web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i video-skandalit erotik/ Humbjen e PD  ia “vesh” Berishës

13 Korrik 2018, 14:50, Aktualitet CNA

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka qenë sot, në degën e PD ?së, në aktivin e  Maliqit.

Pas dështimit që ka pasur në aktivin e degës së Korçës dhe Devollit, në Maliq ku është vetë deputet që mbulon zonën  ka shpallur fitoren e PD ?së.

Në takimin që ka bërë në Maliq, sot  në mesditë në orën 12, ku në aktiv ishin të pranishëm rreth 30 përqind e totalit të anëtarësisë, pra një aktiv i dështuar dhe i braktisur nga  demokratët, Salianji ka thënë se PD  në vitin 2017 ka marrë më shumë vota në Maliq  se në vitin 2013.

Duke shpallur kështu fitoren e PD ?së, në këtë zonë dhe duke thënë se përgjegjësinë për rezultatin që nuk fitoi PD ?ja, në zgjedhjet e 2017-ës e kanë pasur të vjetrit dhe përgjegjësia fillon në vitin 2013.

Ashtu siç është përmendur shpesh edhe nga CNA.al edhe nga media të shkruara ?ushtarët e  Bashës?, justifikimin e humbjes e kërkojnë tek kritikët e Lulit  apo tek Sali Berisha i cili ka qenë kryeministër në vitin 2013.

Sipas  Salianjit në atë takim PD ka marrë më shumë  vota  dhe përgjegjësia fillon nga viti 2013. Në vitin 2013, PD drejtohej nga Sali Berisha  dhe ai që humbi në atë kohë ka qenë Sali Berisha, i cili ka dhënë dorëheqjen  dhe e ka pranuar atë humbje.

Kurse Salianji sot, deklaron që PD ?ja,  në vitin 2017 ka marrë më shumë vota  në Bashkinë e Maliqit, ku ai ka qenë edhe kandidat për deputet.

Në fakt, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së dhe shifrave sipas qendrave të votimit  Partia Demokratike në degën e Maliqit , pra në zonën e Bashkisë së Maliqit që përfshin komunat Pirg,  Vreshtas , Maliq, Pojan  dhe Gorë ka  marrë minumimin historik të votave.

Në këto zona PD, thuajse nuk ka fituar në asnjë qendër votimi.

Për  më tepër edhe në fshatin e  Ervin Salianjit , sipas të dhënave  zyrtare të KQZ ?së dhe në fshatra e bastione të Partisë Demokratike  si Pojani, PD ka humbur  një rezultat të turpshëm, që nuk është parë në 30 vitet e demokracisë në Shqipëri./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga