali për trafik kanabisi, në fakt Raporti i rendit ata të pestët, ku në krye janë shtetasit italianë, marokenë etj.
Gjithashtu, me shqetësim kujtojmë Raportin global të Kombeve të Bashkuara për Drogën në 2010, (faqja 58, figura 14) ku citohet se ?shqiptarë të arrestuar në Itali për trafik heroine renditen të parët, me 32% të të gjithë të ndaluarve?.
Në përgjigje të akuzave që vijnë nga subjekte partiake, është e qartë se këto kanë sfond dhe synim përfitimin politik të ditës.
Në gusht të vitit 2013, përkrah Drejtorit të atëhershëm të Përgjithshëm të Policisë, komandanti i repartit të aviacionit të Guardia di Finanza-s, Stefano Bastoni, deklaronte: ?Është identifikuar në mënyrë tejet të detajuar ajo që nga qielli duket si një sipërfaqe e vetme prodhimi, zona e Lazaratit, e cila e vetme ka 319 hektarë terren të kultivuar me kanabis, e barabartë me po kaq fusha futbolli, që prodhojnë afër 900 ton produkt të përfunduar, të cilët të hedhur në tregun europian, me një çmim prej 5 eurosh grami do të vlente 4.5 miliard euro?.(VIDEO)
Duke iu referuar po statistikave të Policisë italiane, si të trafikuara nga Shqipëria në vitin 2008 u kapën 62 kg heroinë, në vitin 2009 u kapën 59 kg heroinë. Ndërsa në vitin 2017 u kapën 9.9 kg heroinë.
Nuk është e qartë cila do të ishte sot përgjigja, duke përdorur të njëjtën logjikë, prej atyre që artikuluan akuza nga selitë partiake dhe ishin në pushtet në vitet 2008-2009.
Në galerinë e personazheve që mbanin gjallë humorin korçar, ...
Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka qenë sot, në degën e PD...
Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, të moshave 28 dhe 3...
Një 54 vjeçar me iniciale L.C, ka ndërruar jetë ditën e djes...
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë u zhvillua të premten ...
Gjyqtari Tom Ndreca është një ndër emrat e lakuar të drejtës...
Një qytetar nga Kruja ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali...
Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar është gjetur nga banorë të ...
Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare operatori i njohur i f...
Plazhi publik i Shëngjinit ofron siguri të shtuar këtë vit p...
Disa kohë më parë revista amerikane ‘Mother Jones’, me anë t...
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka re...
Gjykata e Tiranës ka dënuar ish-kryebashkiakun e Kavajës El...
Gazetari Basir Çollaku ka hedhur sërish dyshime për pavarësi...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi, në një dalje për mediat, ka ...
Sezonet ndryshojnë, e qeshura mbetet. Nëse “Portokalli” e ka...
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e K...
Partia Demokratike, nuk i ndahet çështjes së Teatrit. Sërish...
Dihet që ai është i preferuar nga femrat dhe ka fanse të zja...
Partia Demokratike ka themeluar më datë 10 korrik 2018 degën...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lejuar kompaninë Anthro...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...